Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Hajdi, Johanna Spyri
  • Hajdi, Johanna Spyri

Hajdi, Johanna Spyri

2833
Te tjere

Në tregim flitet për jetën e një vajze nga Zvicra, për momentet e paharrueshme që ajo kalon në shtëpinë në mal, me të cilën është shumë e lidhur dhe për vajtjen e saj në qytet, ku jeta i duket si burg. Me personazhin e Hajdit, shkrimtarja ka treguar qartë simpatinë që ajo ka ndaj instikteve dhe dëshirave të fëmijëve.

3,40 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Hajdi
Origjinali: Heidi
Gjinia: Roman
Autori: Johanna Spyri
Shqipëroi: Rozeta Meta
Shtëpia botuese: Zambaku
Viti: 2011
Fq. 148
Pesha: 0.181 kg
ISBN: 978-99956-08-45-3

Mbi librin

Hajdi është një tregim i këndshëm për fëmijë. Kjo është një ndër veprat e shumta të shkrimtares zvicerane Johanna Spyri, e cila u nda nga jeta në Zyrih në vitin 1901. Ajo u bë e famshme me tregimin "Heimathlos", në faqen e parë të të cilit ka përdorur shprehjen "Ky libër është shkruar për fëmijë po aq sa është shkruar dhe për ata që i duan fëmijët".

Në tregim flitet për jetën e një vajze nga Zvicra, për momentet e paharrueshme që ajo kalon në shtëpinë në mal, me të cilën është shumë e lidhur dhe për vajtjen e saj në qytet, ku jeta i duket si burg. Me personazhin e Hajdit, shkrimtarja ka treguar qartë simpatinë që ajo ka ndaj instikteve dhe dëshirave të fëmijëve.

Njësoj si Hans Kristian Anderseni – i, edhe Spyri është e aftë të përcjellë në veprat e saj jetën e thjeshtë të botës së pafajshme të fëmijëve. Në të gjitha veprat e saj vihet re një dëshirë e fortë për t'i mbrojtur fëmijët nga keqkuptimet dhe sjelljet jo të përshtatshme, të cilat do të pengonin zhvillimin e natyrshëm të karakterit dhe jetës së tyre, siç edhe do të pengonin lumturinë e tyre.

Shkrimtarja i ka përshkruar aq bukur vendet në të cilat zhvillohen ngjarjet dhe i ka përshtatur aq mirë personazhet e saj me këto vende, sa lexuesit i krijohet ndjesia sikur po jeton në ato vende bashkë me personazhet e rrëfimit.

Detajet e librit
Te tjere
2833
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Në kornizë, Frank Cottrell Boyce

Njihuni me Dilan Hjunë:• Ai është i vetmi djalë në qytezën e tij të lindjes.• Ai i njeh të gjitha makinat që vijnë atje dhe se ç'shije patatinash pëlqen secili shofer.• Ai nuk është fare i gatshëm të ngatërrohet në një grabitje, ndonëse ajo është një kryevepër kriminale.
8,50 GBP
More

Referenca: 2428

Botuesi: Bota Shqiptare

Rreth botës për 80 ditë (përshtatje për fëmijë), Zhyl Vern

Zhyl Verni lindi në qytetin e Nantës, në Francën Perëndimore. Ai filloi studimet për drejtësi në Paris, por i ndërpreu ato për të filluar karrierën e tij si shkrimtar. Ai filloi të bashkëpunonte me botuesin Pierre - Jules Hetzel, i cili e ndihmoi Vernin të publikonte veprat e tij dhe i dha disa këshilla për fushën e letërsisë.
2,55 GBP
More

Botuesi: Dituria

Dritonjëza dhe fëmijët e detit, Annet Schaap

Shpejt Dritonjëza përfshihet në një aventurë përrallore brenda një bote sirenash e piratësh, ku i duhet të luftojë me të gjitha forcat për miqësinë, lirinë dhe të drejtën për të qenë ndryshe
7,65 GBP
More

Botuesi: Dituria

Princeshëza e hënës, Virgjil Muçi

Princeshëza e hënës është një ëndërr që flatron mbi krahët e imagjinatës dhe na shpie në planetin e argjendtë, atje ku dita e nata, realiteti e fantazia, jeta e vdekja ndërthuren dhe këmbejnë rolet me njëri-tjetrin.
5,95 GBP
More

Botuesi: Te tjere

Eskili në prozë, përshtatje për fëmijë, Janis Benekos

Eskili, poeti i parë i madh i Greqisë së Lashtë, luftëtar dhe këngëtar i lirisë së atdheut dhe i fitores së demokracisë mbi tiraninë, i patriotizmit dhe i së vërtetës. Edhe pse lëndën e mori nga mitologjia, ai mbrujti me të probleme të rëndësishme të shoqërisë së kohës: gdhendi shpirtra guximtarë dhe liridashës të përmasave të jashtëzakonshme.
7,65 GBP
More

Botuesi: Albas

I fundmi i Kastriotëve, Bedri Dedja

Në vitin 1481, pasi u rrit e u bë burrë, Gjon Kastrioti vendosi të kthehej në Krujë për të organizuar një kryengritje, me dëshirën për të vazhduar bëmat e atit të tij, Skënderbeut të lavdishëm.Si do të vijojnë përpjekjet e tij për ta çliruar Shqipërinë nga zgjedha turke, në rrethanat e reja që janë krijuar në vend, pesëmbëdhjetë vite pas vdekjes së të atit?
5,95 GBP
More

Botuesi: Te tjere

Na ishte njëherë, në shqip dhe anglisht, Margaret M. Hasluck

Duke bërë një përjashtim nga rregulli universal i përrallës, që thotë se janë të moshuarit ata që u tregojnë përralla të miturve, Hasluck na ofron 16 mbrëmje përrallore, por këtë herë janë të vegjlit ata që tregojnë përralla në vend të të rriturve, emrat e të cilëve janë regjistruar dhe shënuar me kujdes nën titullin e përrallës.
3,40 GBP
More

Botuesi: Albas

Kalamajtë e pallatit tim, vol.1, Bedri Dedja

Më pas ngjarjet ndjekin deri në oborr fëmijët e moshave të ndryshme që argëtohen në lojëra e vrapime, që dinë të krijojnë skuadrat e tyre, apo të organizojnë kohën e lirë.
6,38 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000975

Botuesi: Dituria

Dy vjet pushime, Jules Verne

Djemtë e një kolegji gjenden të vetëm në bordin e anijes Slougi - përfundojnë, për shkak të një shtrëngate në Oqeanin Paqësor, në një ishull të shkretë ku do të qëndrojnë dy vjet... për pushime të detyruara!
6,80 GBP
More

Referenca: 2834

Botuesi: Bota Shqiptare

Djemte e rruges Pal, Ferenc Molnar

Në shpirtin fëminor të Bokës, i cili shihte me mall bankën e Nemeçekut, për herë të parë ishin ngjallur ndjenja të papërcaktuara. Kjo gjë e quajtur jetë ishte shumë e çuditshme. Ndonjëherë na mbush me gëzim e ndonjëherë na mbyt me hidhërim.
8,50 GBP
More

Referenca: 2983

Botuesi: OMSCA-1

Shtate australianet e vegjel, Ethel Turner

Ngjarjet zhvillohen në Sidnei, Australi. Shtatë fëmijët futen në telashe nga më të ndryshmet, megjithëse përpiqen shumë që të sillen mirë. Të renditur nga mosha një vjeç deri në gjashtëmbëdhjetë vjeç, fëmijët Ullkot pothuajse janë lënë që të veprojnë sipas qejfit.
4,25 GBP
More