• Banner

Busulla e Artë 1, Philip Pullman
  • Busulla e Arte 1, Philip Pullman
  • Busulla e Artë 1, Philip Pullman

Busulla e Artë 1, Philip Pullman

Lira Belakua i gëzohet jetës duke bredhur e lirë mes studiueseve në kolegjin Xhordan, me shejtanin e saj gjithmonë përkrah. Por në çastin që dëgjon bisedat e fshehta mbi Pluhurin, një lloj grimce e jashtëzakonshme, ajo gjendet papritmas në zemër të një beteje të tmerrshme.

9,91 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Busulla e Artë1
Origjinali: The Golden Compass 1
Gjinia: Roman
Autori: Philip Pullman
Shqipëroi: Artan Miraka
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2008
Fq. 388
Pesha: 0.331 kg
ISBN: 978-99943-0-058-7

Mbi librin

Lira Belakua i gëzohet jetës duke bredhur e lirë mes studiueseve në kolegjin Xhordan, me shejtanin e saj gjithmonë përkrah. Por në çastin që dëgjon bisedat e fshehta mbi Pluhurin, një lloj grimce e jashtëzakonshme, ajo gjendet papritmas në zemër të një beteje të tmerrshme, një betejë që e ka zanafillën te Hamësit dhe fëmijët e grabitur, klanet e shtrigave dhe arinjtë me parzmore.

Dhe ndërsa nxiton drejt rrezikut në Veriun e largët e të ftohtë, Lirës së vogël nuk i shkon mendja kurrë tek e vërteta tronditëse: fati i saj nuk do të përmbushet kurrë në këtë botë, por përtej saj. Ky libër ka fituar një sërë çmimesh dhe mbahet si një kryevepër klasike e fantazisë moderne. Philip Pullman-i është gjithashtu edhe fitues i çmimit Astrid Lindgren, çmimi më i madh në botë i letërsisë për fëmijë.

Mbi autorin

Philip PullmanLindi në Noruiç më 1946 dhe u shkollua në Angli, Zimbabve dhe Australi. Që në moshën 25-vjeçare, punoi si mësues nëpër shkollat e mesme në Oksford, para se të shkonte në kolegjin e Uestminsterit. Me një pasion të madh për mësimdhënien, ishte i fiksuar në mbajtjen e shënimeve, ku shprehej se jo çdo gjë ishte e përkryer nëpër shkolla. Një nga shqetësimet e tij më të mëdha kishte të bënte me mënyrën se si iu mësohej letërsia fëmijëve.

Vepra e tij më e njohur është trilogjia “Materialet e tij të errëta”, që fillon me “Busulla e Artë” (1995), “Thika e mprehtë” (1997) dhe përfundon me “Tejqyra e qelibartë” (1997). Këto libra janë nderuar me shumë çmime, si “Medalja Carnegie, Guardian Children’s Book Award”, ndërsa për “Tejqyra e qelibartë” ka marrë “The Whitbread Book of the Year Award” - hera e parë në historinë e këtij çmimi që i jepet një libri për fëmijë.

Në vitin 2005 fitoi çmimin “Astrid Lindgren”, një nder i mrekullueshëm ndërkombëtar, që jepet nga qeveria suedeze, duke nderuar gjithashtu emrin e një gruaje të madhe, për të cilën të gjithë suedezët ndihen krenarë. Në vitin 2002 mori çmimin “Eleanor Farjeon” për letërsinë për fëmijë.

Detajet e librit
SKU001602

Referencat specifike

isbn
9789994300587
ean13
9789994300587
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001600

Botuesi: Botimet Dudaj

Tejqyra e qelibartë 3, Philip Pullman

Lira dhe Uilli, dy fëmijë të zakonshëm në një mision (të përtejbotshëm) të jashtëzakonshëm, ndodhen në një rrezik që s'përshkruhet dot. Me ndihmën e ariut me parzmore, Iorek Birnisonit, dhe dy spiunëve të veckël galivespajanë, iu u duhet të hyjnë në botën e përhime, ku nuk ka hyrë ndonjë shpirt i gjallë deri më sot.

