• Banner

Shkolla nentevjecare Me hiqni nga ketu, James Patterson
  • Shkolla nentevjecare Me hiqni nga ketu, James Patterson

Shkolla nëntëvjeçare "Më hiqni nga këtu!", James Patterson

Pas klasës së gjashtë, viti vërtet më i keq i jetës së tij, Rejf Kaçadoriani mendon se ia hodhi. U pranua në shkollën artistike të një qyteti të madh, ku përfytyronte se shpëtoi një herë e mirë nga matematika dhe historia. Por e kishte gabim!

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shkolla nëntëvjeçare "Më hiqni nga këtu!" (kopertinë e trashë)
Origjinali: Middle school: Get me out of here
Gjinia: Roman
Autori: James Patterson
Shqipëroi: Anila Duka
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2017
Fq. 276
Pesha: 0.437 kg.
ISBN: 978-9928-00-268-6

Mbi librin

Pas klasës së gjashtë, viti vërtet më i keq i jetës së tij, Rejf Kaçadoriani mendon se ia hodhi. U pranua në shkollën artistike të një qyteti të madh, ku përfytyronte se shpëtoi një herë e mirë nga matematika dhe historia. Por e kishte gabim!

Shkolla ishte më e vështirë nga sa kujtonte ai dhe, për të dalë mirë në mësime, i duhej të gjente një mënyrë për ta kthyer jetën e tij të mërzitshme në një frymëzim për një vepër artistike. Metoda e tij? Operacioni: "Jeto për s'mbari!"

Gjithçka që nuk e kishte bërë më parë, nisi ta bënte tani, nga mësimi i lojës së pokerit deri te vizitat nëpër muzetë e artit modern. Por kur misioni i tij më i ri zbulon të fshehta për familjen, që ai nuk i kishte ditur kurrë, i duhet të vendosë nëse është gati ta shohë botën të përmbysyr kokëposhtë.

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928002686
ean13
9789928002686
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Një familje e paparë, Një histori me qen, libri i dymbëdhjetë,Christine Sagnier, Caroline Hesnard

Lola i adhuron pushimet te gjyshi! Për më tepër që këtë herë me të është Tomi dhe shoku i tij, Mediu, madje edhe Kroketa. Asaj i pëlqen shumë të shkojë te fqinjët e gjyshit. Atje është si në panairet e Parisit: ka kafshë të të gjitha llojeve, si pula, bretkosa, peshq, pata, gjithashtu, edhe lepuj, lepuj të mrekullueshëm...

Çmimi 420 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Rrugëtimi i djalit luftëtar, Jocko Willink

Klasa e pestë ishte viti më i keq në jetën e Markut. Mbeti në fizkulturë dhe matematika qe shumë e vështirë, për të mos folur për ushqimin e shkollës që ishte i pangrënshëm dhe atë ekskursionin e klasës që shkatërroi duke mos ditur të notonte. 

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

A di të fërshëllesh Johana, Ulf Stark

"A di të fërshëllesh, Johana?" është historia e veçantë e djaloshit Berra, i cili nuk ka gjysh dhe krejt papritur vendos të shkojë një ditë në shtëpinë e të moshuarve, së bashku me shokun e pandarë, Ulfin. Aty takon Nilsin, gjyshin ideal, dhe që të tre bëhen miq të ngushtë.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2569

Botuesi: Extra

Pinoku, Carlo Collodi

Marangozi Xhepeto gjeti në lumë një cung druri pishe. Me këtë ai skaliti një buratin druri, të cilin e quajti Pinocchio. Italisht druri i pishës quhet pino dhe syri quhet occhio. Nga bashkimi i këtyre dy fjalëve autori i librit formoi emrin Pinocchio (Pinoku).

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dritan Tirana

Sekreti i Mhoragës, Shtegu i Ndaluar, vol. 1, Martin Barry

Kur djaloshi Xhon Emil Talbot mëson mbi ekzistencën e Ragdanorit – një përbindësh hibrid, njëkohësisht gjarpër deti dhe krijesë liqenore – nuk ka më dyshime se një botë e re po i hapet përpara syve, duke e kredhur jetën e tij në zemër të një aventure të panjohur lufte, dashurie, tradhtie dhe gjuetie përbindëshash.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Na ishte njëherë, në shqip dhe anglisht, Margaret M. Hasluck

Duke bërë një përjashtim nga rregulli universal i përrallës, që thotë se janë të moshuarit ata që u tregojnë përralla të miturve, Hasluck na ofron 16 mbrëmje përrallore, por këtë herë janë të vegjlit ata që tregojnë përralla në vend të të rriturve, emrat e të cilëve janë regjistruar dhe shënuar me kujdes nën titullin e përrallës.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)