• Banner

Perralla te koheve te vjetra, Agnes Laroche, Severine Onfroy, Charlotte Grossette, Sophie de Mullenheim, Ghislaine Biondi
  • Perralla te koheve te vjetra, Agnes Laroche, Severine Onfroy, Charlotte Grossette, Sophie de Mullenheim, Ghislaine Biondi

Përralla të kohëve të vjetra

Tetë përralla për kohët e vjetra, të mbushura me bëma heronjsh, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për t'i lexuar vetë.

5,53 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përralla të kohëve të vjetra
Gjinia: Përralla
Autori: Grup Autorësh
Shqipëroi:  Mimoza Mema
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2013
Fq. 64
Pesha: 0.322 kg.
ISBN: 978-9928-02-336-0

Mbi librin

Tetë përralla për kohët e vjetra, të mbushura me bëma heronjsh, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për t'i lexuar vetë. Në këtë vëllim janë përmbledhur përrallat: "Bëma e Kraut" dhe "Nofka e Atohit" të Agnès Laroche; "Stallieri akrobat" të Sèverine Onfroy; "Në kërkim të vezës së diellit" dhe "Tuti dhe hajdutët e piramidave" të Charlotte Grossette; "Një kantier ndërtimi plot me kurthe" dhe "Një kalë i veçantë" të Sophie de Mullenheim; "Xhaxha Çarli do të bëhet mbret" të Ghislaine Biondi.

Fragmente nga libri

Bëma e Kraut

Na ishte njëherë një djalosh indian që e quanin Krau... Një ditë Krau, i biri i Rhulit dhe nipi i Otorit, po rrinte para zjarrit me vetulla të ngrysura. Ai donte të hynte në shkollën e gjuetarëve të mamuthëve, por që ta pranonin, i duhej që për dy ditë të realizonte i vetëm një bëmë, ashtu siç kishin bërë të gjithë vëllezërit e tij më të mëdhenj, ndryshe... Dy ditë, vetëm dy ditë...

Stallieri akrobat

Në kështjellën e zotit Govan, Flaviani është stallier dhe stërvitës i kuajve. Ai di të hipë në kalë me një të kërcyer dhe të përdorë mirë shpatën. Babai i tij këmbëngul që ai të bëhet kalorës, por djali e ka mendjen t'u kacavirret pemëve! Ai vdes për lartësitë dhe i ka zili zogjtë... Ah, sikur të fluturonte edhe ai...! Flaviani nuk ia ka thënë kurrë babait të tij, por ai e urren armaturën e rëndë prej hekuri të kalorësit!

Në kërkim të vezës së diellit

Na ishte një princeshë vikinge, shumë e sëmurë... Atë dimër në mbretërinë e vikingëve bënte aq ftonte, sa princesha Olga u sëmur rëndë. Doktori i kështjellës e vizitoi dhe psherëtiu:
- Është keq, por unë di një ilaç që i shëron ethet e dimrit.
- Përgatite shpejt dhe ma shpëto vajzën, - i thotë mbreti i shqetësuar.
- Për fat të keq, më mungon një përbërës që nuk gjendet në vendin tonë të akullt. Është veza e diellit.

Një kantier ndërtimi plot me kurthe

Njëherë e një kohë, shumë kohë më parë, Markusi mbërriti në Kaliga, për të ndërtuar një ujësjellës që do të sillte ujin e pijshëm në qytet. Vera po ikte dhe nuk kishte më kohë! Nëse punimet nuk do të mbaronin para dimrit, toka dhe gurët do të ngrinin dhe burrat nuk mund të punonin dot. Por Brutusi i urryer, tregtari më i pasur dhe më i fuqishëm i Kaligës, po përpiqej me çdo kusht që të pengonte punën për ndërtimin e ujësjellësit. Ai ishte i vetmi që kishte pus në qytet.

Tuti dhe hajdutët e piramidave

Sot shkretëtira ka shumë gjallëri. Mijëra njerëz janë mbledhur rreth piramidës për fazën e fundit të ndërtimit: në majë të monumentit do të vendoset blloku i madh i gurit.
- Ooooo, hop! – shfryjnë punëtorët duke ngritur peshën e rëndë.
- Dua t'i ndihmoj edhe unë, - thërret një fëmijë nga turma.
- E ke parë veten sa je, picirruk? – i thotë drejtuesi i kantierit. – Hajde, shpejt! Mbaro atë punë që të kanë dhënë!
Turivarur, Tuti drejtohet nga hyrja e piramidës.

Një kalë i veçantë

Belori nuk ka shumë qejf të punojë. Po, po! Belori nuk është kalë pune! Megjithatë, jo shumë kohë më përpara, ai ishte një kalë shumë i lumtur: ishte kalë taksi dhe tërhiqte gjithë krenari një pajton të bukur prej druri e çonte lart e poshtë udhëtarë sipas kërkesave. Por pajtoni ka dalë nga moda. Pronari e plas atë në një cep të hangarit dhe preferon makinën e madhe që tymos, psherëtin, teshtin, që bën zhurmë dhe i bie borisë me sa fuqi që ka.

Xhaxha Çarli do të bëhet mbret

Na ishte një mbret i vogël...
- Përkuluni! Po vjen Mbreti! – lajmëron me një zë të trashë kryeoborrtari.
të gjithë oborrtarët përkulen. Dhe ja, hyn mbreti me qenin e tij të vogël në krahë. Kur kalon nëpër sallën mbretërore, të gjithë pëshpëritin: "Sa i ëmbël është mbreti ynë i vogël Filipon". Por fëmijës nuk i pëlqen të jetë mbret. Ai do të donte më shumë të luante me fëmijët e tjerë sesa të ulej në fron.

Nofka e Atohit

Është natë e madhe për Atohin... Bualli i ndershëm, kryetari i tribusë, e thërret Atohin dhe i thotë:
- Ka ardhur koha që të zgjedhësh një nofkë, emrin e një kafshe, të cilën ti e ndien më afër nga të gjitha dhe që do të të udhëheqë gjithë jetën. Ti do të nisesh vetëm, që sonte, dhe nuk do të kthehesh po të mos kesh bërë zgjedhjen.
- Uhhh! – shryn ai.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928023360
ean13
9789928023360
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001573

Botuesi: Aeditions

Fabulat më të bukura, Jean de La Fontaine

Përmbledhja më e plotë në shqip e fabulave të La Fontenit! Me ilustrimet e mrekullueshme dhe me shqipërimin e përkryer, të mahnisin me dinamikën, freskinë, satirën dhe vërtetësinë që karakterizojnë veprën e fabulistit gjenial.

Çmimi 10,20 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001806

Botuesi: Pegi

Princer dhe princesha, Vol. 1

Në këtë vëllim janë paraqitur përrallat:• Bardha dhe Roza, sipas Vëllezërve Grim• Gishtëza, sipas Hans Kristian Andersenit• Princi dhe jetimja, sipas Vëllezërve Grim• Lëkura nga njëmijë kafshë, sipas Vëllezërve Grim• Pata e artë, sipas Vëllezërve Grim

Çmimi 5,53 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2420

Botuesi: Pegi

Princer dhe princesha, Vol. 2

Princi Zhabjak, sipas vëllezërve GrimVëllathi e motërza, sipas vëllezërve GrimKëpucët e ballos, sipas vëllezërve GrimMjellmat e egra, sipas Hans Kristian Andersenit

Çmimi 5,53 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2746

Botuesi: Pegi

Perralla nga bota, vol. 1

Në këtë vëllim janë mbledhur përrallat: "Baba Jaga" nga Rusia, "Arushi i Nënës Plakë" nga Groenlanda, "Kekediuru dhe Magjistarja" nga Afrika, "Perla e Dragoit" nga Kina dhe "Zogu i zjarrtë dhe Ujku Gri" nga Rusia.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001878

Botuesi: Te tjere

Lamtumire, guacka ime, Viktor Canosinaj

Dy fëmijë, motër e vëlla, bëjnë çmos t'i mbajnë të bashkuar prindërit e tyre, që po shkojnë drejt ndarjes. Në ndihmë ju vjen një vajzë jetime e shndërruar prej vitesh në guackë, e cila merr pjesë gjallërisht në ngjarjet e librit dhe bëhet shpëtimtare për familjen e fëmijëve. 

Çmimi 2,13 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Gjyshi im gazmor, Angela Nanetti

"Kur isha katër vjeç, kisha katër gjyshër, dy në qytet dhe dy në fshat..."Kështu fillon ky libër që rrëfen për një gjysh të jashtëzakonshëm dhe një qershi, për patën Alfonsinë dhe bashkëshortin e saj, Orestin, për gjyshe Teodolinën dhe për natyrën e saj të butë

Çmimi 2,98 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Superaventurat e Elenës, Philip Osbourne

Pra, imagjinoni gëzimin e tyre kur Elena i përfshin në hetimet  mbi vjedhjen misterioze që rrezikon daljen e CD-së së re e të shumëpritur të Lady Vagas…  Në këtë vrap të shfrenuar kundër kohës, hetueset e vogla duhet të angazhohen jo vetëm të  gjejnë fajtorin (a do ia dalin?), por edhe të përballen me frikërat e tyre, duke u ndierë në  përfundim të...

Çmimi 5,87 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Sekreti i Mhoragës, Shtegu i Ndaluar, vol. 1, Martin Barry

Kur djaloshi Xhon Emil Talbot mëson mbi ekzistencën e Ragdanorit – një përbindësh hibrid, njëkohësisht gjarpër deti dhe krijesë liqenore – nuk ka më dyshime se një botë e re po i hapet përpara syve, duke e kredhur jetën e tij në zemër të një aventure të panjohur lufte, dashurie, tradhtie dhe gjuetie përbindëshash.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Kali i luftës, Michael Morpurgo

Në rrokopujën vdekjeprurëse të Luftës së Parë Botërore një kalë përjeton realitetin e betejës nga të dyja anët e llogoreve. Xhoi na tregon për mbijetesën e miqësive të vërteta edhe në kohërat më të tmerrshme.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)