• Banner

Përralla shqiptare 100 + 1 natë, Libri i dytë, Virgjil Muçi

Në këtë vëllim të dytë të përmbledhjes “Përralla shqiptare 100+1 natë”, magjia e pasurisë folklorike shqiptare, vazhdon... “Hysen Begu dhe xhindesha”, “Qerosi që vrau kuçedrën”, “Djali, shkabonja dhe e Bukura e dheut”, si dhe plot përralla të tjera, kanë ardhur nga gurra popullore drejt e në faqet e këtij libri që na tregon edhe një herë se përrallat nuk janë vetëm për fëmijët. Përkundrazi, ky koleksion do të zgjojë interesin e gjithkujt, qoftë prind, mësues, student, nxënës apo thjesht një njeri të cilit i pëlqejnë rrëfenjat origjinale dhe urtësia popullore. 

10,20 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përralla shqiptare 100 + 1 natë, Libri i dytë
Origjinali: Përralla shqiptare 100 + 1 natë, Libri i dytë
Gjinia: Përralla
Autori: Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: Aeditions
Viti: 2010
Fq. 437
Pesha: 0.781 kg
ISBN: 978-99956-704-9-8

Mbi librin

Në këtë vëllim të dytë të përmbledhjes “Përralla shqiptare 100+1 natë”, magjia e pasurisë folklorike shqiptare, vazhdon... “Hysen Begu dhe xhindesha”, “Qerosi që vrau kuçedrën”, “Djali, shkabonja dhe e Bukura e dheut”, si dhe plot përralla të tjera, kanë ardhur nga gurra popullore drejt e në faqet e këtij libri që na tregon edhe një herë se përrallat nuk janë vetëm për fëmijët. Përkundrazi, ky koleksion do të zgjojë interesin e gjithkujt, qoftë prind, mësues, student, nxënës apo thjesht një njeri të cilit i pëlqejnë rrëfenjat origjinale dhe urtësia popullore. Mbretër dhe fshatarë, karaktere të spikatura, muzikantë e barinj, përvijojnë një botë imagjinare, që do të tërheqë lexues të çdo moshe. Libri shoqërohet me ilustrime bardhezi, ndërsa përrallat përcillen përmes gjuhës mjeshtërore rrëfimtare, që rrjedh e pastër, si burimet nëpër përralla...

Detajet e librit
SKU000211

Referencat specifike

isbn
9789995670498
ean13
9789995670498
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001559

Botuesi: Aeditions

Erotikoni dhe Satirikoni, Virgjil Muci

Ky libër, i cili përbëhet nga dy pjesë: pjesa e parë "Erotikoni" dhe pjesa e dytë "Satirikoni", përmban 100 rrëfenja të mrekullueshme të përmbledhura nga Virgjil Muçi. Rrëfenjat i mbështjell atmosfera e shndritshme e një periudhe të lumtur të historisë së një vendi që ka njohur më fort gjëma e vuajtje sesa gaze e begati.

Çmimi 10,20 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: UET Press

Natyre mort me kulture, Virgjil Muci

“Natyrë mort me kulturë”, një gjetje simbolike e autorit, është një përmbledhje esesh, të cilat shtrihen brenda ekspertizës dhe aktivitetit letrar të autorit. I ndarë në katër kapituj, libri sjell një përmbledhje të të gjitha problemeve që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Një lloj përgjigjeje më shumë sesa një denoncim ndaj një gjendjeje faktike të jetës...

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Mëkati fillestar, Virgjil Muçi

Ernest K., shkrimtar dhe studiues i krijimtarisë popullore shqiptare, gjendet i përfshirë në një situatë të çuditshme të formimit dhe ngritjes së një kënge popullore. Shkrimtarin e kanë ftuar të shohë ngjizjen e një kënge, që një miku i vet malësor ia kushton gruas së të vëllait të vdekur, pikërisht se ajo ishte sjellë si heroinë duke vrarë një burrë që...

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Piramida e shpirtrave, Virgjil Muçi

Gëzimi bëri një tjetër pauzë dhe ngriti kokën sikur donte t'iu bënte me dije atyre që qenë grumbulluar e mbanin vesh se teksti i kartolinës kishte mbaruar. Por sytë e zmadhuar më shumë nga mosbesimi sesa nga habia e asaj që po iu dëgjonin veshët, dukej sikur thoshin: Kaq shpejt?!

Çmimi 7,65 GBP
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Beteja e brumbujve, M.G. Leonard

 Në rast se dështojnë, ajo do të mbledhë një ushtri me brumbuj Frankeshtajnë dhe planeti nuk do të jetë më i njëjti.Njerëzimi është në rrezik. E ardhmja është në duart e tre fëmijëve dhe brumbujve të tyre.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Një jashtëtokësor në familje, Bianca Pitzorno

Në familjen Olivieri ka ardhur një mik i jashtëzakonshëm: Moja, një fëmijë nga planeti Deneb. Është vajzë apo djalë? Ndërmjet tokësorëve dhe denebianëve ka një ndryshim të vogël: gjinia e fëmijëve nuk zbulohet pa mbushur të njëzetat. Por ky ndryshim i vogël shkakton vështirësi të mëdha.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Ëndrra e një nate vere, Bing Bo

Kjo seri përmbledh vepra përfaqësuese të dhjetë shkrimtarëve të njohur të letërsisë kineze për fëmijë, disa prej të cilëve janë nominuar për Çmimin Hans Christian Andersen. Të gjitha veprat e tyre janë përralla dhe histori për fëmijë kinezë. Ka marrëdhënie midis dashurisë dhe lumturisë, realitetit dhe fantazisë, njerëzve dhe natyrës. Në këto vepra, çdo...

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Im ungj Osvald, Roald Dahl

Nëpërmjet një gjetjeje të pashoqe, Brumbullit sudanez të Fshikëzës, i cili, as më shumë, as më pak, është pararendësi i viagrës së sotme dhe, kësodore, një afrodiziak i jashtëzakonshëm, Osvaldi është një sipërmarrës i pacipë, që kërkon të nxjerrë fitime marramendëse me anë të pluhurit çudibërës dhe hireve ngashënjyese të Jasminës, partneres së tij.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)