• Banner

Perralla me princesha dhe kalores, Charlotte Grossette, Sophie de Mullenheim, Beatrice Boutignon
  • Perralla me princesha dhe kalores, Charlotte Grossette, Sophie de Mullenheim, Beatrice Boutignon

Përralla me princesha dhe kalorës

Pesë përralla të mrekullueshme plot me aventura princeshash dhe kalorësish, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për t'i lexuar vetë.

5,15 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përralla me princesha dhe kalorës
Gjinia: Përralla
Autori: Grup Autorësh
Shqipëroi: Mimoza Mema
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2013
Fq. 48
Pesha: 0.249 kg.
ISBN: 978-9928-02-333-9

Mbi librin

Pesë përralla të mrekullueshme plot me aventura princeshash dhe kalorësish, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për t'i lexuar vetë. Në këtë vëllim janë përmbledhur përrallat: "Beteja e tre vëllezërve", "Një kështjellë në duar të sigurta" dhe "Princeshat e katër stinëve" të Sophie de Mullenheim; "Princesha dhe pirati" të Charlotte Grossette dhe "Përrallë para gjumit" të Beatrice Boutignon.

Fragmente nga libri

Beteja e tre vëllezërve

Na ishte njëherë, në kohën e kështjellave e të kalorësve, një burrë që kishte tre djem. Të tre djemtë ëndërronin të merrnin titullin kalorës. Më i madhi, Tristani, kishte një hundë gjigante. I mesmi, Gregori, valëviste rrugëve dy veshë gjigantë. Sa për Robin, të voglin, ai e shihte botën me dy sy gjigantë.

Një kështjellë në duar të sigurta

Na ishte një mbret që u nis për në luftë... Para se të nise, mbreti Uilfrid ia besoi kështjellën dhe familjen vetëm një njeriu: Enrikut. Ky ishte një kalorës trim, guximtar dhe shumë i zgjuar e dinak. Mbreti kishte shumë besim se ai do ta ruante kështjellën dhe do të mbronte mbretëreshën Adelaidë, princeshën Matildë dhe princin e vogël, Engerand.

Princesha dhe pirati

Ishte seç na ishte... Ishte njëherë një princeshë e re dhe e bukur japoneze, që e kishte emrin Satoko. Kjo princesha po udhëtonte me anije me vela për në Kinë. Ishte mjegull. Marinarët nuk shihnin asgjë dhe anija mezi po lundronte. Kapiteni Xi – Han, që vështronte i shqetësuar shkëmbinjtë që shfaqeshin në det si fantazma, thoshte me vete: "E urrej lundrimin me këtë kohë. He – Mai këto raste pret për të sulmuar".

Përrallë para gjumit

Është seç na është... princi i vogël Ludovik dhe princesha Kapuçina, motra e tij... Ata janë trashëgimtarët që flenë me çarçafë të qëndisur me ar, në dhomën më të sigurtë të kështjellës, të përkundur nga ngrohtësia e ëmbël e zjarrit që kërcet në oxhakun më të bukur të krejt krahinës. Ata nuk i zë gjumi pa dëgjuar një përrallë.

Princeshat e katër stinëve

Na ishte njëherë, shumë kohë më parë, një mbret që kishte katër vajza: Eglantinën, Helenën, Orianën dhe Albanën. Një ditë të bukur, një princ me lëkurë ngjyrë bakri e me sy si bajame, troket në portën e kështjellës dhe kërkon të takohet me mbretin.
- Zotëri, - filloi ai, - kam ardhur t'ju kërkoj dorën e Eglantinës.
- Çfarë i ofron ti vajzës sime për ta bërë të lumtur? – e pyet mbreti.
- Në vendin tim në Japoni, ne kemi kopshtet më të bukura në botë. Ka shumë pemë qershie, lulet e të cilave janë rozë si faqet e vajzës suaj.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928023339
ean13
9789928023339
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001806

Botuesi: Pegi

Princer dhe princesha, Vol. 1

Në këtë vëllim janë paraqitur përrallat:• Bardha dhe Roza, sipas Vëllezërve Grim• Gishtëza, sipas Hans Kristian Andersenit• Princi dhe jetimja, sipas Vëllezërve Grim• Lëkura nga njëmijë kafshë, sipas Vëllezërve Grim• Pata e artë, sipas Vëllezërve Grim

