• Banner

Princesha Histamine, Erik Orsenna
  • Princesha Histamine, Erik Orsenna
  • Princesha Histamine, Erik Orsenna
  • Princesha Histamine, Erik Orsenna

Princesha Histaminë, Erik Orsenna

Përshëndetje! Unë quhem Histaminë dhe jam njëmbëdhjetë vjeçe. Thonë se jam shumë e bukur (kjo s'ka diskutim) dhe e padurueshme (për këtë kundërshtoj!). Ndryshe nga ju, unë nuk duroj asgjë të padurueshme: njerëzit që vijnë erë të keqe, njerëzit që gënjejnë, njerëzit shumë të trishtuar ose shumë të lumtur, saqë nuk luajnë as gishtin, për të bërë ndonjë gjë tjetër.

6,66 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Princesha Histaminë
Origjinali: Princesse Histamine
Gjinia: Roman
Autori: Erik Orsenna
Shqipëroi: Venera Domi
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2017
Fq. 120
Pesha: 0.263 kg.
ISBN: 978-9928-217-55-4

Fragment nga libri

Përshëndetje! Unë quhem Histaminë dhe jam njëmbëdhjetë vjeçe. Thonë se jam shumë e bukur (kjo s'ka diskutim) dhe e padurueshme (për këtë kundërshtoj!). Ndryshe nga ju, unë nuk duroj asgjë të padurueshme: njerëzit që vijnë erë të keqe, njerëzit që gënjejnë, njerëzit shumë të trishtuar ose shumë të lumtur, saqë nuk luajnë as gishtin, për të bërë ndonjë gjë tjetër.

Sigurisht, jeta nuk është aspak e thjeshtë për dikë si puna ime. Por në këtë betejë të përditshme, unë kam disa aleatë. Duke filluar nga kafshët. Doni të dini përse më quajnë Histaminë?

Pyetni mjekun e famijes. Unë po ju them vetëm se jam alergjike ndaj gjithçkaje, përveç dashurisë, ëndrrave dhe lirisë... Ky është vëllimi i parë i kujtimeve të mia. Edhe në moshën njëmbëdhjetëvjeçare, kur ke një jetë të pasur, ka shumë për të kallëzuar.

Shkurt, kështu jam gatuar: ose pranojeni karakterin tim prej princeshe të çuditshme, dhe atëherë do të më doni për gjithë jetën, ose më urreni përgjithmonë me shikim të parë. Me ndjenjat "as kështu e as ashtu", unë nuk kam punë. Afërmendsh: i urrej gjërat e vakëta... Më tërheqin vetëm ekstremet.

Në të ardhmen, e përfytyroj veten duke jetuar në ndonjërin prej poleve. Ose në ekuator... A do të gjej një burrë që të më durojë? Do të shohim.

Komente nga Le Figaro Littèraire

Uragani Histamina mbërriti. Dhe një tjetër po përgatitet! Libra me vampirë, dridhuni! Fëmijët po presin Histaminën!

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217554
ean13
9789928217554
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

A di të fërshëllesh Johana, Ulf Stark

"A di të fërshëllesh, Johana?" është historia e veçantë e djaloshit Berra, i cili nuk ka gjysh dhe krejt papritur vendos të shkojë një ditë në shtëpinë e të moshuarve, së bashku me shokun e pandarë, Ulfin. Aty takon Nilsin, gjyshin ideal, dhe që të tre bëhen miq të ngushtë.

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Djaloshi i brumbujve, M. G. Leonard

Darkusi nuk mund t'u besojë syve kur sheh një insekt të stërmadh të bjerë nga këmba e pantallonave të një komshiu të ri e të tmerrshëm. Ai është një brumbull gjigant dhe duket sikur kërkon të komunikojë.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Maksi dhe fantazma, Christian Tielmann

Një ditë, e treta A udhëtoi për në parkun e lojërave. Maksi dhe shokët e tij nuk ngopeshin dot me trenat e shpejtësisë së lartë që kalojnë nëpër ujë, me rrotën gjigante që rrotullohet dhe me karuselët drithërues. Befas, Niki humbi pa gjurmë në trenin e fantazmave.

Çmimi 5,22 
More
Në gjendje

Referenca: 2923

Botuesi: Te tjere

Hetuesit e Vegjel 18, Misteri per Vampirin ne Qytet, Ron Roy

Një zotëri me pamje të çuditshme. Ai ka flokë të zezë, mban syze dhe pelerinë të zezë, ka dhëmbë të dalë si të qenit. Vjen rrotull nëpër qytet dhe njerëzit e shikojnë me dyshim. Disa mendojnë se është një vampir. Dinku, Joshi dhe Roza vendosën që ta ndiqnin, ndërsa burri nuk dukej aspak i trembur... Po cila është e vërteta? Mund të jetë një vampir!?

Çmimi 3,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Katër motra kokë më vete, Dagmar H. Mueller

Çatia e dhomës së prindërve të vajzave po shembet. Baba Korneliusi përpiqet ta mbajë, me sa ka fuqi, por pastaj mbulohet nga trarët dhe tjegullat, që i bien mbi kokë dhe përfundon në spital. Gjatë mungesës së tij, si gjithmonë në familjen Martini ndodhin njëmijë e një të pabëra.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Çadra e purpurt, Alki Zei

Ajo nuk i ka aspak qejf punët e shtëpisë si dhe ato që quhen "punë për goca", por ka dëshirë të bëjë ca gjëra që nuk i pëlqejnë babait të saj: lexon me ëndje libra, dëshiron shumë të shkojë në teatër, e ndonjëherë ëndërron t'i ngjajë Antigonës, heroinës së Sofokliut.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)