Kebaria, vajza qe lexonte bukur, Janja Vidmar
  • Kebaria, vajza qe lexonte bukur, Janja Vidmar

Kebaria, vajza që lexonte bukur, Janja Vidmar

Dituria

Kebarie apo Kedi, siç e thërret babai i saj, është një vajzë rome, nga një kulturë tjetër, e cila shkon në një shkollë sllovene afër vendit ku jeton familja e saj. Ajo grindet shpesh me shokët e klasës, me mësuesen dhe këdo që e sheh si një rome, ndryshe nga të tjerët. Por ajo nuk ndihet mirë as në familje, sepse të gjithë i fshehin të vërtetën për të atin.

500 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Kebaria, vajza që lexonte bukur
Origjinali: Kebarie
Gjinia: Roman
Autori: Janja Vidmar
Shqipëroi: Nikollë Berishaj
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2017
Fq. 128
Pesha: 0.221 kg.
ISBN: 978-9928-217-41-7

Mbi librin

Kebarie apo Kedi, siç e thërret babai i saj, është një vajzë rome, nga një kulturë tjetër, e cila shkon në një shkollë sllovene afër vendit ku jeton familja e saj. Ajo grindet shpesh me shokët e klasës, me mësuesen dhe këdo që e sheh si një rome, ndryshe nga të tjerët. Por ajo nuk ndihet mirë as në familje, sepse të gjithë i fshehin të vërtetën për të atin.

Historia, e ndarë sipas ditëve të javës, është shumë tërheqëse për lexuesit e rinj. Sidomos rrëfimi dinamik dhe plot befasi nga jeta e shkollës, plot aventura dhe me një gjuhë të pasur me shprehje rome, një histori që mbart mesazhe të forta rreth dallimeve midis njerëzve dhe mirëkuptimit midis tyre, dialogut multikulturor dhe shumëgjuhësisë, duke vënë në krye vlera themelore të njeriut, si dashuria, e vërteta, besnikëria etj.

Me gjithë sjelljen e vrazhdë të të rriturve, Kebaria ndihet e lirë, ajo ëndërron të bëhet mësuese me zemrën "si një libër i hapur" dhe me nxënës të cilët ajo do t'i mësojë njësoj, ngado që të vijnë...

Çfarë do të bëje ti, nëse babai yt do të zhdukej papritmas? Duket sikur askush nuk e di ku ka shkuar ai. Por ti e ndjen që diçka ka ndodhur. Diçka e tmerrshme. Dhe ai është njeriu më i dashur për ty. I vetmi që të ka pagëzuar me emrin e bukur "leximtare". Kurse në shkollë të tjerët të shohin shtrembër, ti mendon se je njeriu i vetëm të cilin askush nuk e do në bankë, që mësuesja e qorton pareshtur...

Një histori plot humor dhe të papritura për një vajzë të vogël rome, që do të fitojë zemrat tuaja – kaq e sinqertë, e dashur, e mençur, interesante, por edhe krenare, vajza që thotë atë që mendon, pavarësisht nga pasojat... është Kebaria.

Mbi autoren

Janja Vidmar është autore e librit "Kebaria, vajza që lexonte bukur". Një nga shkrimtaret sllovene më të vlerësuara të letërsisë për fëmijë e të rinj. Anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovenë, ajo është edhe drejtuese e Seksionit të Letërsisë për fëmijë dhe të rinj.

Janja Vidmar ka shkruar mbi 50 libra, shumë skenarë, drama për teatër dhe ka marrë shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare për veprat e saj, si Çmimin Večernica, 1998; Çmimin Desetnica, 2006; Večernica 2008; Medaljen e Artë në konkursin ndërkombëtar letrar "Parole Senza Frontiere" në Trento, Itali, më 1999 dhe 2003. Librat e Janja Vidmarit janë përzgjedhur në Listat e Nderit të Ibby-t.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217417
ean13
9789928217417
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU002038

Botuesi: Te tjere

Hetuesit e Vegjel 6, Misteri i Thesarit ne Ishull, Ron Roy

Thesar në një ishull?! Po kush mund ta ruante atje dhe pse?! Fëmijët dyshojnë edhe për më të afërmit, por më pas mbeten të rrethuar nga të papritura, frika dhe pasoja të pakëndshme. Vështirësitë që kapërcejnë fëmijët për zbulimin e falsifikatorëve të thesarit të fshehur në ishull përshkruhen mjaft mirë në këtë libër.
300 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Dëgjoje zemrën time, Bianka Pitzorno