Çmimi 7,22 
More
Në gjendje

Referenca: 2420

Botuesi: Pegi

Princer dhe princesha, Vol. 2

Princi Zhabjak, sipas vëllezërve GrimVëllathi e motërza, sipas vëllezërve GrimKëpucët e ballos, sipas vëllezërve GrimMjellmat e egra, sipas Hans Kristian Andersenit

Çmimi 7,22 
More
Në gjendje

Referenca: 2746

Botuesi: Pegi

Perralla nga bota, vol. 1

Në këtë vëllim janë mbledhur përrallat: "Baba Jaga" nga Rusia, "Arushi i Nënës Plakë" nga Groenlanda, "Kekediuru dhe Magjistarja" nga Afrika, "Perla e Dragoit" nga Kina dhe "Zogu i zjarrtë dhe Ujku Gri" nga Rusia.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Përralla të së ardhmes

Tetë përralla për kohët e ardhme, plot fantazi, aventura dhe humor, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për t'i lexuar vetë.

Çmimi 7,22 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Berk

Histori kësisoj, Rudyard Kipling

Kjo përmbledhje përrallash për fëmijë është një koleksion tregimesh indiane nga fëmijëria e nobelistit Rudyard Kipling. Në intervistat që do jepte në vijim ai do t'i cilësonte këto rrëfenja si pjesë e traditës së lashtë e të urtë, përcjellë gojarisht nga gratë e Indisë.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Sekreti i Mhoragës, Thellësitë e liqenit të harruar, vol. 3, Martin Barry

E çliruar nga burgu i qelqtë në Qendrën Botërore të Kriptozoologjisë, Mhoraga rikthehet në Skoci për t'iu kundërvënë planeve hakmarrëse të Vangorit të kobshëm, i cili mbjell kaos ngado që kalon me qëllim që të shtjerë në dorë kristalin e ndritshëm, i cili është nën ruajtjen e të riut Xhon Emil Talbot (Xhet).

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: 2569

Botuesi: Extra

Pinoku, Carlo Collodi

Marangozi Xhepeto gjeti në lumë një cung druri pishe. Me këtë ai skaliti një buratin druri, të cilin e quajti Pinocchio. Italisht druri i pishës quhet pino dhe syri quhet occhio. Nga bashkimi i këtyre dy fjalëve autori i librit formoi emrin Pinocchio (Pinoku).

Çmimi 3,33 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Rënia e Fergalit, Philip Ardagh

Libri fantastik i shkrimtarit brilant për fëmijë,Filip Ardash. Fergali ra nga kati i 12-të për të mos e kapur,por atë s’e pa askush. Vdiq ai,apo...Fergali sajoi një rreng tjetër për motrën dhe miqtë? Kush e fitoi konkursin,motra e tij e varfër dhe pa përkrahje,apo ato vajzat e tjera që favorizonte juria? 

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Referenca: 2311

Botuesi: Redona

Ishuj ne qiell, Artur Klark, pershtatje per femije

Stacioni nuk ishte thjesht një cilindër, po gjendeshin tre të tillë, njeri brenda tjetrit. Ndërkohë që largoheshe nga qendra, ndjesia e peshës rritej. Cilindri më i brendshëm ishte kati i dytë i "Një te Tretës së Rëndesës së Tokës" dhe, meqenëse ishte më afër me dhomat hermetike që ndodheshin në boshtin e stacionit, përdorej

Çmimi 3,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Papirus

E qeshura e Epikurit, Yan Marchand, Jeremie Fischer

E dashur nënë, përshëndetje! Ti beson se Zeusi është i nevrikosur me mua. Më thua se ai do të lëshojë sëmundje mbi shpatullat e mia, se do të vrasë miqtë e mi, se do të më varfërojë dhe se do t'u japë urdhra perëndive të Olimpit të më bëjnë të vuaj. Por të jesh e sigurtë! Kurrë ai nuk do të më pengojë mua të jetoj i lumtur, sepse unë kam vendosur të mos...

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)