• Banner

  • Perralla nga bota, vol. 1
  • Perralla nga bota, vol. 1
  • Perralla nga bota, vol. 1
  • Perralla nga bota, vol. 1

Perralla nga bota, vol. 1

Në këtë vëllim janë mbledhur përrallat: "Baba Jaga" nga Rusia, "Arushi i Nënës Plakë" nga Groenlanda, "Kekediuru dhe Magjistarja" nga Afrika, "Perla e Dragoit" nga Kina dhe "Zogu i zjarrtë dhe Ujku Gri" nga Rusia.

7,29 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përralla nga bota, vëllimi i parë (kopertinë e trashë)
Origjinali: Mon premier Larousse des contes du monde
Gjinia: Përralla
Shqipëroi: Anida Kisi
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2012
Fq. 108
Pesha: 0.504 kg
ISBN: 978-9928-124-33-3

Mbi librin

Në këtë vëllim janë mbledhur përrallat: "Baba Jaga" nga Rusia, "Arushi i Nënës Plakë" nga Groenlanda, "Kekediuru dhe Magjistarja" nga Afrika, "Perla e Dragoit" nga Kina dhe "Zogu i zjarrtë dhe Ujku Gri" nga Rusia.

Fragmente nga libri

Baba Jaga

Na jetonte dikur, pranë një pylli të errët, një vajzë e vogël që e quanin Vasilisa. Nëna e saj vdiq dhe i ati u martua me një grua zemërligë. Sapo ai kthente krahët, njerka e trajtonte vogëlushen shumë keq. Një ditë, kur i shoqi nuk ndodhej në qytet, ajo përfitoi nga rasti që ta hiqte qafe Vasilisën.-Kam nevojë për pe dhe për një gjilpërë se do të qep sot në darkë, - i tha ajo. – Shko dhe merrja borxh tezes tënde, motrës sime që jeton në pyll.

Arushi i Nënës Plakë

Në një vend të ftohtë, të mbuluar nga bora dhe akulli, shumë afër Polit të Veriut, jetonte dikur një grua e varfër eskimeze, e moshuar dhe e vetme, e cila nuk kishte fëmijë. Kur burrat e fshatit ktheheshin nga gjuetia, i jepnin gjithmonë mish dhe dhjamë. Në shumicën e rasteve i jepnin mish foke ose balene, nganjëherë edhe mish ariu polar. Një ditë, gjahtarët vranë një arushë polare dhe e sollën në fshat. Kur filluan ta copëtonin për ta ndarë mes njëri – tjetrit, ata zbuluan në barkun e saj një arush të vogël krejtësisht të ngrirë.

Kekediuru dhe Magjistarja

Në një vend në perëndim të Afrikës, një grua ishte shtatzënë kur, papritur, dëgjoi në zë që vinte nga barku i saj:-Nënë, më lind! – i thoshte një zë fëmijëror.Për disa çaste, ajo mbeti pa fjalë nga habia, pastaj u përgjigj:-Një fëmijë që qenka i zoti të flasë që në bark të nënës, si nuk qenka i zoti të lindë vetë?!Atëherë, fëmija erdhi në jetë pa ndihmën e askujt.Pastaj, ai vështroi të ëmën dhe i tha:-Nënë, më laj!Ajo iu përgjigj:-Ai që mund të lindë vetë, mund edhe të lahet vetë.Fëmija u la krejt vetë. Pastaj i kërkoi nënës së tij që t'i vendoste një emër. Ajo iu përgjigj se zgjedhjen ia linte atij. Ai e quajti veten Kekediuru, që do të thoshte: "Ai që nuk ka frikë nga magjistaret".

Perla e Dragoit

Shumë kohë më parë, në Kinë, jetonte pranë një lumi një djalë i vogël. Ai u rrit vetëm me nënën e tij, një grua e varfër e cila ishte gjithmonë e sëmurë. Çdo ditë, ai duhet të bënte çmos që të siguronte pak ushqim, sa për të mbajtur frymën gjallë. Nga mëngjesi në mbrëmje, i ngjitej malit për të mbledhur erëza dhe fruta pylli, që i këmbente me pak oriz ose vezë te fshatarët. Një vit prej vitesh, vera qe shumë e nxehtë dhe ra kaq pak shi, sa bari dhe frutat u thanë. Djaloshit iu desh të ecte shumë derisa, më në fund, gjeti një tufë erëzash të freskëta e plot aromë në breg të lumit. Ai mblodhi një dorë të mirë kur, papritur, vuri re një sferë të shkëlqyeshme pre sedefi mbi tokë, mes barërave.

