• Banner

Skellig, David Almond
  • Skellig, David Almond

Skellig, David Almond

Familja e Majkëllit ka vetëm pak ditë që është shpërngulur në shtëpinë e re, kur brenda në një garazh të vjetër e të shkatërruar djaloshi zbulon diçka magjike: një krijesë, edhe burrë edhe zog, që me sa duket ka nevojë për ndihmën e tij.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Skellig, historia magjike e njw miqwsie tw pazakontw
Origjinali: Skellig
Gjinia: Roman
Autori: David Almond
Shqipëroi: Erblina Kërçishta
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2017
Fq. 192
Pesha: 0.262 kg.
ISBN: 978-9928-217-47-9

Mbi librin

Familja e Majkëllit ka vetëm pak ditë që është shpërngulur në shtëpinë e re, kur brenda në një garazh të vjetër e të shkatërruar djaloshi zbulon diçka magjike: një krijesë, edhe burrë edhe zog, që me sa duket ka nevojë për ndihmën e tij.

Quhet Skellig dhe i pëlqen shumë ushqimi kinez dhe birra e zezë. Nuk do ta marrim vesh kurrë se çfarë është, janë ca mistere në këtë histori. Por e rëndësishme për Majkëllin dhe motrën e tij të sapolindur, që është në spital, pezull mes jetës dhe vdekjes, është që Skelligu ekziston.

Majkëlli është një fëmijë si gjithë të tjerët. Shkon në shkollë, luan futboll dhe ka shokë me nofka si Liki dhe Kuti. Por jeta e tij bëhet e jashtëzakonshme, falë Skelligut dhe Minës, vajzës fqinje të çuditshme e kokëfortë, me "ca sy që duket se mund të depërtojnë brenda teje", së cilës i pëlqen një shkrimtar si William Blake dhe nuk e ndjek shkollën, sepse nuk do "të mbyllet në kafaz".

Majkëlli e Mina i vënë veshin heshtjes më shumë se zhurmës, aty ku jeton bukuria misterioze e jetës. Ata pyesin veten nëse njerëzit i kanë pasur dhe pastaj humbur krahët dhe nëse një ditë do t'u rriten. Është një pyetje me peshë. Që lidhet me thelbin e njeriut: si është dhe si do të jetë.

Një libër magjik, që të prek, të mallëngjen. Siç thotë Mina: "Edhe mund të tronditesh nga prania e kaq shumë bukurive mbi tokë..."

Komente mbi librin

"Romancieri britanik David Almond bën një debutim triumfues në gjininë e letërsisë për fëmijë me prozën e tij që është njëherazi misterioze, magjike dhe prekëse."

Publishers Weekly

"Skellig është një histori sa e thjeshtë, aq dhe e komplikuar... është libër për fëmijë, sepse ata do ta lexojnë e kuptojnë me qejf, sepse edhe protagonistët janë fëmijë, por më besoni, ai është gjithashtu një libër për ju, sepse është një libër për të gjithë, dhe autori e di këtë."

Nick Hornby

"David Almondi është një shkrimtar tejet i veçantë."

Michael Morpurgo

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000054

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia pa mbarim, Michael Ende

Ky roman i botuar më 1979, i përkthyer menjëherë në shumë gjuhë të huaja të botës dhe i nderuar me dhjetë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, është libri i një fantazie shpërthyese, që mbart në vetvete një ndërthurje filozofish të larmishme, ku kritika ndaj epokës sonë mbështillet nga simboli artistik dhe ku lënda poetike dhe misteri i nënshtrohen një...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Djali me fustan, David Walliams

Denisi jeton në shtëpinë e mërzitshme të një rruge të mërzitshme të një qyteti të mërzitshëm. Por, ai gati zbulon se kur mendja hapet, jeta s'bëhet veçse e mërzitshme! Keni për të qeshur, keni për të qarë dhe me ta takuar Denisin, ai s'ka për t'u ndarë më kurrë prej jush...

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Timi dështimi, Stephan Pastis

Seria e jashtëzakonshme e detektivit privat Timi Dështimit (që veç i dështuar s'është), ekranizuar së fundmi nga Disney, vjen më në fund edhe në gjuhën shqipe. Histori që të shkrijnë së qeshuri!

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Mrekullia, R. J. Palacio

Agustin Pullmani ka lindur me disa deformime të rënda në fytyrë dhe kur të tjerët e shohin për herë të parë, detyrohen të kthejnë kokën ose të ulin sytë, për të fshehur tmerrin dhe neverinë që i pushton.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2311

Botuesi: Redona

Ishuj ne qiell, Artur Klark, pershtatje per femije

Stacioni nuk ishte thjesht një cilindër, po gjendeshin tre të tillë, njeri brenda tjetrit. Ndërkohë që largoheshe nga qendra, ndjesia e peshës rritej. Cilindri më i brendshëm ishte kati i dytë i "Një te Tretës së Rëndesës së Tokës" dhe, meqenëse ishte më afër me dhomat hermetike që ndodheshin në boshtin e stacionit, përdorej

Çmimi 300 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001796

Botuesi: Aeditions

Atlas Historik i Botes per femije, Enciklopedi per femije

Ky atlas i mrekullueshëm është një panoramë e gjallë dhe magjepsëse e qytetërimit njerëzor përgjatë epokave. I ndarë në katër kapituj, me më shumë se 60 harta të përgatitura me dorë dhe piktura plot ngjyra, shqyrton periudhat kyçe të historisë në botën antike, mesjetare, në epokën e eksplorimeve, si dhe në atë moderne t

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Vellezerit Tafa

Emili i Lonebergës, Astrid Lindgren

Ky botim përfaqëson një vepër thuajse të panjohur në Shqipëri të autores së famshme Astrid Lindgren, krijueses së personazhit tepër të dashur për fëmijë Pipi Çorapegjatës. Emili i Lonebergës është një triologji e cila botohet e plotë.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)