Çmimi 7,93 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001601

Botuesi: Botimet Dudaj

Thika e Mprehtë 2, Philip Pullman

Lira e vogël guximtare kalon një portë vezulluese në qiell dhe gjendet në një qytet shumë të bukur e të shkretë, në botën tjetër, ku rrugët ruhen nga fantazmat që ushqehen me shpirtra dhe në qiell dëgjohet rrahja e largët e flatrave të engjëjve.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kronikat e Narnias, Vepra e Plotë, C. S. Lewis

Narnia... vendi pas Dollapit të Rrobave, vendi i fshehtë që njohin vetëm Piteri, Suzana, Edmundi dhe Lusi... vendi ku fillon aventura. Lusi është e para që zbulon sekretin e Dollapit të Rrobave në shtëpinë e vjetër misterioze të Profesorit. Në fillim askush nuk e beson, kur ajo tregon për aventurat e saj në Narnia.

Çmimi 48,55 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: K8R5

Botuesi: Ideart

Ditari i Gregut, Rregullat e Rodrikut, Jeff Kinney

Vetëm për një gjë mos e pyesni Gregun, se si i kaloi pushimet e verës, sepse vetëm për to nuk ka qejf të flasë. Ndërsa Gregu nis vitin e ri shkollor, dëshiron me gjithë shpirt që t'i harrojë sa më shpejt tre muajt e fundit... sidomos një ngjarje.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Balabiluja, J.M.G. Le Clezio

“A jua kam treguar historinë e Balabilusë?” – pyeti Namani, peshkatari i vjetër Lalën dhe fëmijët e tjerë. Ata tundën kokën në shenjë mohimi. Këtu fillon historia e mrekullueshme e një mbreti të madh, që kishte një vajzë shumë të bukur, që e quanin Lejla.

Çmimi 4,16 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2833

Botuesi: Te tjere

Hajdi, Johanna Spyri

Në tregim flitet për jetën e një vajze nga Zvicra, për momentet e paharrueshme që ajo kalon në shtëpinë në mal, me të cilën është shumë e lidhur dhe për vajtjen e saj në qytet, ku jeta i duket si burg. Me personazhin e Hajdit, shkrimtarja ka treguar qartë simpatinë që ajo ka ndaj instikteve dhe dëshirave të fëmijëve.

Çmimi 3,96 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Ti je i paparë, Matthew Syed

Një libër mbresëlënës se si të bëhesh i paparë. Sa frymëzuese është të dish që ka një rrugë drejt madhështisë dhe që çdokush - absolutisht çdokush - mund ta përshkojë. Ky libër të tregon mënyrën. 

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001976

Botuesi: Te tjere

Misteri i Bibliotekes se Braktisur, Gertrude Chandler Warner

Një natë të ngrohtë vere, katër fëmijë u gjendën përpara derës së një dyqani buke. Askush nuk i njihte. Askush nuk dinte se nga vinin. Henri, Xhesi, Violeta dhe Beni banuan për pak kohë të vetëm në një vagon treni. Tani, ata jetojnë me gjyshin e tyre në një shtëpi të bukur dhe ndihmojnë në sistemimin e një biblioteke të vjetër, që bashkia kishte vendosur...

Çmimi 2,97 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Momoja, Michael Ende

Në këtë libër bëhet fjalë pikërisht për enigmën "kohë", një enigmë që mund të preokupojë njëlloj fëmijë dhe të rritur meditues, të cilët ende nuk kanë harruar të dyshojnë për atë që në dukje është e qartë. Historia e Momosë është vendosur në atë perandori të fantazisë që ndodhet në Askund dhe Kurrë ose edhe në një të Tanishme pa kohë.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)