Vajza që piu hënën, Kelly Barnhill
  • Vajza qe piu henen, Kelly Barnhill
  • Vajza që piu hënën, Kelly Barnhill

Vajza që piu hënën, Kelly Barnhill

Bota Shqiptare

Çdo vit, banorët e Protektoratit lënë një foshnjë si kurban për magjistaren që jeton në pyll. Ata shpresojnë se ky kurban do ta zbutë magjistaren që të mos terrorizojë qytetin e tyre. Por, magjistarja e pyllit, Ksani, është e mirë.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Vajza që piu hënën
Origjinali: The girl who drank the moon
Gjinia: Roman
Autori: Kelly Barnhill
Shqipëroi: Nikolla Langore
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2017
Fq. 392
Pesha: 0.481 kg.
ISBN: 978-9928-00-272-3

Mbi librin

Çdo vit, banorët e Protektoratit lënë një foshnjë si kurban për magjistaren që jeton në pyll. Ata shpresojnë se ky kurban do ta zbutë magjistaren që të mos terrorizojë qytetin e tyre. Por, magjistarja e pyllit, Ksani, është e mirë.

Ajo banon në një shtëpi me Përbindëshin e Moçalit dhe me Dragoin Modestisht të Vogël. Ksani i shpëton foshnjat dhe ua jep ato familjeve në anën tjetër të pyllit, duke i ushqyer gjatë rrugës me dritë yjesh.

Një vit, Ksani e ushqen gabimisht foshnjën me dritë hëne në vend të dritës së yjeve, duke e mbushur atë fëmijë të zakonshëm me magji të jashtëzakonshme. Ksani vendos ta rrisë si fëmijën e saj vajzën, të cilën e quan Luna.

Ndërsa Luna i afrohet të trembëdhjetave, magjia e saj fillon të shfaqet me pasoja të rrezikshme. Ndërkohë, një djalë i ri nga Protektorati është i vendosur të çlirojë banorët e qytetit, duke e vrarë magjistaren.

Aty pranë mblidhet një tufë e madhe zogjsh vdekjeprurës që nuk kuptohet çfarë qëllimi kanë. Një vullkan, i heshtur për shekuj të tërë, buçet e dridhet nën sipërfaqen e tokës. Dhe gruaja me zemër tigri sillet rrotull...

Komente mbi librin

"E pamundur ta lëshosh nga dora... "Vajza që piu hënën" është aq emocionues dhe i bukur si "Piter Pani" dhe "Magjistari i Ozit"."

The New York Times Book Review

"Një fantazi e shkruar në mënyrë të mrekullueshme..."

People

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928002723
ean13
9789928002723
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Përbindëshi i Akullit, David Walliams

Kur Elsi, një jetime e pa strehë që endet nëpër rrugët e Londrës viktoriane, dëgjon për të mistershmin Përbindësh të Akullit – një mamuth leshator i gjetur në Polin e Veriut – ajo është e vendosur të mësojë më tepër...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Aeditions

Përrallat e Babagjyshit të Vitit të Ri

Për ty që e pret gjithë gëzim festën e Vitit të Ri, ky është një libër i paharrueshëm. Janë 24 përralla, njëra më e bukur se tjetra, ku ti do të përgatitësh dhurata bashkë me elfët, do të ndihmosh renat me sajën e tyre të bukur, por, mbi të gjitha, do të bëhesh fëmijë i mbarë që ta presësh si duhet Babagjyshin i Vitit të Ri.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Loja e frikës, Maren Stoffels

Duke parë Dilanin të shqetësuar çdo natë nga makthe dhe të mbyllur në vetvete, Kuini i propozon që të marrin pjesë, së bashku me Sofinë, në Lojën e Frikës. Por, pikërisht vëllai i Dilanit është një nga djemtë e punësuar për të trembur lojtarët dhe kur ngjarjet komplikohen, aq sa situata del jashtë kontrolli, loja nuk do të jetë më e tillë dhe do të...
700 Lekë
More

