• Banner

  • Ka mbaruar

Na ishte njëherë, në shqip dhe anglisht, Margaret M. Hasluck

Duke bërë një përjashtim nga rregulli universal i përrallës, që thotë se janë të moshuarit ata që u tregojnë përralla të miturve, Hasluck na ofron 16 mbrëmje përrallore, por këtë herë janë të vegjlit ata që tregojnë përralla në vend të të rriturve, emrat e të cilëve janë regjistruar dhe shënuar me kujdes nën titullin e përrallës.

400 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Na ishte njëherë, në shqip dhe anglisht
Origjinali: Once upon a time
Gjinia: Përralla
Autori: Margaret M. Hasluck
Shtëpia botuese: Korbi
Viti: 2006
Fq. 140
Pesha: 0.181 kg
ISBN: 978-99943-620-9-7

Koment nga Virgjil Muçi

"Once upon a time" me këtë togfjalësh që mbart e ushtron prej shekujsh që s'mbahen mend te dëgjuesit dhe lexuesit po atë pushtet magjepsës që ka çdo frazë dhe formulë magjike, shkon dhe i fton Margaret M. Hasluck bashkëkombasit e vet, por jo vetëm ata, në universin e përrallës së rrëfyer në shqip.

Bëhet fjalë për një përmbledhje të pazakontë me përralla, them të pazakontë, jo dhe aq për faktin se lexuesi i sotëm mund ta shijojë edhe në gjuhën angleze, përbri tekstit në shqip, por për faktin se si erdh e u ngjiz ky libër, në mos i humbur, i mbuluar prej pluhurit të harresës së viteve.

Duke bërë një përjashtim nga rregulli universal i përrallës, që thotë se janë të moshuarit ata që u tregojnë përralla të miturve, Hasluck na ofron 16 mbrëmje përrallore, sipas një rregulli të moçëm sa edhe përralla rrëfehet një përrallë për çdo natë, por këtë herë janë të vegjlit ata që tregojnë përralla në vend të të rriturve, emrat e të cilëve janë regjistruar dhe shënuar me kujdes nën titullin e përrallës.

Mbi autoren

Margaret Masson Hardie Hasluck u lind më 18 qershor 1885 në Skoci, ku edhe u diplomua në universitetin e Aberdinit në vitin 1907. Studimet pasuniversitare i vijoi në Kembrixh, të cilat i përfundoi më 1911. Martohet me Frederick William Hasluck dhe jeton me të në Athinë, prej kah ndërmarrin udhëtime në Turqi dhe vende të ndryshme të Ballkanit.

Më 1916, Frederick u sëmur nga turbekulozi dhe katër vjet më pas do të vdiste. Pas humbjes së bashkëshortit, Margaret Hasluck do ta ngrinte strehën e vet në Shqipëri, në Elbasan, ku do të kalonte 13 vjet nga jeta e saj (edhe sot e kësaj dite banorët e vjetër të qytetit mund të të tregojnë me gisht cotagge – n ku jetonte anglezja) duke u marë me studime antropologjike.

Me punën, dashurinë dhe përkushtimin e saj, Margaret Hasluck erdh e u shndërrua në një legjendë të gjallë për vendasit, ashtu si edhe pararendësja zëmadhe, Edith Durham. Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, në vitin 1939, Hasluck u largua nga Elbasani e u vendos fillimisht në Athinë dhe më pas në Kostandinopojë. Në 18 tetor të vitit 1948, Margaret Hasluck vdiq prej leuçemisë në Dublin.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789994362097
ean13
9789994362097
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Rebelet, Jennifer Mathieu

Vivi merr një fletushkë që mamaja e saj e ruante në një kuti me kujtime dhe krijon një revistë feministe, të cilën e shpërndan në mënyrë anonime në të gjithë ambientet e shkollës. Po e bën këtë thjesht për t’u shfryrë, por ja që mjaft vajza e mbështesin.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Shëtit dy hëna, Sharon Creech

