• Banner

Perralla te se ardhmes, Laroche, Onfroy, Grossette, De Mullenheim, Biondi, Cannone
  • Perralla te se ardhmes, Laroche, Onfroy, Grossette, De Mullenheim, Biondi, Cannone

Përralla të së ardhmes

Tetë përralla për kohët e ardhme, plot fantazi, aventura dhe humor, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për t'i lexuar vetë.

6,77 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përralla të së ardhmes
Gjinia: Përralla
Autori: Grup Autorësh
Shqipëroi: Mimoza Mema
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2013
Fq. 64
Pesha: 0.322 kg.
ISBN: 978-9928-02-334-6

Mbi librin

Tetë përralla për kohët e ardhme, plot fantazi, aventura dhe humor, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për t'i lexuar vetë. Në këtë vëllim janë përmbledhur përrallat: "Raketa e Lilit" dhe "Zoe dhe dy robotët" të Agnès Laroche; "Galakta, qyteti i ujit" të Sèverine Onfroy, "Dy shpëtimtarë origjinalë" të Charlotte Grossette; "Një Poni me syze" të Ghislaine Biondi; "Një miushe në hapësirë" dhe "Një vjedhje në lartësi" të Sophie de Mullenheim dhe "Në Hënë" të Èleonore Cannone.

Fragmente nga libri

Raketa e Lilit

Sot është gara e raketave në hapësirë. Lili, me kaskën në kokë dhe me duart te marshet ësthë gati për t'u nisur në fluturim, sapo të dëgjohet krisma e sinjalit. Pranë saj pjesëmarrësit e tjerë po bëjnë përgatitjet e fundit. Dikush po vidhos akoma edhe një bulon. Dikush tjetër po merr me vete edhe një bidon rezervë me karburant... Herë pas here ata i hedhin një sy tallës Lilit dhe raketës së saj. E shkreta, mëton të fitojë me një raketë të tillë.

Galakta, qyteti i ujit

Ka shumë kohë që qyteti Galakta u mbulua nga uji dhe banorët nuk shohin më tokë me sy. Niveli i ujit sa vjen e ngrihet. Për t'i shpëtuar ujit, shtëpitë janë vendosur mbi këmbë metalike që hapen e mbyllen, sa herë dallga ulet e ngrihet. Shtëpia e Moanës, si të gjitha shtëpitë e tjera, kaloi mbi pemë, mbi kodra, male... Ndërkohë, rrugët, parqet, pyjet u zhdukën, i përpiu uji. Të gjitha nën ujë!

Zoe dhe dy robotët

Zoe e adhuron robotin e saj fringo të ri, Bang U – në. Është një model super i sofistikuar, që i bën të gjitha gjërat. Ai di të bëjë edhe ëmbëlsira të mira. Me këtë robot nuk mërzitesh kurrë. Sot, Zoe ka luajtur gjithë ditën dhe është shumë e lodhur. Kur shtrihet në krevat, para se të flejë, asaj i shkon mendja tek Glink O – ja, roboti i saj i vjetër dhe gjithë ndryshk.

Dy shpëtimtarë origjinalë

Që kur makinat kanë filluar të ecin mbi ujë, shpesh ka shumë trafik në mes të detit. Prandaj, Martini vendosi të niset për pushime që herët në mëngjes. Ai kishte shkuar shumë larg në det, kur njëri nga radarët e bordit jep alarmin:
- Kujdes, kujdes! Rrezik përpara! Ktheje timonin nga e majta!
Martini i bindet, por është shumë vonë. Ai nuk mundi ta mënjanonte rrezikun dhe u përplas me një tufë iriqësh deti.

Një miushe në hapësirë

Në vitin 2146, pothuajse të gjithë i kalojnë pushimet në Hënë, në Mars dhe, madje, edhe në Jupiter. Në këto udhëtime ata mund të bëjnë xhiro rreth Diellit, mund të varin një yll në qiell ose të bëjnë sërf në bishtin e një komete. Megjithatë, Leona, miushja e vogël simpatike, nuk është larguar asnjëherë nga Toka. Nuk ka pasur fatin të udhëtojë në hapësirë. Ajo ëndërron... ëndërron t'u afrohet yjeve dhe të ulet në cepin e Hënës.

Një Poni me syze

Çdo të mërkurë, Sara bashkë me të tjerë, hipin në teleferik dhe, përmes pyllit me asteroide, përshkojnë Galaktikën. Vendmbërritja e saj është planeti ku banojnë gjyshet dhe gjyshërit. Ai është një yll i vjetër i paprekur. Gjyshërit ikën atje, sepse nuk po duronin më ndryshimet në Tokë!

Një vjedhje në lartësi

Dielli po perëndon në horizont, ndërsa Netoja, roboti i vogël, po pastron xhamat e katit të fundit, të njëqindtit. Ja dhe disa xhama dhe i përfundon krejt. Tani po mbaron dritaret e sallës së kasafortave. Kur, papritur, dallon një hije. Ai heq shkumën, vështron më mirë nëpërmjet xhamit dhe shikon një burrë të veshur me të zeza e me një kapuç në kokë.

