• Banner

Artemis Fowl 8, Gardiani i fundit, Eoin Colfer
  • Artemis Fowl 8, Gardiani i fundit, Eoin Colfer

Artemis Fowl 8, Gardiani i fundit, Eoin Colfer

Opal Koboi, armike e përbetuar e gjeniut dhe botës sonë, planifikon të asgjësojë racën njerëzore dhe të shndërrohet në mbretëreshën e vetme të Popullit. Nëse ia del mbanë, shpirtrat e luftëtarëve të vdekur gjatë shekujve do të ngrihen nga varret, do të pushtojnë trupat që gjenden më pranë tyre dhe do të fillojnë të shkatërrojnë çdo gjë që do të hasin.

7,93 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Artemis Fowl 8, Gardiani i fundit
Origjinali: Artemis Fowl: The Last Guardian
Gjinia: Roman
Autori: Eoin Colfer
Shqipëroi:Elona Mistrovica
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2016
Fq. 332
Pesha: 0.351 kg.
ISBN: 978-99943-0-434-9

Mbi librin

Opal Koboi, armike e përbetuar e gjeniut dhe botës sonë, planifikon të asgjësojë racën njerëzore dhe të shndërrohet në mbretëreshën e vetme të Popullit. Nëse ia del mbanë, shpirtrat e luftëtarëve të vdekur gjatë shekujve do të ngrihen nga varret, do të pushtojnë trupat që gjenden më pranë tyre dhe do të fillojnë të shkatërrojnë çdo gjë që do të hasin.

E kuptoni urgjencën e këtij mesazhi? Pa mendojeni pak: nëse mes atyre trupave gjenden edhe korba, drerë, rrëqebuj... apo fëmijë katërvjeçarë të quajtur Majls dhe Beket Fowl? Tamam ashtu. Vëllezërit e vegjël të gjeniut kriminal Artemis Fowl rrezikojnë të përfshihen në shkatërrimin e racës njerëzore.

Prandaj jemi të detyruar të pyesim: a do t'ia dalin mbanë Artemisi dhe Magjistricë Shtupa, kapitene e policisë së karkanxhollëve, ta ndalin Opalin dhe të mos e lejojnë fundin e botës? Do të mblidhen, të shpërdridhen dhe të qartësohen fijet e të gjitha çështjeve të lëna hapur në biografitë e mëparshme të pjesshme. E kjo do të ndodhë njëherë e përgjithmonë.

Komente mbi librin

"Ritëm i shpejtë, përgjigje të menjëhershme të shoqëruara me lojëra fjalësh që të bëjnë të qeshësh me të madhe."

Independent

"Folklor, fantazi dhe magji të teknologjisë së lartë... Tejet zbavitës."

Observer

"I shpejtë, i gjallë dhe shumë zbavitës, një përzierje mes mitit dhe modernes, magjisë dhe krimit."

Time

"Një bashkim i ethshëm mes reales, imagjinatës dhe pajisjesh të magjepsura. Nga armët laser te fshirësit e kujtesës, deri tek anijet fluturuese të telekomanduara dhe kostumet kundër rrezatimit. Të gjitha këto e bëjnë botën e Xhejms Bondit t'i ngjajë një këndi lojërash për fëmijë."

Guardian

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994304349
ean13
9789994304349
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000053

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 1, Thesari i Popullit, Eoin Colfer

Kush është Artemis Fowl – i? Një gjeni? Natyrisht, përderisa arrin të lozë me teknologjinë ashtu si të tjerët lozin me ushtarët e vegjël. Një kriminel? Pa dyshim që po: prejardhja e tij nga një plejadë e vjetër dhe e shquar keqbërësish nuk është e rastësishme.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000473

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 3, Kodi i Perjetesise, Eoin Colfer

Këtë herë Artemis Fow-li ka sajuar një telash vërtetë të madh! Shpikja e tij e fundit, Kubi, një minikompjuter i ndërtuar duke përdorur teknologjinë e magjepsur të rrëmbyer nga Populli, i cili është në gjendje që të gjurmojë vendstrehimin e tyre të nëndheshëm.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001726

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 6, Paradoksi i Kohes, Eoin Colfer

Artemis Fowl - i...Le të themi se ky gjeni kriminal në moshë të re i njëh mjaft mirë telashet. Madje i tërheq ato sikur të jetë magnet. Është përballur me gjithçka: trollë njeringrënës, të armatosur dhe të rrezikshëm (përveç superteknologjisë), krijesa të magjishme, goblinë zjarrlëshues..