Kur mësueses së re i ngjitin nofkën Harpia Sferca dhe çdo ditë shkolla shndërrohet në një betejë, ju mund të besoni përnjëmend se në klasën IV D ndodhin nga të tëra!
900 Lekë
More

Referenca: SKU000053

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 1, Thesari i Popullit, Eoin Colfer

Kush është Artemis Fowl – i? Një gjeni? Natyrisht, përderisa arrin të lozë me teknologjinë ashtu si të tjerët lozin me ushtarët e vegjël. Një kriminel? Pa dyshim që po: prejardhja e tij nga një plejadë e vjetër dhe e shquar keqbërësish nuk është e rastësishme.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001859

Botuesi: Botart

Ndryshimi i madh, Julie Williams

Po bëhesh gati për të vajtur në shkollën 9 - vjeçare? Kudo ka vajza që sivjet do fillojnë shkollën 9-vjeçare... edhe ato kanë të njëjtat pyetje që të shqetësojnë ty. A do të jem në një klasë me shoqet e mia? Po sikur të ngatërrohem nëpër shkollë?
600 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza që piu hënën, Kelly Barnhill

Çdo vit, banorët e Protektoratit lënë një foshnjë si kurban për magjistaren që jeton në pyll. Ata shpresojnë se ky kurban do ta zbutë magjistaren që të mos terrorizojë qytetin e tyre. Por, magjistarja e pyllit, Ksani, është e mirë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botart

Ramona Kuimbi, 8 vjeçe, Beverly Cleary

Detyra e Ramonës është të sillet mirë me të mërzitshmen zonjën Kemp, e cila kujdeset për atë gjatë kohës që nëna është në punë. Nëse zonja Kuimbi nuk do të punonte, atëherë zoti Kuimbi nuk do të mund të kthehej në kolegj.
600 Lekë
More

Botuesi: Botart

Operacioni bananet, David Walliams

Londër: 1940Teksa bombat bien me breshëri mbi qytet, Eriku i vogël zë miqësi të pazakontë me një gorillë të stërmadhe: Gertrudën.Por kur Kopshti Zoologjik vihet në rrezik,Eriku i futet aventurës për të shpëtuar Gertrudën... dhe të gjithë të tjerët.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Mediaprint

Meri Popins, Pamela L. Travers

Kjo është Meri Popins dadoja më e famshme e të gjitha kohërave, fryt i fantazisë së shkrimtares australiane Pamela Travers, që ka shkruar tetë libra për fëmijë, dy prej të cilëve janë bërë filma nga kompania e famshme Disney.
950 Lekë
More

Referenca: 2949

Botuesi: Morava

Shtepia Magjike mbi Peme 7, Perendim me tigrin dhembemprehte, Mary Pope Osborne

Epoka e Akullit është shumë e ftohtë... për dy fëmijë me rroba banje! Xheku dhe Ani pothuajse ngrijnë së ftohti kur Shtëpia Magjike mbi Pemë i hedh ata në kohën e njerëzve që jetonin në shpella dhe mamuthëve leshatorë. Por asgjë nuk mund t'i ndalë ata përpara një tjetër aventure të çmendur... madje as tigri dhëmbëmprehtë!
300 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2959

Botuesi: Dituria

Klubi i zemrave te vetmuara, Ulf Stark

"Më falni, ju jeni vetëm?" Katër miq të guximshëm e të shkathët: Tori, Arni, Olsoni dhe Izabela kanë themeluar një klub posaçërisht për Zemrat e Vetmuara.
250 Lekë
More

Botuesi: Dituria

A di të fërshëllesh Johana, Ulf Stark

"A di të fërshëllesh, Johana?" është historia e veçantë e djaloshit Berra, i cili nuk ka gjysh dhe krejt papritur vendos të shkojë një ditë në shtëpinë e të moshuarve, së bashku me shokun e pandarë, Ulfin. Aty takon Nilsin, gjyshin ideal, dhe që të tre bëhen miq të ngushtë.
500 Lekë
More