• Banner

Cadra e purpurt, Alki Zei
  • Cadra e purpurt, Alki Zei

Çadra e purpurt, Alki Zei

Ajo nuk i ka aspak qejf punët e shtëpisë si dhe ato që quhen "punë për goca", por ka dëshirë të bëjë ca gjëra që nuk i pëlqejnë babait të saj: lexon me ëndje libra, dëshiron shumë të shkojë në teatër, e ndonjëherë ëndërron t'i ngjajë Antigonës, heroinës së Sofokliut.

5,95 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Çadra e purpurt
Origjinali: L'Ombre Mauve
Gjinia: Roman
Autori: Alki Zei
Shqipëroi: Kleo Lati
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2017
Fq. 224
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-217-44-8

Mbi librin

Pak përpara luftës së vitit 1940, diku në Marusi jeton me prindërit e vet Lefteria, një vajzë dhjetëvjeçare, të cilën vëllezërit më të vegjël binjakë e thërrasin Letro. Ajo nuk i ka aspak qejf punët e shtëpisë si dhe ato që quhen "punë për goca", por ka dëshirë të bëjë ca gjëra që nuk i pëlqejnë babait të saj: lexon me ëndje libra, dëshiron shumë të shkojë në teatër, e ndonjëherë ëndërron t'i ngjajë Antigonës, heroinës së Sofokliut.

Në katin e sipërm të shtëpisë së tyre jeton zoti Marsel, një francez i vendosur përgjithmonë në Greqi, që ka nën kujdes nipin e vet, Benuain, i cili bëhet shok i pandarë me fëmijët. Lodra kanë pak, ndërsa fantazia nuk u shteron kurrë.

Të gjithë bashkë kanë një mijë e një ide, thurin plane e rrengje, që i magjepsin edhe ata vetë. Si ai plani me çadrën e purpurt, për shembull... Ah, sa gjëra mund të bëhen me një çadër të purpurt!

Mbi autoren

Alki Zei lindi në Athinë më 1925. Babai ishte nga Kreta, kurse nëna nga Samoja, ku kaloi fëmijërinë. Studioi në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Athinës, në Fakultetin e Dramës të Konservatorit të Athinës dhe në Institutin e Kinematografisë në Moskë.

Në vitet 1954-1964 jetoi si azilante politike në Bashkimin Sovjetik. Më 1964 u kthye në Greqi, por më 1967 u vendos në Francë me ardhjen në pushtet të Juntës ushtarake, për t'u kthyer vetëm pas rënies së regjimit diktatorial.

Është marrë me letërsi që e vogël, duke shkruar tekste për teatrin e kukullave. Romani i parë është Tigri i vitrinës (1963) që e merr frymëzimin nga fëmijëria në Samo. Në vitet '70 boton disa romane për fëmijë: Lufta e Petros; Ungj Platoja; Këpucët e Hanibalit, etj. Më 1987 u botua libri i parë për të rritur, E fejuara e Akilit.

Më 1992 Gjyshi gënjeshtar dhe më 2002 Kostandina. Më 2013 boton romanin autobiografik Me laps fabër numër dy. Librat e saj janë përkthyer në shumë gjuhë. Më 2010 u nderua me medaljen e Akademisë së Athinës.

Më 2012 u shpall Doktor nderi në Universitetin e Qipros. Më 2014 Doktor nderi i Universitetit "Aristoteli" të Selanikut, ndërsa më 2015 mori të njëjtin nderim nga Universiteti i Patrës. Në janar 2015 shteti francez e nderoi me Kryqin e Artë të Legjionit të Nderit, ndërsa në shtator 2015 me titullin Komandant i Urdhrit të Arteve dhe të Letrave.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217448
ean13
9789928217448
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

A di të fërshëllesh Johana, Ulf Stark

"A di të fërshëllesh, Johana?" është historia e veçantë e djaloshit Berra, i cili nuk ka gjysh dhe krejt papritur vendos të shkojë një ditë në shtëpinë e të moshuarve, së bashku me shokun e pandarë, Ulfin. Aty takon Nilsin, gjyshin ideal, dhe që të tre bëhen miq të ngushtë.

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Vajza online në turne, Zoe Sugg

Kur Noah e ftoi në turneun e tij evropian, ajo mezi priste që të rrinte me të dashurin e saj, Zot – Rik – Stik. Mirëpo, midis ditëve të ngjeshura të Noah, shokëve të grupit jo edhe aq mikpritës dhe mesazheve kërcënuese të adhuruesve xhelozë, Peni do të fillojë ta vërë në dyshim nëse i pëlqen vërtet jeta e turneut.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Vajza online provon solon, Zoe Sugg

Peni është gati të përballet me botën, e vetme, teksa fillon vitin shkollor. Noah është zhdukur, pasi e ka mbyllur më herët turneun e tij botëror dhe askush, përfshirë edhe Penin, nuk e di se ku ndodhet ai.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Vendi i Rrëfenjave, Përplasja e botëve, Chris Colfer

Ndërkohë që në Nju-Jork bëhet kërdia, Konerit dhe shokëve të tij u duhej të luftonin betejën e tyre më të madhe. Por pa Aleksian në krah, Koneri nuk di se si ta fitojë luftën dhe si t’i mbrojë njerëzit që do. A mund ta gjejë Koneri Aleksian para se të jetë shumë vonë? Dhe... a munden binjakët të rivendosin rregullin mes botës së përrallave dhe botës së...

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2254

Botuesi: Dituria

Odiseja, pershtatje per femije, Homeri

Odiseja rrëfen udhëtimin kuturisës së Odisesë nëpër detra, udhëtim që zgjati shumë vjet, por që më në fund, pas shumë provave të rrezikshme, përfundoi lumturisht dhe Odiseja mundi të kthehet në Itakë dhe të përqafojë të dashurit e vet.

Çmimi 4,46 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2463

Botuesi: Redona

Vitet e rinise, Arcibald Kronin

Arçibald Kronin lindi në vitin 1896 në Dumbatoshir të Skocisë. Që nxënës e tërhiqte letërsia. Në moshën 13 vjeçare në konkursin për hartimin më të mirë në të gjitha shkollat e Anglisë mori Medaljen e Artë. Mësuesit e këshilluan të vazhdonte Fakultetin e Letërsisë, por pasioni për shkencat natyrore tek djaloshi i ri ishte më i fortë.

Çmimi 2,97 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Ditari i Alisës, Mirë se erdhët në klasën e gjashtë, vëllimi i gjashtë, Sylvie Louis

Kam kënaqësinë të të njoftoj se po përuroj sezonin tënd të dytë! Ja ku jemi, unë dhe shokët e mi po shkojmë në klasë të gjashtë! Po vdes të të tregoj ditën e parë të shkollës dhe mbi të gjitha, të të them se kush gjendet në klasën time... dhe kush nuk është më (pff.... Karim, më mungon. Do të doja shumë të kisha lajme nga ty!

Çmimi 5,95 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)