 Gjatë rrugës, Sali rrëfen historinë e çuditshme dhe emocionuese të shoqes së saj, Fibit. Me shtimin e kilometrave, ndërsa historia e Fibit bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar, fillon të nxjerrë kryet historia e vet Salit. Duke shtjelluar të fshehtën e Fibit, Sali i afrohet gjithnjë e më shumë zbulimit të së vërtetës që fshihet pas udhëtimit të vet, që do të...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Gjyshi në kornizë, Ermir Nika

Në këtë libër "Gjyshi në kornizë", autori sjell me emocion një ngjarje kulmore, nga jeta e një gjyshi dhe nipit të tij. Fëmija ndodhet para vështirësish natyrore, të cilat shumëfishohen nga humbja aksidentale e gjyshit.

Çmimi 420 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Ideart

Deni Dingëll, Gjetje fantastike, Këmbëhekuri i fuqishëm, Angie Lake

Deni Dingëlli – i rrezikshëm për fqinjët dhe kërcënim për kafshët e tyre shtëpiake – është rikthyer! Ndodhi që, duke provuar nëse funksiononte apo jo shpikja e tyre më e re, rrezengrirësi, ngordhi kameleoni fitues i disa çmimeve të zotit Nesbit. Kështu, “për të mësuar disiplinën”, Deni dhe Persi dërgohen të ndjekin kursin e xhuxhicusë... 

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Sekreti i Mhoragës, Thellësitë e liqenit të harruar, vol. 3, Martin Barry

E çliruar nga burgu i qelqtë në Qendrën Botërore të Kriptozoologjisë, Mhoraga rikthehet në Skoci për t'iu kundërvënë planeve hakmarrëse të Vangorit të kobshëm, i cili mbjell kaos ngado që kalon me qëllim që të shtjerë në dorë kristalin e ndritshëm, i cili është nën ruajtjen e të riut Xhon Emil Talbot (Xhet).

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Ola ia mban nga shtëpia, Ingunn Thon

Ola është një vogëlushe disi e pasigurt, por ka një dhunti të veçantë për shpikje dhe një shoqe për kokë, me të cilën nuk mërzitet kurrë. Në një nga shëtitjet e tyre të shkurtra në zemër të pyllit, dy vogëlushet zbulojnë një kuti postare të verdhë dhe të ndryshkur mes shkurreve. E pabesueshme! Në të gjendet një kartolinë drejtuar Olës, ku është shkruar...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Spiunia që pëlqente drekat e shkollës, Pamela Butchart

Izi është vërtet e kënaqur që e kanë caktuar kujdestare të vajzës së sapoardhur në shkollë. Matilda është franceze dhe Izi me shoqet e saj mezi presin t’i tregojnë depon e tyre dhe fluturën e natës atje e ta ndihmojnë që të shmangë drekat e shkollës (të njohura edhe si HELM).

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Babi i keq, David Walliams

Babi i Frenkut ishte një kampion në garat me makina. Mbreti i Pistës. Gilberti i Madh! Por pasi pëson një aksident që e çon nga hero në zero, Frenku me Gilbertin mbeten pa asgjë... dhe bien në kthetrat e një bosi krimi dhe larove të tij. Dhe, pasi Gilberti flaket në burg, vetëm Frenku mund t'i vijë në ndihmë...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Rënia e Fergalit, Philip Ardagh

Libri fantastik i shkrimtarit brilant për fëmijë,Filip Ardash. Fergali ra nga kati i 12-të për të mos e kapur,por atë s’e pa askush. Vdiq ai,apo...Fergali sajoi një rreng tjetër për motrën dhe miqtë? Kush e fitoi konkursin,motra e tij e varfër dhe pa përkrahje,apo ato vajzat e tjera që favorizonte juria? 

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2566

Botuesi: Cabej

Xhipi ne televizor, Gianni Rodari

Titulli: Xhipi në televizor dhe ndodhi të tjera në orbitëOrigjinali: Gip nel televisore e altre storie in orbitaGjinia: PërrallaAutori: Gianni RodariShqipëroi: Neka TurkeshiShtëpia botuese: ÇabejViti: 2002Fq. 128Pesha: 0.221 kgISBN: 978-99927-33-32-2

Çmimi 650 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)