• Banner

Perralla para gjumit, Charlotte Grossetete, Sophie de Mullenheim, Ghislaine Biondi
  • Perralla para gjumit, Charlotte Grossetete, Sophie de Mullenheim, Ghislaine Biondi

Përralla para gjumit

Pesë përralla të mrekullueshme dhe argëtuese, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve para gjumit e të nxitin dëshirën e tyre për t'i lexuar vetë.

580 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përralla para gjumit
Gjinia: Përralla
Autori: Grup Autorësh
Shqipëroi: Mimoza Mema
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2013
Fq. 48
Pesha: 0.246 kg.
ISBN: 978-9928-02-332-2

Mbi librin

Pesë përralla të mrekullueshme dhe argëtuese, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve para gjumit e të nxitin dëshirën e tyre për t'i lexuar vetë. Në këtë vëllim janë përmbledhur përrallat: "Princesha që nuk kënaqej kurrë dhe qilimi fluturues", "Dëshirat e Sifës" dhe "Vendi i ëndërrimeve dhe kazani i ëndrrave të këqija" të Charlotte Grossetête; "Një krevat sipas dëshirës" të Sophie de Mullenheim dhe "Në tokën e indianëve" të Ghislaine Biondi.

Fragmente nga libri

Princesha që nuk kënaqej kurrë dhe qilimi fluturues

Na ishte njëherë një vend i akullt, ku sundonte një princeshë që, për fatin e saj të keq, ishte shuuumë mërdhace! Çdo ditë zgjohej me humor të keq:
- Më vjen të pëlcas nga inati, kur mendoj që ka në këtë botë vende të ngrohta! Pse nuk jam unë mbretëreshë e Arabisë? – thoshte ajo.
Aq ftohtë kishte dhe aq shumë ankohej, sa i iku fare gjumi e u bë shumë grindavece. Aq e keqe u bë, sa njerëzit e kishin frikë. Kur dilte shëtitje, ata futeshin nëpër shtëpi ose kthenin rrugën që të mos përballeshin me shtrigën.

Një krevat sipas dëshirës

Kur Poli ndërroi shtëpi, mendoi të blinte një krevat të ri. I vjetri ishte shumë, shumë i vjetër, shumë i butë dhe copë – copë. Nuk shkonte fare me shtëpinë e re. Një mëngjes, Poli niset për në dyqanin e krevateve e dyshekëve, për t'i provuar të gjitha llojet. Të mëdhenj, të fortë, të trashë ose me susta. Provo e provo... I provoi të gjithë, por pa sukses. Asnjëri nuk i erdhi pas shijes.

Dëshirat e Sifës

Në mes të shkretëtirës ngrihej një tendë me lëkurë deveje. Aty jetonte Sifa, një grua e re, së bashku me djalin e saj. Ky vend ishte kaq i thatë, sa Sifa nxitonte të mblidhte ujin e shiut, kur binte në të rrallë. Dhe, me gjithë jetën e vështirë, ajo ishte kurajoze, gjithmonë e qeshur e shumë bujare.

Në tokën e indianëve

Na ishte njëherë një fis indianësh, fisi i Kastorëve, që jetonte me gjuetinë e bizonëve. Një mëngjes, një zhurmë më e fortë se bubullima u përhap në luginë. Mijëra thundra godisnin tokën mëmë të indianëve. Ishte një kope bizonësh që trokëllinin, duke lënë pas një re të dendur pluhuri. Njerëzit e fisit të Kastorëve rrëmbyen harqet dhe shigjetat dhe u hipën kuajve në kalërim e sipër.

Vendi i ëndërrimeve dhe kazani i ëndrrave të këqija

Një aromë kafeje u përhap në kuzhinë. Mamaja e Julianit sa ishte zgjuar nga gjumi dhe po hante diçka para se të nisej për në punë.
- Akoma nuk të ka zënë gjumi? – e puthi ajo djalin që hyri me pizhame.
- Erdha të të them "Natën e mirë"... ose, më mirë, "Mirëmëngjesi", - i përgjigjet Juliani.
Ta kesh mamin infermiere nate, që shkon në spital kur të gjithë flenë, nuk është dhe aq e lehtë dhe nuk të ndihmon fare që të flesh top në mbrëmje!

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928023322
ean13
9789928023322
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

Përralla të së ardhmes

Tetë përralla për kohët e ardhme, plot fantazi, aventura dhe humor, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për t'i lexuar vetë.

Çmimi 650 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Mediaprint

Meri Popins, Pamela L. Travers

Kjo është Meri Popins dadoja më e famshme e të gjitha kohërave, fryt i fantazisë së shkrimtares australiane Pamela Travers, që ka shkruar tetë libra për fëmijë, dy prej të cilëve janë bërë filma nga kompania e famshme Disney.

Çmimi 950 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Kukudhët, Tom Fletcher

Ç’janë ata që presin muzgun? Çfarë fshihet nën shtratin tuaj? Cilët janë ata që presin me padurim që ju të numëroni yjet? Cilët janë ata që nuk shfaqen nëse nuk ju zë gjumi?

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2810

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Ne mbreterine e fantazise

A keni ëndërruar ndonjëherë të udhëtoni në Mbretërinë e Fantazisë? A do të dëshironit të takonit shtriga, sirena, dragonj, xhinde, xhuxhmaxhuxhë mjekroshë, gjigantë, zana... por edhe njebrirësh, katallanë dhe njerëz ujqër? Do t'iu pëlqente të fluturonit në shpinën e Dragoit legjendar të Ylberit?

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001865

Botuesi: Te tjere

Vite blu, Viktor Canosinaj

Trajton botën e fëmijëve të rritur në kohën e diktaturës dhe shtrembërimin që u shkaktonte sistemi komunist brezave të rinj me ideologjinë e tij absurde, e cila fillonte mësohej që në shkollën fillore. Me sytë e fëmijëve zbulohet hipokrizia e atij sistemi dhe gënjeshtrat e mëdha që e mbanin në këmbë.

Çmimi 450 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Kapitulli i Xhuljanit, R.J. Palacio

 Ndërsa lexuesi përballet me anën e errët të Xhuljanit, do të zbulojë jo vetëm frikërat e tij dhe përpjekjet për t'i fshehur ato nën petkun e djalit "të fortë", por edhe ndjeshmërinë e një djali që zbulon mirësinë brenda vetes, teksa dëgjon e kupton historinë e trishtë të gjyshes së vet.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Aventurat e Gozhdëzës, G. Parca, M. Argilli

Në qoftë se do të kërkonim një vëlla për Pinokun, atëherë nuk ka pikë dyshimi që ai kish për të qenë Gozhdëza. Jo vetëm për faktin se të dy i kanë prindërit italianë, jo vetëm për faktin që njëri është prej druri, ndërsa tjetri prej metali, por edhe ngaqë jetët e të dyve janë të ngjashme, gati-gati si dy pika loti.Aventurat e Gozhdëzës janë edhe aventurat...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Gjyshi në kornizë, Ermir Nika

Në këtë libër "Gjyshi në kornizë", autori sjell me emocion një ngjarje kulmore, nga jeta e një gjyshi dhe nipit të tij. Fëmija ndodhet para vështirësish natyrore, të cilat shumëfishohen nga humbja aksidentale e gjyshit.

Çmimi 420 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)