• Banner

Gra te vogla, Luiza Mei Ellkot
  • Gra te vogla, Luiza Mei Ellkot

Gra të vogla, Luiza Mei Ellkot

Një nga librat më të bukur të të gjitha kohërave "Gra të vogla" është më shumë se kaq: një libër i pavdekshëm. Ky libër, që nga koha e botimit të parë e deri më sot, është ribotuar pafundësisht. Pasi të lexohet është e pamundur të harrohet.

6,80 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gra të vogla
Origjinali: Little women
Gjinia: Roman
Autori: Luiza Mei Ellkot
Shqipëroi: Guri Shyti
Shtëpia botuese: OMSCA-1
Viti: 2005
Fq. 336
Pesha: 0.386 kg.
ISBN: 978-99927-52-58-0

Mbi librin

Një nga librat më të bukur të të gjitha kohërave "Gra të vogla" është më shumë se kaq: një libër i pavdekshëm. Ky libër, që nga koha e botimit të parë e deri më sot, është ribotuar pafundësisht. Pasi të lexohet është e pamundur të harrohet.

Jeta e përditshme e motrave Març, nëpërmjet gëzimeve, keqkuptimeve dhe dashurive të para, ka mrekulluar dhe vazhdon të mrekullojë lexuesit e të gjithë botës.

E dashura Beti, e talentuara Xho, e brishta Megi, ngacmuesja Emi, këto janë katër motrat Març. Përmes ëndrrave të tyre, gratë e të gjitha moshave janë bërë pjesë e kësaj familjeje të pakrahasueshme dhe janë ndier thellësisht të kënaqura, kur Megi shkëputet nga rrethi i motrave për të filluar një jetë të re...

Komente mbi librin

"Në "Gra të vogla", Ellkot na tregon krijimin e saj më të mirë, por në të njëjtën kohë edhe nga më të mirët e të gjitha kohërave."

Jane Hamilton

"Kanë kaluar dhjetëra vjet nga botimi i parë i "Gra të vogla" dhe një brez tjetër është rritur që nga kjo kohë. Më se një shekull ka kaluar pa prishur këtë varg brezash. Situatat e grave kanë ndryshuar shumë shpejt nga dekada në dekadë, por familja Març është një familje ku kemi jetuar të gjithë."

Ednah Cheyney, biografi i Ellkot

Detajet e librit
SKU000552

Referencat specifike

isbn
9789992752580
ean13
9789992752580
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Stralisku, Roberto Piumini

Sakumati, piktor turk, u thirr për të pikturuar muret e bardha mes të cilave jetonte një fëmijë, i mbyllur për shkak të një sëmundjeje të çuditshme. Raporti ndërmjet piktorit, fëmijës dhe të atit nuk do të jetë një kontratë e thjeshtë pune, por një pakt marrëdhëniesh njerëzore.

Çmimi 4,68 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Zemër si boja, Cornelia Funke

Megi i adhuron librat, ashtu si i ati, Moja. Asgjë nuk e bën më të lumtur se të jetojë e qetë në shtëpi, por një ditë, një i huaj troket në derë dhe përsëri, ashtu si dhe herë të tjera në të shkuarën, Moja fillon të paketojë plaçkat. Duhet t'ia mbathin, të fshihen. Por nga çfarë? Nga kush?

Çmimi 10,20 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Ideart

Deni Dingëll, Gjetje fantastike, Këmbëhekuri i fuqishëm, Angie Lake

Deni Dingëlli – i rrezikshëm për fqinjët dhe kërcënim për kafshët e tyre shtëpiake – është rikthyer! Ndodhi që, duke provuar nëse funksiononte apo jo shpikja e tyre më e re, rrezengrirësi, ngordhi kameleoni fitues i disa çmimeve të zotit Nesbit. Kështu, “për të mësuar disiplinën”, Deni dhe Persi dërgohen të ndjekin kursin e xhuxhicusë... 

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001870

Botuesi: Te tjere

Ata kërkonin lumturinë, Viktor Canosinaj

Është historia e një grupi fëmijësh shqiptarë që ikin në Itali fshehurazi, në kërkim të një jete më të mirë dhe atje ndeshen me një sërë ngjarjesh që as nuk i kishin çuar nëpër mend, si shfrytëzimi i fëmijëve për lypje dhe prostitucion, trafikimi i tyre etj. 

Çmimi 3,40 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Një familje e paparë, Dashuria është e bukur, libri i njëmbëdhjetë, Christine Sagnier, Caroline Hesnard

Lola është shumë e gëzuar: ajo do të shkojë në një dasmë. Por, më e bukura... ajo do të jetë shoqëruesja e nuses. Natyrisht, ka veshur një fustan princeshe dhe i ka bërë flokët me rrica, ashtu siç ka ëndërruar gjithmonë. Eh, në të vërtetë, dasmat janë super argëtuese!

Çmimi 3,57 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)