
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
Lola do t'i kalonte pushimet e prillit te babi, mirëpo ai niset në një udhëtim pune në fund të botës. Rezultati: ajo përfundon te gjyshja duke ngrënë peshk çdo vakt, që i vjen në majë të hundës.
Titulli: Një familje e paparë, Sa vështirë të jesh vetëm, libri i nëntë
Gjinia: Roman
Autori: Christine Sagnier, Caroline Hesnard
Shqipëroi: Mimoza Mema
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2015
Fq. 48
Pesha: 0.098 kg.
ISBN: 978-9928-02-596-8
Lola do t'i kalonte pushimet e prillit te babi, mirëpo ai niset në një udhëtim pune në fund të botës. Rezultati: ajo përfundon te gjyshja duke ngrënë peshk çdo vakt, që i vjen në majë të hundës.
Mirëpo, kur kthehet në shtëpi, mami i saj ishte nisur për një konferencë super të rëndësishme, babai i saj nuk "e pret" dhe aq mirë dhe... U mbush kupa! Lola nuk duron më... dhe planifikon një... arratisje.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13k)
Botuesi: Te tjere
Kur mami dhe Pieri u kthyen nga një fundjavë romantike, i komunikuan një lajm Lolës dhe Tomit: familja do të transferohej në një shtëpi në periferi të Parisit.
Botuesi: Te tjere
Është e çuditshme! Kur dita nis keq, shkon për dreq deri në darkë. Lola kaloi një ditë të tmerrshme. E gjitha kjo, sepse në mëngjes prindërit dolën shumë herët.
Botuesi: Te tjere
E mërkura është një ditë e rëndësishme për Lolën. Ajo ka kursin e kalërimit me kalin e vogël, ponin... Asaj i pëlqen shumë kalërimi!
Botuesi: Te tjere
"Kush vjedh një gjilpërë, vjedhe një ka të tërë!"... Lola e di mirë këtë. Gjyshi ia ka përsëritur 100 herë. Megjithatë, ajo vodhi sheqerka në dyqanin e zotit Martino.
Botuesi: Te tjere
Lola ishte shumë e gëzuar që po përgatiste festën e ditëlindjes së mamit. Vetëm se Romana, motra e vogël, vendosi të vinte në jetë tamam këtë ditë. Të gjitha planet u përmbysën dhe Lola u zemërua shumë me këtë bebe që i prishi ditën dhe "i mori mamin"...
Botuesi: Te tjere
Gjithçka ndodhi, sepse dadoja e Lolës nuk mund të vinte atë natë... dhe Tomi, vëllai i madh që duhej të kujdesej për të, donte të shkonte patjetër në një festë te një shok dhe i gënjeu prindërit, duke e marrë edhe Lolën me vete...
Botuesi: Te tjere
Është e diel. Familja e Lolës është e ftuar për vizitë te halla jo e vërtetë. Të shkosh për të ngrënë një byrek tradicional nuk është ndonjë argëtim i madh, sidomos kur nuk ke dëshirë. Të gjithë ishin të acaruar... Kjo ishte një e diel koti.
Botuesi: Te tjere
Ka shumë njerëz që shkojnë në mal për sportet e dimrit, por ka edhe të tjerë si Lola, që do të dëshironin të rrinin në të ngrohtë, nën batanije. Aq më tepër kur përfundoi në spital, sepse të gjithë kujtuan se theu këmbën. Por Lolës thjesht i ishte spërdredhur çorapi te pulpa....
Botuesi: Dituria
Kebarie apo Kedi, siç e thërret babai i saj, është një vajzë rome, nga një kulturë tjetër, e cila shkon në një shkollë sllovene afër vendit ku jeton familja e saj. Ajo grindet shpesh me shokët e klasës, me mësuesen dhe këdo që e sheh si një rome, ndryshe nga të tjerët. Por ajo nuk ndihet mirë as në familje, sepse të gjithë i fshehin të vërtetën për të atin.
Botuesi: Argeta LMG
Me këto fjalë, nuk dua të them se e ka shkruar ai nxënës ashtu siç është shtypur: ai merrte shënime dita ditës në një radhor, ashtu si ia priste mendja, për çdo gjë që shihte, që dëgjonte dhe mendonte në shkollë e përjashta.
Referenca: 2956
Botuesi: Morava
Përshëndetje bizonë! Ja, çfarë gjen Xheku dhe Ani kur Shtëpia Magjike mbi Pemë i kthen gati 200 vjet më parë në Fushat e Mëdha. Atje fëmijët takohen me një djalë lakotas, i cili u mëson si të gjuajnë bizonë. Mirëpo diçka nuk shkon mirë dhe fëmijëve u duhet të ndalin rrokopujën e një kopeje prej një mijë bizonësh...
