• Banner

Gjyshja Gango, David Walliams

Benit i ngjethet mishi të rrijë te shtëpia e llahtarisur e gjyshes çdo të premte mbrëma. Por pastaj zbulon sekretin e saj... Bashkohu edhe ti në aventurën e Benit, ndërsa ai me gjyshen planifikojnë grabitjen më të madhe në historinë e botës. E sigurtë që do të qeshësh, mbase edhe qan. Dhe kurrë nuk ke për të pasur të njëjtin.

900 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gjyshja Gango
Origjinali: Gangsta Granny
Gjinia: Roman
Autori: David Walliams
Shqipëroi: Artan Miraka
Shtëpia botuese: Botart
Viti: 2012
Fq. 263
Pesha: 0.331 kg
ISBN: 978-9928-116-28-4

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Njihu me gjyshen e Benit. Ajo i ngjan shumë gjyshes së librit tënd: ka flokë të bardhë, ka dhëmbë të rremë, mban shami letre të përdorura te mënga, dhe... është hajdute ndërkombëtare bizhuterish!!! Benit i ngjethet mishi të rrijë te shtëpia e llahtarisur e gjyshes çdo të premte mbrëma. Por pastaj zbulon sekretin e saj...

Bashkohu edhe ti në aventurën e Benit, ndërsa ai me gjyshen planifikojnë grabitjen më të madhe në historinë e botës. E sigurtë që do të qeshësh, mbase edhe qan. Dhe kurrë nuk ke për të pasur të njëjtin mendim.

Komente mbi librin

"Në këtë libër perlë, Walliams ndërthur komedinë e vërtetë me një mesazh emocional."

Daily Mail

"Të gjithë ata që mendojnë se gjyshet nuk dinë gjë tjetër, veç të vishen me të zeza dhe të luajnë letra, do të gajasen së qeshuri."

Telegraph

"Jashtëzakonisht dëfryese... histori komike, prekëse dhe ndonjëherë e trishtueshme."

Daily Express

Mbi autorin

David Wallimas është autori i tri novelave shume të famshme për fëmijë: Djali me fustan, Zotni Qelbashi dhe Djali miliarder. Ai ka fituar një sërë çmimesh për veprat e tij. Gjyshja Gango është libri i katërt i Davidit – shumë dëfryes! David, së bashku me Matt Lucas, është gjithashtu krijuesi i komedive të njohura mjaft të famshme Britania e Vogël dhe Eja fluturo me mua. Porse, ndërkaq, ai është pothuajse po kaq i njohur edhe në fushën e bamirësisë, ku përfshihet kalimi me not i Tamizit në vitin 2011.

Detajet e librit
2701
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2700

Botuesi: Botart

Zotni Qelbashi, David Walliams

Kloeja është vajza më e vetmuar në botë. Ndodh të takohet me zotni Qelbashin, endacakun e qytetit. Po ai vjen ca erë, por është i vetmi njeri që tregohet i mirë me të. Dhe kur zotni Qelbashit i nevojitet një vend për t'u strehuar, ajo e fsheh te baraka e kopshtit!

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Dentistja shtrigë, David Walliams

Errësira kishte mbërritur në qytet. Gjëra të çuditshme po ndodhnin në pisk të natës. Fëmijët, kur binin të flinin, fusnin nën jastëk dhëmbin e rënë për zanën e dhëmbëve, por kur zgjoheshin në mëngjes gjenin... një kërmill të ngordhur... një merimangë të gjallë... qindra gërshërza që dilnin nga poshtë jastëkut.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Djali me fustan, David Walliams

Denisi jeton në shtëpinë e mërzitshme të një rruge të mërzitshme të një qyteti të mërzitshëm. Por, ai gati zbulon se kur mendja hapet, jeta s'bëhet veçse e mërzitshme! Keni për të qeshur, keni për të qarë dhe me ta takuar Denisin, ai s'ka për t'u ndarë më kurrë prej jush...

