• Banner

C’nate e mrekullueshme, tete rrefenja per Krishtlindjen
  • C’nate e mrekullueshme, tete rrefenja per Krishtlindjen

Ç'natë e mrekullueshme, tetë rrëfenja për Krishtlindjen

Përmes tetë rrëfimeve, të cilat i bashkon tema e Krishtlindjes, tetë nga autorët italianë më në zë të letërsisë për fëmijë tregojnë për personazhe dhe situata shumë të ndryshme mes tyre. Në këto rrëfime për këtë festë kaq të dashur në të gjithë botën përmblidhen aspekte të ndryshme të saj.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ç’natë e mrekullueshme, tetë rrëfenja për Krishtlindjen (kopertina e trashë)
Origjinali: Che notte é questa!
Gjinia: Përralla
Autori: Të ndryshëm
Shqipëroi: Lejbiana Hyseni
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2015
Fq. 210
Pesha: 0.609 kg.
ISBN: 978-9928-02-701-6

Mbi librin

Ç’natë e mrekullueshme është mbrëmja e Krishtlindjes! Është plot me pritje, entuziazëm dhe me shpresa, që e bën të veçantë çdo gjë që është e përditshme dhe e zakonshme. Në një natë si kjo gjithçka mund të ndodhë: mund të gjesh shpresën, kur çdo gjë të duket e errët; mund të hedhësh dritë mbi ndonjë sekret të kohëve të largëta; mund të gjesh diçka apo dikë që e mendoje përgjithmonë të humbur dhe, madje, mund edhe të jetë koha për të ndryshuar.

Përmes tetë rrëfimeve, të cilat i bashkon tema e Krishtlindjes, tetë nga autorët italianë më në zë të letërsisë për fëmijë tregojnë për personazhe dhe situata shumë të ndryshme mes tyre. Në këto rrëfime për këtë festë kaq të dashur në të gjithë botën përmblidhen aspekte të ndryshme të saj.

Zemërgjerësi, përulësi, lindje, familje, mohim, gatishmëri për t’u bërë mirë të tjerëve, si dhe kujtime të bukura janë disa nga fjalët që të vijnë në mendje, ndërsa lexon këtë libër dhe secila mbart një thesar sugjerimesh, si ajo dhurata që gjen poshtë pemës, gati për ta hapur.

Përmbajtja e librit

Në këtë libër do të gjeni rrëfenjat:

Nata më e bukur, Mino Milani
Krishtlindja e Marli Blumit, Pierdomeniko Bakalario
Serali dhe Gizemi, Roberto Piumini
Krishtlindja e Bandinit, Guido Sgardoli
Në majë të Kullës Eifel, Anxhela Naneti
Një dhuratë për Skip Makmuliganin, Alesandro Gati
Elefanti në dëborë, Beatriçe Mazini
Sekreti i Krishtlindjeve të shkuara, Elisa Puriçeli Guerra

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928027016
ean13
9789928027016
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2746

Botuesi: Pegi

Perralla nga bota, vol. 1

Në këtë vëllim janë mbledhur përrallat: "Baba Jaga" nga Rusia, "Arushi i Nënës Plakë" nga Groenlanda, "Kekediuru dhe Magjistarja" nga Afrika, "Perla e Dragoit" nga Kina dhe "Zogu i zjarrtë dhe Ujku Gri" nga Rusia.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Triumfi i Zeros, Gianni Rodari

Mesazhi i poezisë "Triumfi i Zeros" i shkrimtarit italian për fëmijë, Xhani Rodari, lidhet jo vetëm me rëndësinë e 0-s si numër, por dhe me atë se çdo njeri, sado i parëndësishëm të duket në sipërfaqe, ka brenda vetes vlera, që mjafton t'ia zbulosh. Ky libër merr jetë nëpërmjet ilustrimeve elegante e të këndshme.

Çmimi 980 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2553

Botuesi: Cabej

Gjiganti i madh i mire, Roald Dahl

Titulli: Gjiganti i madh i mirëOrigjinali: The Big Friendly GiantGjinia: RomanAutori: Roald DahlShqipëroi: Naum PriftiShtëpia botuese: ÇabejViti: 2005Fq. 199Pesha: 0.321 kgISBN: 978-99927-33-66-7

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000552

Botuesi: OMSCA-1

Gra të vogla, Luiza Mei Ellkot

Një nga librat më të bukur të të gjitha kohërave "Gra të vogla" është më shumë se kaq: një libër i pavdekshëm. Ky libër, që nga koha e botimit të parë e deri më sot, është ribotuar pafundësisht. Pasi të lexohet është e pamundur të harrohet.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001786

Botuesi: Aeditions

Atlas gjeografik i botes per femije, Enciklopedi per femije

Përdorimi i hartave më të fundit me një informacion të saktë dhe të hollësishëm e bëjnë këtë atlas një udhëzues të plotë për mësimin e gjeografisë. Hartat pasurohen me foto dhe vizatime me ngjyra, të cilat janë të thjeshta për t'u kuptuar dhe plotësojnë më së miri informacionin e pasur që përcjell ky atlas.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)