Botuesi: Botart

Tom Gejts, me pakëz fat, Liz Pichon

Babi dëshiron të bëjmë një balonë, kështu që mund të dalim jashtë dhe të marrim shumë “ajër të pastër”. Nuk do ta kisha aspak problem nëse do të kishim një qen, por kjo nuk ka për të ndodhur sepse Delia është “alergjike” nga qentë (ndërsa unë mendoj se jam alergjik nga Delia).
900 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Na ishte njëherë, në shqip dhe anglisht, Margaret M. Hasluck

Duke bërë një përjashtim nga rregulli universal i përrallës, që thotë se janë të moshuarit ata që u tregojnë përralla të miturve, Hasluck na ofron 16 mbrëmje përrallore, por këtë herë janë të vegjlit ata që tregojnë përralla në vend të të rriturve, emrat e të cilëve janë regjistruar dhe shënuar me kujdes nën titullin e përrallës.
400 Lekë
More

Botuesi: Albas

Balabiluja, J.M.G. Le Clezio

“A jua kam treguar historinë e Balabilusë?” – pyeti Namani, peshkatari i vjetër Lalën dhe fëmijët e tjerë. Ata tundën kokën në shenjë mohimi. Këtu fillon historia e mrekullueshme e një mbreti të madh, që kishte një vajzë shumë të bukur, që e quanin Lejla.
420 Lekë
More

Botuesi: Papirus

E qeshura e Epikurit, Yan Marchand, Jeremie Fischer

E dashur nënë, përshëndetje! Ti beson se Zeusi është i nevrikosur me mua. Më thua se ai do të lëshojë sëmundje mbi shpatullat e mia, se do të vrasë miqtë e mi, se do të më varfërojë dhe se do t'u japë urdhra perëndive të Olimpit të më bëjnë të vuaj. Por të jesh e sigurtë! Kurrë ai nuk do të më pengojë mua të jetoj i lumtur, sepse unë kam vendosur të mos...
700 Lekë
More

Referenca: SKU002035

Botuesi: Te tjere

Hetuesit e Vegjel 1, Misteri i Hotelit te Magjepsur, Ron Roy

Seria “Hetuesit e Vegjël” do t’i përfshijë lexuesit në një vorbull misteresh të larmishme dhe koklavitëse me të cilat do të përballen tre hetuesit e vëgjël: Joshi, Dinku dhe Roza. Të tre fëmijët do të bashkëpunojnë gjithnjë bashkë për të zgjidhur këto mistere dhe gjithnjë do të na habisin me përkushtimin, vendosmëri
300 Lekë
More

Referenca: 2444

Botuesi: Te tjere

Lisi dhe milingona, Viktor Canosinaj

Viktor Canosinaj lindi në vitin 1960. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi në qytetin e Durrësit. I ati shërbente që nga viti 1953 si oficer marine në Flotën Ushtarake Detare. Në vitin 1965 familja e tij transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë.
300 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Libri i Madh i Aventurave, Manuel Serrat Crespo

"Libri i Madh i Aventurave" përmbledh 11 tregime të përshtatura për fëmijë të autorëve më të mëdhenj klasikë të librave me aventura. Në këto tregime fëmijët njihen me personazhet më eksplorues e më guximtarë të kohërave, që arritën të mbijetonin në çdo vështirësi, që sfiduan fatin e që synuan të dilnin fitimtarë, duke ndihmuar të tjerët.
1 300 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Bota Shqiptare

Djali i magjistares, Kelly Barnhill

Kur Nedi dhe binjaku i tij rrëzohen nga trapi në lumin e tërbuar e të magjepsur, shpëton vetëm Nedi. Fshatarët janë të bindur se shpëtoi gjallë djali i gabuar. Dhe duket qartë që Nedi po rritet i dobët e i metë.
1 000 Lekë
More