Referenca: 2220
Botuesi: Plejad
Titulli: Historia e grekëveOrigjinali: The story of the grekesGjinia: Histori për fëmijëAutori: H. A. GuerberShqipëroi: Aleksandër KoliShtëpia botuese: PlejadViti: 2012Fq. 336Pesha: 0.351 kgISBN: 978-99956-57-77-2
Botuesi: Botart
Receta për të qenë një katastrofë: 4 përbërës. Shto 2 shoqe dhe dashurinë sekrete. Pjesëtoji me një vajzë të keqe, të gatshme për të shkatërruar Nikin. Përzieji mirë, fërko sytë dhe
Botuesi: Botart
Dikur magjia ka ekzistuar dhe gjallonte nëpër pyjet e errët... derisa atje mbërritën Luftëtarët dhe... Ksari, nga fisi i Magjistarëve, nuk zotëron fuqi magjike dhe do të bënte të pamundurën për t'i pasur.
Referenca: 2464
Botuesi: Bota Shqiptare
Titulli: Tregimet e pushimeveOrigjinali: Holiday skoriesGjinia: PërrallaAutori: Enid BlytonShqipëroi: Gita ZymaShtëpia botuese: Bota ShqiptareViti: 2008Fq. 176Pesha: 0.203 kgISBN: 978-99956-11-29-3
Referenca: SKU001600
Botuesi: Botimet Dudaj
Lira dhe Uilli, dy fëmijë të zakonshëm në një mision (të përtejbotshëm) të jashtëzakonshëm, ndodhen në një rrezik që s'përshkruhet dot. Me ndihmën e ariut me parzmore, Iorek Birnisonit, dhe dy spiunëve të veckël galivespajanë, iu u duhet të hyjnë në botën e përhime, ku nuk ka hyrë ndonjë shpirt i gjallë deri më sot.
Referenca: 2429
Botuesi: Bota Shqiptare
Marangozi Xhepeto gjeti në lumë një cung druri pishe. Me këtë ai skaliti një buratin druri, të cilin e quajti Pinocchio. Italisht druri i pishës quhet pino dhe syri quhet occhio. Nga bashkimi i këtyre dy fjalëve autori i librit formoi emrin Pinocchio (Pinoku).
Botuesi: Botart
Kloja është një vajzë me imagjinatë të madhe, me zemër të madhe dhe me një buzëqeshje edhe më të madhe. Por, kur një ditë të tmerrshme ajo zgjohet dhe zbulon se i ka humbur buzëqeshja, niset që ta gjejë atë dhe përfundon në një aventurë të jashtëzakonshme me ca miq krejt të pazakontë...
Botuesi: Argeta LMG
Shkolla nëntëvjeçare është goxha e vështirë, duke lënë mënjanë rregullat e pashkruara dhe pritshmëritë të cilat vijnë nga të qenët nxënësi i porsaardhur. A do të mësojë Xhordani se si të përshtatet me kulturën e shkollës së tij të re, ndërkohë që vijon miqësinë me çunat e lagjes së vet dhe të mos tradhtojë vetveten?
Referenca: SKU001726
Botuesi: Botimet Dudaj
Artemis Fowl - i...Le të themi se ky gjeni kriminal në moshë të re i njëh mjaft mirë telashet. Madje i tërheq ato sikur të jetë magnet. Është përballur me gjithçka: trollë njeringrënës, të armatosur dhe të rrezikshëm (përveç superteknologjisë), krijesa të magjishme, goblinë zjarrlëshues..
Referenca: SKU002002
Botuesi: Pegi
Xhoi është dhjetë vjeçe, është që e vogël pjesë e shkollës së kërcimit të Akademisë. Të studiosh seriozisht kërcim nuk është edhe aq e lehtë, për më tepër me një drejtuese si Madamë Olenska. Megjithatë janë miqtë: Leda, që po zgjatet ca si shumë shpejt; Lukasi me pasionin e tij të shfrenuar për kërcimin bashkëkohor;
Botuesi: Botart
Sot, teksa po rregulloja rrëmujën në dhomën time, gjeta dy fletore që xhaxhi Aleksi më ka dhuruar për 10 vjetorin tim. Kjo më solli një ide. Do të filloj të shkruaj një ditar. Nesër është dita e parë e shkollës dhe do të kem plot gjëra për të shkruar.
Lola do t'i kalonte pushimet e prillit te babi, mirëpo ai niset në një udhëtim pune në fund të botës. Rezultati: ajo përfundon te gjyshja duke ngrënë peshk çdo vakt, që i vjen në majë të hundës.