Tom Gejts, Justifikime te shkelqyera, Liz Pichon
  • Tom Gejts, Justifikime te shkelqyera, Liz Pichon

Tom Gejts, Justifikime të shkëlqyera, Liz Pichon

Botart

Sinqerisht shpresoj që Tomi tashmë e ka marrë veten nga dëmtimi i qenit të tërbuar që e sulmoi atë ditën e fundit të semestrit, ndërsa ai ishte duke ardhur për në shkollë. Ishte fat i madh që kishte me vete fletoren e detyrave të shtëpisë për t'u mbrojtur.

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tom Gejts, Justifikime të shkëlqyera (dhe gjëra të tjera të mira)
Origjinali: Tom Gates, exellent excuses (and other good stuff)
Gjinia: Roman
Autori: Liz Pichon
Shqipëroi: Floreta Bruzia
Shtëpia botuese: Botart
Viti: 2016
Fq. 346
Pesha: 0.401 kg.

Fragment nga libri

Sulmi i qenit ndaj Tomit...

Të nderuar z. dhe znj. Gejts,

Sinqerisht shpresoj që Tomi tashmë e ka marrë veten nga dëmtimi i qenit të tërbuar që e sulmoi atë ditën e fundit të semestrit, ndërsa ai ishte duke ardhur për në shkollë. Ishte fat i madh që kishte me vete fletoren e detyrave të shtëpisë për t'u mbrojtur.

Jam SHUMË i lumtur që ishte vetëm detyra e shtëpisë që u kafshua dhe jo Tomi. Bashkëngjitur është një kopje tjetër e DETYRËS SË SHTËPISË - të shkruajë përmbledhjen e një filmi/ libri ose emisioni televiziv - që Tomi ta përfundojë gjatë pushimeve. Të shpresojmë që nuk do të ketë më bisha të INATOSURA gati për t'iu vërsulur në të ardhmen!

Shumë faleminderit për ndihmesën tuaj.

Urimet më të mira,

Mësuesi kujdestar i klasës së 5F

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928116840
ean13
9789928116840
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001040

Botuesi: Dituria

Gruaja e pyllit, Theresa Tomlinson

Meri de Holt, pesëmbëdhjetë vjeçe, ka një arsye të fortë për të ikur nga shtëpia e xhaxhait të saj: familja do ta martojë me një pasanik plak. Meri do të bëhet Mariana, Dama e Gjelbër dhe do të fillojë një jetë të re pranë Gruas së Pyllit.
5,34 CHF
More

Botuesi: Aeditions

Kështjella e Viganit të keq

Historia zë fill kur vigani rrëmben zotin Karotëz dhe e mbyll në burgun e kështjellës së tij. A do t’ia dalin miqtë tanë ta çlirojnë zotin Karotëz nga kthetrat e viganit të keq? 
3,96 CHF
More

Referenca: 2442

Botuesi: Pegi

Kepucet roze 5, Shkolla e Londres, Beatrice Masini

Ardhja e verës i sjell Xhoit një të papritur të këndshme. Ajo është pranuar në një kurs performance në Londër bashkë me disa nxënës më të rritur se ajo. Por ka një problem: do të shkojë edhe Lailá me të, nxënësja më e mirë e klasës.
2,97 CHF
More

Botuesi: Botart

Vajza që humbi buzëqeshjen, Miranda Hart

Kloja është një vajzë me imagjinatë të madhe, me zemër të madhe dhe me një buzëqeshje edhe më të madhe. Por, kur një ditë të tmerrshme ajo zgjohet dhe zbulon se i ka humbur buzëqeshja, niset që ta gjejë atë dhe përfundon në një aventurë të jashtëzakonshme me ca miq krejt të pazakontë...
9,91 CHF
More

Referenca: SKU000305

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 2, Aksidenti Arktik, Eoin Colfer

A është me të vërtetë një gjeni i krimit Artemis Fowl-i? Po: në moshën dymbëdhjetëvjeçare ai ka mundur të shtjerë në dorë arin e ruajtur nga Populli i krijesave të magjepsura dhe të vërë në lojë magjinë.
7,93 CHF
More

Botuesi: Te tjere

Një familje e paparë, Një histori me qen, libri i dymbëdhjetë,Christine Sagnier, Caroline Hesnard

Lola i adhuron pushimet te gjyshi! Për më tepër që këtë herë me të është Tomi dhe shoku i tij, Mediu, madje edhe Kroketa. Asaj i pëlqen shumë të shkojë te fqinjët e gjyshit. Atje është si në panairet e Parisit: ka kafshë të të gjitha llojeve, si pula, bretkosa, peshq, pata, gjithashtu, edhe lepuj, lepuj të mrekullueshëm...
4,16 CHF
More

Botuesi: Ideart

Ditari i Gregut, Pushime në panik, vol.12, Jeff Kinney

Por Heflit do të zbulojnë shpejt se parajsa nuk është ajo që mendohet. Dielli përvëlues, problemet me stomakun dhe insektet helmuese, të gjitha këto përbëjnë një kërcënim për pushimet e tyre. Do t'u dalë për mirë ai udhëtim apo arratisja në ishull do të përfundojë në katastrofë?
6,94 CHF
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Macoku i tetos, Gaqo Bushaka

Tetoja dhe maçoku i saj çamarrok, papagalli llafazan, laraska, kanarina, ketri e plot e plot personazhe zbavitëse që fëmijët i duan aq shumë. Përrallat shoqërohen me vjersha të rimuara bukur, që vogëlushët pa dyshim do të dëfrehen duke ia rrëfyer njëri-tjetrit.
9,91 CHF
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Zemër si boja, Cornelia Funke

Megi i adhuron librat, ashtu si i ati, Moja. Asgjë nuk e bën më të lumtur se të jetojë e qetë në shtëpi, por një ditë, një i huaj troket në derë dhe përsëri, ashtu si dhe herë të tjera në të shkuarën, Moja fillon të paketojë plaçkat. Duhet t'ia mbathin, të fshihen. Por nga çfarë? Nga kush?
11,89 CHF
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botart

Bota brilante e Tom Gejts, Liz Pichon

Unë jam Tom Gejts. Kur mësuesit e mi nuk i drejtojnë sytë e tyre të zgurdulluar nga unë, mua më pëlqen të vizatoj dhe të mendoj për mënyra të ndryshme se si të mërzis Delian. Mësuesit e mi mendojnë se jam i papërqendruar dhe më "mungon pikësynimi". Kjo është paksa e vrazhdë, sepse tani jam tejet i përqendruar për të zgjedhur se cilën biskotë duhet të ha...
7,93 CHF
More

Botuesi: Botart

Tom Gejts, Ide gjeniale (kryesisht), Liz Pichon

Kjo është fytyra ime kur më vijnë ide gjeniale (gjë që ndodh shpesh). Markusit i pëlqen të mendojë se ka ide të mira, por pjesa më e madhe e tyre janë kot. Kur xhaxhi Kevini thotë se është ekspert në gjithçka, babi bën këtë fytyrë. Ndërsa ky jam unë, kur Delias i shkatërrohen flokët.
9,91 CHF
More