Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Vellai im eshte superhero, David Solomons
  • Vellai im eshte superhero, David Solomons

Vëllai im është superhero, David Solomons

Bota Shqiptare

Luka ndodhej në shtëpinë mbi pemë, bashkë me vëllain e madh, Zakun, por i bëhej çiçi. Kur u kthye, vëllait të padenjë, që nuk kishte lexuar kurrë në jetën e tij asnjë libër me vizatime, i qenë dhënë superfuqi, me detyrën për të shpëtuar jo një, po dy universe. Luka u tërbua!

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vëllai im është superhero
Origjinali: My Brother Is a Superhero
Gjinia: Roman
Autori: David Solomons
Shqipëroi: Nikolla Langore
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2017
Fq. 312
Pesha: 0.321 kg.
ISBN: 978-9928-00-198-6

Mbi librin

Luka ndodhej në shtëpinë mbi pemë, bashkë me vëllain e madh, Zakun, por i bëhej çiçi. Kur u kthye, vëllait të padenjë, që nuk kishte lexuar kurrë në jetën e tij asnjë libër me vizatime, i qenë dhënë superfuqi, me detyrën për të shpëtuar jo një, po dy universe. Luka u tërbua! Zakut as që i pëlqenin librat me vizatime! Por ja që duheshin shpëtuar botët dhe dikush duhej të sigurohej se Zaku do ta bënte siç duhej atë punë. Sidomos kur ai nuk vishte as pelerinë...

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928001986
ean13
9789928001986
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Im ungj Osvald, Roald Dahl

Nëpërmjet një gjetjeje të pashoqe, Brumbullit sudanez të Fshikëzës, i cili, as më shumë, as më pak, është pararendësi i viagrës së sotme dhe, kësodore, një afrodiziak i jashtëzakonshëm, Osvaldi është një sipërmarrës i pacipë, që kërkon të nxjerrë fitime marramendëse me anë të pluhurit çudibërës dhe hireve ngashënjyese të Jasminës, partneres së tij.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001810

Botuesi: Pegi

Nina dhe Mallkimi i Gjarprit me Pupla, Moony Witcher

Nina e kuptoi se nuk kishte nga t'ia mbante. Këtë radhë Alikimia e Dritës nuk kishte mundur ta mposhtë Botën e Errët të së Keqes. Sytë i përvëlonin nga Mallkimi i Gjarprit me Pupla dhe frika e pushtoi krejt.
600 Lekë
More

Botuesi: Botart

Trumbeta e mjellmës, E. B. White

Luisi, një Mjellmë Trumbetare, lindi me një të metë, nuk kishte zë. Dhe kështu, me ndihmën e shokut të tij të mirë, Semit, mësoi të shkruajë e të lexojë! Por me gjithë këtë, ai nuk mund të zgjidhte problemin e tij kryesor, t'i shprehte dashurinë Serenës, mjellmës së bukur lozonjare.
800 Lekë
More

Botuesi: Aeditions

Një arush me emrin Padington, Michael Bond

Prej më shumë se gjashtëdhjetë vjetësh, historitë e arushit Padington i kanë mrekulluar fëmijët anembanë botës.Arushi Padington ka marrë rrugën e udhëtuar nga Peruja e Terrtë deri në çastin kur u takua me pjesëtarët e familjes Braun në stacionin e trenit, të quajtur Padington. Qysh nga ajo ditë jeta e tyre do të ndryshonte një herë e përgjithmonë... pasi...
800 Lekë
More

Referenca: 2569

Botuesi: Extra

Pinoku, Carlo Collodi

Marangozi Xhepeto gjeti në lumë një cung druri pishe. Me këtë ai skaliti një buratin druri, të cilin e quajti Pinocchio. Italisht druri i pishës quhet pino dhe syri quhet occhio. Nga bashkimi i këtyre dy fjalëve autori i librit formoi emrin Pinocchio (Pinoku).
300 Lekë
More

Botuesi: Albas

Përrallat e Vëllezërve Grim, Jakob & Wilhem Grimm

Nuk e teprojmë aspak, nëse themi se përrallat e Vëllezërve Grim nuk janë të bukura vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit, që duan të përjetojnë botën e përrallave kur ishin fëmijë dhe filozofinë e tyre.
2 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Motra ime është djalli vetë, Martha Heesen

Neli është një kalama i tmerrshëm: u luan njëqind rrengje mamasë, babait, gjysheve, pale kalamajve të tjerë të kopshtit. Bërtet në kupë të qiellit, u bie me shkelm të tjerëve, thyen ç'i bie në dorë, thotë fjalë të pista... kurse nganjëherë e mbyll gojën e nuk flet, dhe jo një orë a një ditë, por ditë të tëra.
400 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Vdekja e Sokratit Hyjnor, Jean Paul Mongin

Sokrati ecën rrugëve të Athinës, duke u thirrur atyre që ndesh në rrugën e vet... Njih vetveten! Mos u shqetëso për pasurinë, kërko të vërtetën dhe bëhu filozof! Por kjo nuk është në shijet e athinasve.
700 Lekë
More

Referenca: 2747

Botuesi: Pegi

Perralla nga bota, vol. 2

Në këtë vëllim janë mbledhur përrallat: "Princi Rubin" nga Inda, "Popokatepteli dhe Ikstla" nga Meksika, "Aladini dhe llamba e mrekullueshme" nga Arabia dhe "Ylli i këputur" nga India.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001873

Botuesi: Te tjere

Monstrat e Rrugës së Mimozave, Viktor Canosinaj

Roman i llojit të problemeve sociale, i gërshetuar me aventurë. Ka fituar çmimin e Ministrisë së Kulturës për vitin 2002. Trajton raportet mes prindërve dhe fëmijëve në ditët tona. Në qendër është një djalë, të cilin prindërit e detyrojnë të studiojë për muzikë kundër dëshirës së tij.
400 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe