• Banner

Perralla fantastike, Agnes Laroche, Eleonore Cannone, Sophie de Mullenheim, Severine Onfroy, Ghislaine Biondi
  • Perralla fantastike, Agnes Laroche, Eleonore Cannone, Sophie de Mullenheim, Severine Onfroy, Ghislaine Biondi

Përralla fantastike

Tetë përralla fantastike, plot me zana dhe magji, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për t'i lexuar vetë.

650 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përralla fantastike
Gjinia: Përralla
Autori: Grup Autorësh
Shqipëroi: Mimoza Mema
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2013
Fq. 64
Pesha: 0.317 kg.
ISBN: 978-9928-02-335-3

Mbi librin

Tetë përralla fantastike, plot me zana dhe magji, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për t'i lexuar vetë. Në këtë vëllim janë përmbledhur përrallat: "Superzhozhoja i bën naftën shkollës" dhe "Krahët e Flakonit" të Agnès Laroche; "Përrallë me zana dhe bretkosa" dhe "Hajduti dhe lodrat" të Èleonore Cannone; "Pema me princesha" dhe "Mbreti Triton, hëna dhe sirena e vogël" të Sophie de Mullenheim; "Një xhungël mbi akujt lundrues" të Sèverine Onfroy dhe "Oreksi i Xhindit" të Ghislaine Biondi.

Fragmente nga libri

Superzhozhoja i bën naftën shkollës

Çdo ditë Superzhozhoja hyn turivarur në shkollën e superheronjve. Ai i heq këmbët zvarrë, sepse nuk i pëlqen fare – fare shkolla dhe do të fluturojë në qiell të hapur. Ndërsa mësuesja shkruan në dërrasën e zezë, Superzhozhoja vesh pelerinën e superheroit dhe hoooop, fluturon nga dritarja. Mësuesja e shikon dhe thërret e shqetësuar:
- Superzhozho, kthehu këtu menjëherë!!! Përjashta është një...
- Një çfarëëë?
Superzhozhoja fluturon larg dhe nuk e dëgjon fundin e fjalisë. Se mos ka shumë rëndësi kjo!!!

Përrallë me zana dhe bretkosa

Grënui është një bretk i vogël si gjithë të tjerët ose... pothuajse i tillë. Që kur ishte larvë e vogël, mami i lexonte përralla me zana dhe princesha. Tani, Grënui ishte rritur, por kur i kujton ato, shpeshherë shqetësohet shumë.
Ai ka frikë se mos ndonjë princeshë e rrëmben, e puth dhe e shndërron në një princ të bukur njerëzor. Grënui është i dashuruar me Grënadinën, një bretkosë e vogël që banon në pellgun aty afër. Ai ëndërron të kalojë jetën me të.

Pema me princesha

Na ishte njëherë, në mbretërinë e Jaseminit, një pemë e vjetër e rrëgjuar, që asnjeri nuk ia hidhte sytë. Pemës i kishte ardhur në majë të hundës nga shpërfillja e të tjerëve, prandaj u bëri magji princeshave që jetonin rreth e përqark. Një ditë, ato hipën në pemë, u kacavarën nëpër degë dhe nuk donin të zbrisnin më që aty. Baballarët e tyre, mbretërit, u shqetësuan shumë! Çfarë nuk provuan që t'i zbrisnin poshtë! Por askush nuk i çliroi dot nga kjo magji e padëgjuar.

Mbreti Triton, hëna dhe sirena e vogël

Nata erdhi, por hëna nuk po duket asgjëkund. Ajo është zhdukur. Në mbretërinë e vogël të oqeanit ka plasur frika dhe paniku.
- Pa hënën, deti as nuk ngrihet, as nuk ulet, - shpjegon zgalemi i vjetër. – Kjo është shumë acaruese.
- Mos e kanë rrëmbyer, - thotë i shqetësuar karkaleci i detit.

Krahët e Flakonit

Në majën e një mali të lartë, në një fole të madhe, ngritur mes shkëmbinjve, jetonte Flakoni, një mëz i vogël i sapolindur. Si të gjithë stërgjyshërit dhe paraardhësit të tij, edhe atij i kishin dalë në kurriz dy krahë, që po i rriteshin pak nga pak. Falë tyre ai së shpejti do të fluturonte. Çdo mëngjes, Flakoni ngrihej dhe qëndronte në këmbët, që tashmë i ishin forcuar. Mundohej të hapte e të rrihte edhe krahët, por ata ishin ende të dobët dhe nuk e mbanin në ajër.

Një xhungël mbi akujt lundrues

Në Polin e Veriut, sytë ngado të shohin vetëm akull. Çdo gjë është e bardhë. Edhe arinjtë! Njëherë, kur gjyshi i Kikos u kthye nga India, i tregoi atij fotot e udhëtimit. Kikoja u mahnit kur pa në to një bimësi që gëlonte dhe shumë kafshë të egra!
- Sa vend i bukur dhe çfarë ngjyrash të mrekullueshme! – shpërtheu ai. – Sa mirë do ishte të jetoja atje!

Oreksi i Xhindit

Një mëngjes, teksa po kthehej nga pazari me Pili – Pilin, gomarin e tij të hirtë, Hakimi mendonte i kënaqur: "Mami do të gëzohet shumë, se i shita të gjitha frutat dhe perimet!"
Por një rrebesh i madh shiu e zuri rrugës.
- Hajde të futemi te kjo shpella! – i thotë gomarit dhe e tërheq.
Ndërsa Hakimi shikon shiun që bie, gomari i vogël kureshtar ecën përpara e kërkon me sy në errësirën e shpellës. Kur, papritur, gling, glang, glaaang... diçka bie poshtë putrave të gomarit dhe qëndron para këmbëve të Hakimit:
- Oh! Një llambë! – thërret ai. – Mbase është llambë magjike!

Hajduti dhe lodrat

Sivjet lodrat u kënaqën dhe u argëtuan shumë me Arturin. Ata shpikën së bashku lloj – lloj lojërash dhe kaluan mijëra aventura. Aq shumë kanë luajtur dhe kanë vrapuar, sa tani janë të lodhura e të këputura. Për fat të mirë, shkolla mbaroi. Arturi ka ikur për pushime me mamin dhe babin në plazh. Lodrat mund të pushojnë më në fund, ngrohtë – ngrohtë, në sëndukun e tyre.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928023353
ean13
9789928023353
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

Përralla të së ardhmes

Tetë përralla për kohët e ardhme, plot fantazi, aventura dhe humor, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për t'i lexuar vetë.

Çmimi 650 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2952

Botuesi: Morava

Shtepia Magjike mbi Peme 10, Qyteti i fantazmave ne perendim te diellit, Mary Pope Osborne

A është ky qytet plot me fantazma? Xheku dhe Ani pyesin veten kur Shtëpia Magjike mbi Pemë i çon në Perëndimin e Egër. Por përpara se të thonë "Yyy!", ata i hyjnë një aventure të mbushur me hajdutë kuajsh, një mëz të humbur, gjarpërinj me zile dhe një kauboj me emrin Thatanik.

Çmimi 240 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Nxënësi i ri, Jerry Craft

Shkolla nëntëvjeçare është goxha e vështirë, duke lënë mënjanë rregullat e pashkruara dhe pritshmëritë të cilat vijnë nga të qenët nxënësi i porsaardhur. A do të mësojë Xhordani se si të përshtatet me kulturën e shkollës së tij të re, ndërkohë që vijon miqësinë me çunat e lagjes së vet dhe të mos tradhtojë vetveten?

Çmimi 1 190 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Bisha e pallatit mbretëror, David Walliams

Në mes të natës, zhurma e hapave të një përndjekjeje të tmerrshme kumbon nëpër korridore. Është pikërisht çasti kur po marrin me forcë mamanë e shtrenjtë të Alfredit, vetë Mbretëreshën, për ta mbyllur në Kullën e Londrës. Alfredi duhet të bëhet i guximshëm e të ndërmarrë një mision të jashtëzakonshëm për ta shpëtuar atë... dhe mbarë botën.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2300

Botuesi: Extra

Zhytesit e vegjel, Bardhyl Xhama

Titulli: Zhytësit e vegjëlOrigjinali: Zhytësit e vegjëlGjinia: NovelëAutori: Bardhyl XhamaShtëpia botuese: ExtraViti: 2007Fq. 96Pesha: 0.127 kgISBN: 978-99927-36-91-3

Çmimi 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2923

Botuesi: Te tjere

Hetuesit e Vegjel 18, Misteri per Vampirin ne Qytet, Ron Roy

Një zotëri me pamje të çuditshme. Ai ka flokë të zezë, mban syze dhe pelerinë të zezë, ka dhëmbë të dalë si të qenit. Vjen rrotull nëpër qytet dhe njerëzit e shikojnë me dyshim. Disa mendojnë se është një vampir. Dinku, Joshi dhe Roza vendosën që ta ndiqnin, ndërsa burri nuk dukej aspak i trembur... Po cila është e vërteta? Mund të jetë një vampir!?

Çmimi 300 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: K8R5

Botuesi: Ideart

Ditari i Gregut, Jeff Kinney

Të jesh fëmijë ta sjell në majë të hundës. Askush nuk e di këtë më mirë se Greg Hefli, që e gjen veten të ngecur në shkollën 9 – vjeçare, ku ngordhalaqi i vogël ndan korridoret me fëmijë më të gjatë, më të këqij, që madje edhe rruhen.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Vellezerit Tafa

Emili i Lonebergës, Astrid Lindgren

Ky botim përfaqëson një vepër thuajse të panjohur në Shqipëri të autores së famshme Astrid Lindgren, krijueses së personazhit tepër të dashur për fëmijë Pipi Çorapegjatës. Emili i Lonebergës është një triologji e cila botohet e plotë.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)