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Qofte miu, David Walliams

Njihuni me Zoen. Ajo ka plot arsye për të qenë e dëshpëruar:• Njerka e saj, Shejla, është kaq përtace sa i kërkon Zoes t'i fshijë edhe hundët.• Rrugaçja e shkollës, Tina Trotsi, ia bën jetën ferr për së gjalli, sidomos kur ia lëshon gëlbazën mu në kokë.• Por, mbi të gjitha, ai Bërti i poshtër ka plane të frikshme për miushin e saj.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Halla e tmerrshme, David Walliams

Apo të kollofit çokollatat më të shijshme dhe të lë vetëm ato të shpifurat me lëng qershie? Apo halla jote të detyron të veshësh atë trikon prej leshi që të ha të gjallë, të cilën ta ka thurur me shtiza për Krishtlindje? Atë bluzën që lexon në gjoks “E dua shumë hallën time”, me germa të mëdha bojë karafili?

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Banda e mesnatës, David Walliams

Tomi, pasi ha kokës një top kriketi, përfundon në spitalin "Lord Fant", ku përballet me njeriun më të frikshëm që ka parë ndonjëherë. Dhe, kur mendon se gjërat nuk kan ku të shkojnë më keq, has kryeinfermieren që drejton pavijonin e fëmijëve.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Babi i keq, David Walliams

Babi i Frenkut ishte një kampion në garat me makina. Mbreti i Pistës. Gilberti i Madh! Por pasi pëson një aksident që e çon nga hero në zero, Frenku me Gilbertin mbeten pa asgjë... dhe bien në kthetrat e një bosi krimi dhe larove të tij. Dhe, pasi Gilberti flaket në burg, vetëm Frenku mund t'i vijë në ndihmë...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Përbindëshi i Akullit, David Walliams

Kur Elsi, një jetime e pa strehë që endet nëpër rrugët e Londrës viktoriane, dëgjon për të mistershmin Përbindësh të Akullit – një mamuth leshator i gjetur në Polin e Veriut – ajo është e vendosur të mësojë më tepër...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Tregime për djem që guxojnë të jenë ndryshe, Ben Brooks

Ky libër rrëfen historitë e 100 burrave të mrekullueshëm që realizuan arritje të mahnitshme pa nevojën e dhunës, ose ndjenjave shtypëse ashtu si mësohen djemtë që të bëjnë stereotipikisht. Një mësim shumë i mirë mbi burrërinë, dhe se si ju mund të jeni një djalosh po aq i vlefshëm edhe nëse vendosni të mos i ndiqni qorrazi stereotipat gjinore të shoqërisë...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Përralla të së ardhmes

Tetë përralla për kohët e ardhme, plot fantazi, aventura dhe humor, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për t'i lexuar vetë.

Çmimi 650 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2376

Botuesi: Te tjere

Hetuesit e Vegjel 12, Misteri i Dinozaurit ne qytet, Ron Roy

Banorët e qytetit, pas një fushate kanë mbledhur para për muzeun parahistorik. Po si u shpenzuan paratë dhe ku shkuan ato? Në qytet sjellin një dinozaur të ndërtuar që përafrohej më një të vërtetë. Dinozauri flet, tregon diçka. Po si dhe çfarë? Dinku, Joshi dhe Roza mendojnë se Dinozauri i madh, që ka arritur në qytet fsheh një sekret. Cili është sekreti?...

Çmimi 300 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Operacioni bananet, David Walliams

Londër: 1940Teksa bombat bien me breshëri mbi qytet, Eriku i vogël zë miqësi të pazakontë me një gorillë të stërmadhe: Gertrudën.Por kur Kopshti Zoologjik vihet në rrezik,Eriku i futet aventurës për të shpëtuar Gertrudën... dhe të gjithë të tjerët.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2569

Botuesi: Extra

Pinoku, Carlo Collodi

Marangozi Xhepeto gjeti në lumë një cung druri pishe. Me këtë ai skaliti një buratin druri, të cilin e quajti Pinocchio. Italisht druri i pishës quhet pino dhe syri quhet occhio. Nga bashkimi i këtyre dy fjalëve autori i librit formoi emrin Pinocchio (Pinoku).

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2700

Botuesi: Botart

Zotni Qelbashi, David Walliams

Kloeja është vajza më e vetmuar në botë. Ndodh të takohet me zotni Qelbashin, endacakun e qytetit. Po ai vjen ca erë, por është i vetmi njeri që tregohet i mirë me të. Dhe kur zotni Qelbashit i nevojitet një vend për t'u strehuar, ajo e fsheh te baraka e kopshtit!

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)