• Banner

  • Ka mbaruar
  • Princi dhe i varferi, Mark Twain

Princi dhe i varfëri, Mark Twain

E gjithë vepra e Mark Twain frymëzohet nga ngjarje dhe vende ku jetoi apo vizitoi, ndaj konsiderohen si autobiografike. Vepra e tij ndahet përgjithësisht: përshtypjet e udhëtimit, kujtimet e fëmijërisë dhe rinisë së hershme, narracionet satirike të përshtatura në Mesjetë dhe Rilindje.

3,12 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Princi dhe i varfëri
Origjinali: Roman
Autori: Mark Twain
Shqipëroi: Donika Budo
Shtëpia botuese: Redona
Viti: 2001
Fq. 180
Pesha: 0.221 kg
ISBN: 978-99927-9996-7-6

Mbi autorin

Emri i vërtetë Samuel Langhorne Clemens, lindur në qytetin e Floridë-s, në shtetin e Missouri,më 30 nëntor 1835. Mark Twain është pseudonimi i tij. U rrit në qytetin Hannibal. Në vitin 1847 vdes i vëllai. Në atë kohë Samuel ishte vetëm 12 vjeç dhe detyrohet të braktisë shkollën për te punuar e për të mbajtur familjen. Ai punoi si tipograf.

Zanati e detyron të ushqejë interes për letërsinë, nis kështu të shkruajë disa novela që i publikon në gazetën ku punonte. Në këto vite merr lejen e drejtuesit për varkat me avull që përshkojnë lumin Mississippi. Vitet 1857 deri më 1861 i përshkon në këtë punë, që lë gjurmë të thellë në shpirtin e tregimtarit, duke u bërë kështu një temë e vazhdueshme në veprat e tij.

Duke dashur të kërkojë fatin, Mark Twain transferohet në Californi dhe bëhet kërkues ari, minator , gazetar, reporter në San Francisco. Viziton Hawaii-n dhe udhëton ne Afrikë, Francë dhe Itali. Nga këto eksperienca lind libri i tij "Innocents Abroad". Pas suksesit të punëve të tij të para në 1870 Mark Twain martohet me Plivia Langdon dhe transferohet në Hartford, në shtetin e Connecticut ku qëndron deri më 1891.

Mbas 1894 me intesifikimet e aktivitetit të tij të konferencierit, udhëtimet e tij shumëfishohen. Edhe pse ishte karakter pesimist, Mark Twain njihet si shkrimtar me një humor të pa rezistueshëm. Ana e tij negative me kalimin e viteve vazhdon te zmadhohet nga fatkeqësitë që godasin familjen e tij, në 1893 i vdes e bija Susan, në 1904 e shoqia dhe në 1909 vajza tjetër Jane.

Mark Twain vdiq me 21 prill 1910 në Redding (Connecticut) si pasojë e një ataku të angina pectoris. E gjithë vepra e Mark Twain frymëzohet nga ngjarje dhe vende ku jetoi apo vizitoi, ndaj konsiderohen si autobiografike. Vepra e tij ndahet përgjithësisht: përshtypjet e udhëtimit, kujtimet e fëmijërisë dhe rinisë së hershme, narracionet satirike të përshtatura në Mesjetë dhe Rilindje.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001642

Referencat specifike

isbn
99927999676
ean13
99927999676
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000330

Botuesi: Ideart

Hakelberri Fin, Mark Twain, pershtatje per femije

Pra, kur Haku shkon të jetojë me vejushën Dagllas, kjo gjë s'i pëlqen fare. Ai duhet të jetë i pastër dhe i rregullt, duhet të sillet mirë gjithë kohës dhe të shkojë në shkollë. Më pas, i ati vjen dhe e merr me vete për të jetuar së bashku nëpër pyje. Fillimisht, Haku kënaqet, por i ati e rreh vazhdimisht saqë Haku vendos t'

Çmimi 3,12 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000531

Botuesi: OMSCA-1

Nje amerikan ne oborrin e mbretit Artur, Mark Tuen

Çfarë mund t'i ndodhë një amerikani të fortë dhe praktik të shekullit të kaluar, që për shkak të një goditjeje në kokë u gjend papritur menjëherë në Anglinë e shekullit të VI – të, pikërisht në oborrin e mbretit Artur dhe të kalorësve të tij të famshëm të Tryezës së Rrumbullakët?

Çmimi 6,77 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000892

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Aventurat e Tom Sojerit, Mark Tuen, pershtatje per femije

Befas mbi libër ra një hije në çastin që Tom Sojeri qëndroi te dera dhe i hodhi një sy ilustrimit. Beki u vërsul mbi libër që ta mbyllte menjëherë, mirëpo nga nxitimi e nga tersi, iu gris gjer në mes fleta e ilustruar. Ajo e futi librin në sirtar, e ktheu kyçin dhe gjithë turp e dëshpërim ia krisi të qarit.

Çmimi 3,12 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, me ilustrime, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave. Ky botim shoqërohet  me ilustrime të Gazmend Lekës.

Çmimi 20,82 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Eliza dhe krijesat e saj, Francesca Zappia

Në e botën reale, Eliza Mërku është e ndrojtur, e çuditshme dhe nuk ka asnjë shoqe apo shok. Në virtualitet, ajo ështe LadyConstellation, krijuesja anonime e një faqeje tejet popullore mes të rinjve, që quhet "Deti i Tmerrshëm". Asaj nuk i shkon nëpër mend që jeta reale mund t'i japë po aq kënaqësi sa dhe ajo virtuale, madje as nuk ka dëshirë që ta...

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Referenca: 2834

Botuesi: Bota Shqiptare

Djemte e rruges Pal, Ferenc Molnar

Në shpirtin fëminor të Bokës, i cili shihte me mall bankën e Nemeçekut, për herë të parë ishin ngjallur ndjenja të papërcaktuara. Kjo gjë e quajtur jetë ishte shumë e çuditshme. Ndonjëherë na mbush me gëzim e ndonjëherë na mbyt me hidhërim.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Tom Gejts, me pakëz fat, Liz Pichon

Babi dëshiron të bëjmë një balonë, kështu që mund të dalim jashtë dhe të marrim shumë “ajër të pastër”. Nuk do ta kisha aspak problem nëse do të kishim një qen, por kjo nuk ka për të ndodhur sepse Delia është “alergjike” nga qentë (ndërsa unë mendoj se jam alergjik nga Delia).

Çmimi 9,37 
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Sekreti i Mhoragës, Shtegu i Ndaluar, vol. 1, Martin Barry

Kur djaloshi Xhon Emil Talbot mëson mbi ekzistencën e Ragdanorit – një përbindësh hibrid, njëkohësisht gjarpër deti dhe krijesë liqenore – nuk ka më dyshime se një botë e re po i hapet përpara syve, duke e kredhur jetën e tij në zemër të një aventure të panjohur lufte, dashurie, tradhtie dhe gjuetie përbindëshash.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Të fshehtat e anijes fluturuese

Tomi dhe Peni, dy miq të pandarë, do të gjenden befas mes rrokaqiejsh të një qyteti pa anë e pa fund, ku vërtiten personazhe të çuditshme dhe ku fshihen shumë gracka. A do të mjaftojë miqësia e tyre për t’iu kundërvënë keqbërësve, që duan të pushtojnë botën?

Çmimi 4,16 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)