Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Telashet e familjes Grant, Philip Ardagh
  • Telashet e familjes Grant, Philip Ardagh

Telashet e familjes Grant, Philip Ardagh

Bota Shqiptare

Njihuni me zotin dhe zonjën Grant. Oh, jepini. Ata nuk janë edhe aq të këqij. Jo, në të vërtetë, janë. Madje, ndoshta edhe më të këqij nga sa kujtoni.

900 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Telashet e familjes Grant
Origjinali: The Grunts in trouble
Gjinia: Roman
Autori: Philip Ardagh
Shqipëroi: Nikolla Langore
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2017
Fq. 264
Pesha: 0.339 kg.
ISBN: 978-9928-00-200-6

Mbi librin

Njihuni me zotin dhe zonjën Grant. Oh, jepini. Ata nuk janë edhe aq të këqij. Jo, në të vërtetë, janë. Madje, ndoshta edhe më të këqij nga sa kujtoni.

Por Sani, njëfarësoj djali i tyre, është në rregull. Ata e vodhën nga një lita teshash kur ishte foshnjë. Atë e kishin varur nga veshët, çka mund të shpjegojë pse i ka aq llapushë (por jo pse i ka flokët si drizë e që nuk shtrohen kurrë edhe po t'u hedhësh ngjitës a t'i mbash të ngjeshur pas kokës me rrip).

Rrini edhe ca përqark dhe do të takoni zotin Madhi të shtëpisë Madhi, Leri Voglin që e urren pa masë Madhin, Mimin, djalin që lustron këpucët në shtëpinë Madhi (oh – oh, ajo është vajzë) dhe... Hëm, duhet të lexoni librin që ta zbuloni. Por, do të përmendja edhe ato bletët.

Mos thoni se nuk ju paralajmërova për bletët!

Komente mbi librin

"Fansat e Zotit Gam të Andy Stanton dhe Qortimet e Roald Dahl do të kënaqen me këtë familje të pistë, por gazmore."

The Guardian

"... si gjithnjë me librat e shkrimtarit Ardagh, edhe këtu ka lojë të zgjuar fjalësh, ironi dhe budallallëqe që e bëjnë këtë libër kaq argëtues... Por është edhe kënaqësia e ilustrimeve jashtëzakonisht të mprehta të Axel Scheffler... LOL."

The Telegraph

"Ilustrimet e Axel Scheffler i shtojnë një bukuri therëse e komike rrëfenjës komike e të marrë të Ardagh për Grantët."

The Sunday Times

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928002006
ean13
9789928002006
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001985

Botuesi: Plejad

Historia e Mesjetes, Samuel B. Harding

Titulli: Historia e MesjetësGjinia: Histori, përshtatje për fëmijëAutori: Samuel B. HardingShqipëroi: Aleksandër KoliShtëpia botuese: PlejadViti: 2012Fq. 226Pesha: 0.243 kgISBN: 978-99956-57-72-7
600 Lekë
More

Referenca: SKU001039

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit, J.K. Rowling

Në Turneun e Kupës së Tri Magjistarëve, Harrit i duhet të luftojë kundër dragonjve, kundër kafshëve të ujit dhe më në fund të bjerë në duart e Fluronvdekjes.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Ana dhe Elsa, Kujtime dhe magji, libri i dytë

Pasi kanë kaluar shumë vite të ndara nga njëra – tjetra, Ana dhe Elsa më në fund kanë mundësinë të njohin njëra – tjetrën. Por Ana dëshiron të kujtojë çastet magjike që ka kaluar në fëmijëri së bashku me motrën e saj: rrëshqitjet në akull, burrat prej dëbore, madje edhe në mes të verës!
350 Lekë
More

Referenca: SKU001408

Botuesi: Te tjere

Gazmore për fëmijë, Tatiana Sini

Psikologët pohojnë se me anë të humorit njerëzit bëhen më tolerantë, i përballojnë më mirë zhgënjimet dhe mbeten të shëndetshëm mendërisht dhe fizikisht. Sipas tyre humori i mirë mund të asimilohet, njëlloj sikundër asimilohet shkrimi dhe leximi.
200 Lekë
More

Botuesi: Arka e Noes

Splash, Natasha Poroçani (Shuteriqi)

 Poezitë mund të cilësohet se mbartin edhe një frymë moderne, larg asaj që quhet poezia klasike për fëmijë, duke pasur më shumëfantazi, situate të jashtëzakonshme dhe që hasen në botën e fëmijëve, dhe kjo për t’i përfaqësuar ata dhe për t’i motivuar të shprehen për ato që ata hasin gjatë ditëve dhe situatave me moshatarët apo të rriturit. 
600 Lekë
More

Referenca: SKU001999

Botuesi: Pegi

Kepucet roze 4, Balerina te verteta, Beatrice Masini

Madamë Olenska njofton në klasën e Xhoit se do të fillojnë të kërcejnë me puantè, ndonëse ato janë të vogla dhe programi nuk ua lejon. Është njëlloj si të rriten para kohe, diçka që nis t'i tmerrojë paksa vajzat. Ndërsa Xhonatani krijon koreografinë e tij të parë, madje provokon xhelozitë e para të jetës së tij. 
300 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Buburreci i Martin Hajdegerit, Yan Marcharnd

Në anët e veshkës, mes një universi brinjësh e mishi të populluar nga milingonat ekstremiste që janë kthyer në makina të çmendura dhe krimbave poetë, kush do t’i thotë vallë përse ekziston?
700 Lekë
More

Botuesi: Albas

Një udhëtim i rrezikshëm, Bedri Dedja

Aventurat e tyre do t’i rrëmbejnë lexuesit e vegjël për t’i çuar në Festivalin e Gjëraxhepit, në qytetin famëkeq të Helmegazisë, e deri në Monopatin e torturave gramatikore e matematikore… Por çfarë ndodh më pas me ta?
700 Lekë
More

Botuesi: Poeteka & Ideart

Mësimet e natës, Betim Muço

Janë 101 përralla, të cilat ky autor ua ka kushtuar fëmijëve të tij ndër vite. Që në krye libri është konceptuar me tri pjesë të veçanta brenda një tërësie rrëfimtare, që i lidh elementi autor dhe elementi përrallë, por që dallohen për nga tematika dhe sidomos për nga stili i rrëfimit, i ndryshëm për secilin nga librat.
2 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe