• Banner

Rudi Noçka, Derri Atlet, Uwe Timm

Vogëlushja Cupi fiton në një festë një derrkuc të vogël, të cilin ajo, edhe pse në kundërshtim me dëshirën e prindërve të saj, dëshiron ta mbajë patjetër si kafshë shtëpiake. Në një mënyrë krejt argëtuese, ky libër tregon çmendurinë e përditshme në një familje me tre fëmijë, me këtë kafshë shtëpiake të pazakontë, që rritet shumë shpejt.

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rudi Noçka, Derri Atlet
Origjinali: Rennschwein Rudi Rüssel
Gjinia: Roman
Autori: Uwe Timm
Shqipëroi: Pandeli Pani
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2012
Fq. 144
Pesha: 0.168 kg.
ISBN: 978-99943-0-298-7

Mbi librin

"Në shtëpinë tonë kemi një derr. Nuk e kam fjalën për motrën time të vogël, Cupin." Gjithçka fillon me një tombola... Vogëlushja Cupi fiton në një festë një derrkuc të vogël, të cilin ajo, edhe pse në kundërshtim me dëshirën e prindërve të saj, dëshiron ta mbajë patjetër si kafshë shtëpiake. Në një mënyrë krejt argëtuese, ky libër tregon çmendurinë e përditshme në një familje me tre fëmijë, me këtë kafshë shtëpiake të pazakontë, që rritet shumë shpejt.

Natyrisht që për këtë nuk duhet të marrë vesh gjë qiradhënësi i shtëpisë, që edhe vetëm nga zhurmat e fëmijëve ndihet mjaft i bezdisur. Historia merr një rrjedhë të shpejtë kur Rudi nis të vrapojë shumë më shpejt nga gjithë të tjerët dhe bëhet kështu i famshëm në qytet si "derrkuci i garave".

Fragment nga libri

"Përjashta!" – klith ai dhe e nxjerr familjen bashkë me derrin në rrugë. Ata hyjnë në një shtëpi në anë të një fushe futbolli. Babai bëhet kujdestar i fushës, kurse Rudi maskotë e suksesshme deri sa një ditë arbitri i nxori kartelën e kuqe. Kjo qe një goditje e rëndë, sepse kryesia e shoqatës kërkon një dëshmi që derri nevojitet për të kryer një veprimtari artistike. Vetëm në këtë rast Rudi mund të qëndrojë tek parku sportiv...

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000054

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia pa mbarim, Michael Ende

Ky roman i botuar më 1979, i përkthyer menjëherë në shumë gjuhë të huaja të botës dhe i nderuar me dhjetë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, është libri i një fantazie shpërthyese, që mbart në vetvete një ndërthurje filozofish të larmishme, ku kritika ndaj epokës sonë mbështillet nga simboli artistik dhe ku lënda poetike dhe misteri i nënshtrohen një...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000801

Botuesi: Cabej

Shtrigat, Roald Dahl

A e dini si njihen shtrigat? Shtrigat prej vërteti, jo shtrigat e përrallës? Ç'ngjyrë ka pështyma e shtrigave? Po të hasni Shtrigëmadhen, e dini kush është kjo? Jua merr mendja se ç'ju punon ajo fëmijëve? Ç'erë bien kalamajtë për hundët e shtrigave?

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Dentistja shtrigë, David Walliams

Errësira kishte mbërritur në qytet. Gjëra të çuditshme po ndodhnin në pisk të natës. Fëmijët, kur binin të flinin, fusnin nën jastëk dhëmbin e rënë për zanën e dhëmbëve, por kur zgjoheshin në mëngjes gjenin... një kërmill të ngordhur... një merimangë të gjallë... qindra gërshërza që dilnin nga poshtë jastëkut.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Qofte miu, David Walliams

Njihuni me Zoen. Ajo ka plot arsye për të qenë e dëshpëruar:• Njerka e saj, Shejla, është kaq përtace sa i kërkon Zoes t'i fshijë edhe hundët.• Rrugaçja e shkollës, Tina Trotsi, ia bën jetën ferr për së gjalli, sidomos kur ia lëshon gëlbazën mu në kokë.• Por, mbi të gjitha, ai Bërti i poshtër ka plane të frikshme për miushin e saj.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Im ungj Osvald, Roald Dahl

Nëpërmjet një gjetjeje të pashoqe, Brumbullit sudanez të Fshikëzës, i cili, as më shumë, as më pak, është pararendësi i viagrës së sotme dhe, kësodore, një afrodiziak i jashtëzakonshëm, Osvaldi është një sipërmarrës i pacipë, që kërkon të nxjerrë fitime marramendëse me anë të pluhurit çudibërës dhe hireve ngashënjyese të Jasminës, partneres së tij.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Momoja, Michael Ende

Në këtë libër bëhet fjalë pikërisht për enigmën "kohë", një enigmë që mund të preokupojë njëlloj fëmijë dhe të rritur meditues, të cilët ende nuk kanë harruar të dyshojnë për atë që në dukje është e qartë. Historia e Momosë është vendosur në atë perandori të fantazisë që ndodhet në Askund dhe Kurrë ose edhe në një të Tanishme pa kohë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Anatomia e Keit, Adam Kay

Trupi i njeriut është i jashtëzakonshëm, mahnitës, dhe… fort i çuditshëm…  I çuditshëm është yti. I çuditshëm është imi. Madje i çuditshëm është edhe ai i mësuesit tënd të matematikës. 

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Liqeni i Fshehtë, Karen Inglis

Një qenush i humbur, një tunel i fshehtë i kohës dhe një liqen i padukshëm i çojnë Stelën dhe Tomin në shtëpinë e tyre dhe fëmijët që jetojnë atje 100 vjet në të kaluarën. Këtu ata bëjnë miq dhe armiq dhe zbulojnë lidhje të çuditshme me të kaluarën...

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2944

Botuesi: Dituria

Pema misterioze, Donatela Bindi Mondaini

Në vjeshtën e vitit 1943, në një çast dramatik të Luftës së Dytë Botërore, katër fëmijë shkojnë mysafirë te gjyshja. Kozimo i mençur, Xhinevra çapkëne, Dianora e urtë dhe vogëlushi Filip, së bashku me mikun e tyre Vierin, jetojnë pa e vrarë mendjen deri ditën kur kureshtja i shtyn të zbulojnë një të fshehtë të moçme.

Çmimi 250 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000053

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 1, Thesari i Popullit, Eoin Colfer

Kush është Artemis Fowl – i? Një gjeni? Natyrisht, përderisa arrin të lozë me teknologjinë ashtu si të tjerët lozin me ushtarët e vegjël. Një kriminel? Pa dyshim që po: prejardhja e tij nga një plejadë e vjetër dhe e shquar keqbërësish nuk është e rastësishme.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)