Zogu i Zjarrtë dhe Ujku Gri

Në njërën nga mbretëritë e Rusisë mbretëronte një car, i cili kishte tre djem: Dimitrin, Vasilin dhe Ivanin. Cari kishte një kopsht të jashtëzakonshëm dhe njëra nga pemët e këtij kopshti i bënte frytet e mollës të arta. Por një ditë, një hajdut i mistershëm filloi të vinte çdo natë dhe të vidhte mollët e arta. Cari u mërzit sa s'thuhet. Ai thirri të bijtë e tij dhe u tha:-Djemtë e mi të dashur, një fatkeqësi e madhe më ka rënë në kokë! Nëse njëri prej jush arrin ta kapë hajdutin e mollëve të arta, do t'i fal gjysmën e mbretërisë.

 

Detajet e librit
2746
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001806

Botuesi: Pegi

Princer dhe princesha, Vol. 1

Në këtë vëllim janë paraqitur përrallat:• Bardha dhe Roza, sipas Vëllezërve Grim• Gishtëza, sipas Hans Kristian Andersenit• Princi dhe jetimja, sipas Vëllezërve Grim• Lëkura nga njëmijë kafshë, sipas Vëllezërve Grim• Pata e artë, sipas Vëllezërve Grim

Çmimi 6,77 
More
Në gjendje

Referenca: 2420

Botuesi: Pegi

Princer dhe princesha, Vol. 2

Princi Zhabjak, sipas vëllezërve GrimVëllathi e motërza, sipas vëllezërve GrimKëpucët e ballos, sipas vëllezërve GrimMjellmat e egra, sipas Hans Kristian Andersenit

Çmimi 6,77 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Vashëza prej akulli dhe përrallëza të tjera, Mila Pavicevic

Përfshin trembëdhjetë rrëfime që përbëjnë një kombinim të zgjuar mes të mrekullueshmes dhe të mbinatyrshmes, gërshetuar me realitetin e sotëm. Është shkruar në një mënyrë të tillë sa që në fakt është e vështirë të bësh dallimin mes ç'është reale e çështë e sajuar, midis të mundurës dhe të pamundurës.

Çmimi 4,16 
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

Meri Popins, Pamela L. Travers

Kjo është Meri Popins dadoja më e famshme e të gjitha kohërave, fryt i fantazisë së shkrimtares australiane Pamela Travers, që ka shkruar tetë libra për fëmijë, dy prej të cilëve janë bërë filma nga kompania e famshme Disney.

Çmimi 9,89 
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Sekreti i Mhoragës, Thellësitë e liqenit të harruar, vol. 3, Martin Barry

E çliruar nga burgu i qelqtë në Qendrën Botërore të Kriptozoologjisë, Mhoraga rikthehet në Skoci për t'iu kundërvënë planeve hakmarrëse të Vangorit të kobshëm, i cili mbjell kaos ngado që kalon me qëllim që të shtjerë në dorë kristalin e ndritshëm, i cili është nën ruajtjen e të riut Xhon Emil Talbot (Xhet).

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Përrallat e luginës Mumin, Tove Jansson

Nëse rastis të gjesh një dragua të vogël të praruar, me putra të gjelbra, çfarë thua se mund të bësh me të? E pra, trolli Mumin kujtonte se dinte, por ja që kur e mori dragoin me vete në shtëpi, kuptoi se gjërat s'ishin aspak ashtu siç e kishte menduar.

Çmimi 7,29 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Stralisku, Roberto Piumini

Sakumati, piktor turk, u thirr për të pikturuar muret e bardha mes të cilave jetonte një fëmijë, i mbyllur për shkak të një sëmundjeje të çuditshme. Raporti ndërmjet piktorit, fëmijës dhe të atit nuk do të jetë një kontratë e thjeshtë pune, por një pakt marrëdhëniesh njerëzore.

Çmimi 5,73 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)