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Beteja e brumbujve, M.G. Leonard

 Në rast se dështojnë, ajo do të mbledhë një ushtri me brumbuj Frankeshtajnë dhe planeti nuk do të jetë më i njëjti.Njerëzimi është në rrezik. E ardhmja është në duart e tre fëmijëve dhe brumbujve të tyre.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Balabiluja, J.M.G. Le Clezio

“A jua kam treguar historinë e Balabilusë?” – pyeti Namani, peshkatari i vjetër Lalën dhe fëmijët e tjerë. Ata tundën kokën në shenjë mohimi. Këtu fillon historia e mrekullueshme e një mbreti të madh, që kishte një vajzë shumë të bukur, që e quanin Lejla.

Çmimi 4,16 CHF
More
Në gjendje

Referenca: K8R5

Botuesi: Ideart

Ditari i një shoku fantastik, Jeff Kinney

E titullova librin “Ditari i një shoku fantastik” sepse këto janë fjalët që më thotë gjithnjë babi: Roul, ti je një shok fantastik. Edhe pse ky libër është për mua do të gjeni shumë Greg në të, sepse ai është shoku im më i ngushtë. 

Çmimi 6,94 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botart

Në kornizë, Frank Cottrell Boyce

Njihuni me Dilan Hjunë:• Ai është i vetmi djalë në qytezën e tij të lindjes.• Ai i njeh të gjitha makinat që vijnë atje dhe se ç'shije patatinash pëlqen secili shofer.• Ai nuk është fare i gatshëm të ngatërrohet në një grabitje, ndonëse ajo është një kryevepër kriminale.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Çika: Në betejë me inteligjencën artificiale, Albana Osmani

Historia daton në vitin 2117... Planeti Tokë ka pësuar ndryshime të paimagjinueshme. Një rendi i ri, i drejtuar nga qeveria ndërplanetare, është vënë prej kohësh në kërkim të elementit që do t’u sigurojë fuqinë dhe epërsinë e plotë. Pjesëza e munguar fshihet te një vajzë, i është tejçuar asaj kohë më parë, aty në cepin idilik mes maleve. 

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Na ishte njëherë, në shqip dhe anglisht, Margaret M. Hasluck

Duke bërë një përjashtim nga rregulli universal i përrallës, që thotë se janë të moshuarit ata që u tregojnë përralla të miturve, Hasluck na ofron 16 mbrëmje përrallore, por këtë herë janë të vegjlit ata që tregojnë përralla në vend të të rriturve, emrat e të cilëve janë regjistruar dhe shënuar me kujdes nën titullin e përrallës.

Çmimi 3,96 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001859

Botuesi: Botart

Ndryshimi i madh, Julie Williams

Po bëhesh gati për të vajtur në shkollën 9 - vjeçare? Kudo ka vajza që sivjet do fillojnë shkollën 9-vjeçare... edhe ato kanë të njëjtat pyetje që të shqetësojnë ty. A do të jem në një klasë me shoqet e mia? Po sikur të ngatërrohem nëpër shkollë?

Çmimi 5,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Aeditions

Zanat e dëborës

Të stolisura me fustane të kristalta dhe me flokët prej dëbore, zanat të ftojnë të zbulosh përrallat më të bukura të dimrit. Në këtë përmbledhje të ilustruar kaq bukur do të gjesh rrëfenja të mrekullueshme që flasin për kafshë në rrezik, për zemra që knë nëvojë për ngrohtësi apo për feta madhështore.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)