Në Hënë

- Lukas, Lukas... – pëshpëriti një zë i largët.
Lukasi mërmërit diçka nëpër dhëmbë.
- Lukas, - këmbënguli zëri, - është koha për t'u zgjuar.
Lukasi mezi hap sytë. Mami po i qëndron mbi kokë duke i buzëqeshur.
- Hajde! Nxito! Bëhu gati, shpirt! – i flet ajo ëmbël e ëmbël. – Mëngjesi është gati. Gjërat e tua i ke mbi karrige.
Lukasi çohet ngadalë dhe shikon rrobat gjithë kureshtje. Mami kishte lënë aty një kostum dhe një palë çizme të argjendta. Përse vallë? Papritur u kujtua. Sot ai kishte ditëlindjen dhe mbushte 8 vjeç!

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928023346
ean13
9789928023346
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001806

Botuesi: Pegi

Princer dhe princesha, Vol. 1

Në këtë vëllim janë paraqitur përrallat:• Bardha dhe Roza, sipas Vëllezërve Grim• Gishtëza, sipas Hans Kristian Andersenit• Princi dhe jetimja, sipas Vëllezërve Grim• Lëkura nga njëmijë kafshë, sipas Vëllezërve Grim• Pata e artë, sipas Vëllezërve Grim

Çmimi 6,77 
More
Në gjendje

Referenca: 2420

Botuesi: Pegi

Princer dhe princesha, Vol. 2

Princi Zhabjak, sipas vëllezërve GrimVëllathi e motërza, sipas vëllezërve GrimKëpucët e ballos, sipas vëllezërve GrimMjellmat e egra, sipas Hans Kristian Andersenit

Çmimi 6,77 
More
Në gjendje

Referenca: 2746

Botuesi: Pegi

Perralla nga bota, vol. 1

Në këtë vëllim janë mbledhur përrallat: "Baba Jaga" nga Rusia, "Arushi i Nënës Plakë" nga Groenlanda, "Kekediuru dhe Magjistarja" nga Afrika, "Perla e Dragoit" nga Kina dhe "Zogu i zjarrtë dhe Ujku Gri" nga Rusia.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2444

Botuesi: Te tjere

Lisi dhe milingona, Viktor Canosinaj

Viktor Canosinaj lindi në vitin 1960. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi në qytetin e Durrësit. I ati shërbente që nga viti 1953 si oficer marine në Flotën Ushtarake Detare. Në vitin 1965 familja e tij transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë.

Çmimi 3,12 
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Një udhëtim i rrezikshëm, Bedri Dedja

Aventurat e tyre do t’i rrëmbejnë lexuesit e vegjël për t’i çuar në Festivalin e Gjëraxhepit, në qytetin famëkeq të Helmegazisë, e deri në Monopatin e torturave gramatikore e matematikore… Por çfarë ndodh më pas me ta?

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001954

Botuesi: Botart

Akademia e Futbollit, Bashkimi i djemve, Tom Palmer

Xheku e do fort futbollin dhe ëndërron të bëhet futbollist profesionist. Por e merakos gjatësia e trupit. Po sikur të jetë shumë i shkurtër për futboll? Ditën e provës për të hyrë te nën - dymbëdhjetëvjeçarët e Bashkimit, Xheku e përdor shpejt topin dhe për pak shënon... por nuk e di nëse mjafton aq.

Çmimi 6,25 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Im ungj Osvald, Roald Dahl

Nëpërmjet një gjetjeje të pashoqe, Brumbullit sudanez të Fshikëzës, i cili, as më shumë, as më pak, është pararendësi i viagrës së sotme dhe, kësodore, një afrodiziak i jashtëzakonshëm, Osvaldi është një sipërmarrës i pacipë, që kërkon të nxjerrë fitime marramendëse me anë të pluhurit çudibërës dhe hireve ngashënjyese të Jasminës, partneres së tij.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001870

Botuesi: Te tjere

Ata kërkonin lumturinë, Viktor Canosinaj

Është historia e një grupi fëmijësh shqiptarë që ikin në Itali fshehurazi, në kërkim të një jete më të mirë dhe atje ndeshen me një sërë ngjarjesh që as nuk i kishin çuar nëpër mend, si shfrytëzimi i fëmijëve për lypje dhe prostitucion, trafikimi i tyre etj. 

Çmimi 4,16 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Kali i luftës, Michael Morpurgo

Në rrokopujën vdekjeprurëse të Luftës së Parë Botërore një kalë përjeton realitetin e betejës nga të dyja anët e llogoreve. Xhoi na tregon për mbijetesën e miqësive të vërteta edhe në kohërat më të tmerrshme.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)