• Banner

Thika e Mprehte 2, Philip Pullman
  • Thika e Mprehte 2, Philip Pullman

Thika e Mprehtë 2, Philip Pullman

Lira e vogël guximtare kalon një portë vezulluese në qiell dhe gjendet në një qytet shumë të bukur e të shkretë, në botën tjetër, ku rrugët ruhen nga fantazmat që ushqehen me shpirtra dhe në qiell dëgjohet rrahja e largët e flatrave të engjëjve.

8,50 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Thika e Mprehtë 2
Origjinali: The subtle knife 2
Gjinia: Roman
Autori: Philip Pullman
Shqipëroi: Artan MirakaShtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2008
Fq. 324
Pesha: 0.271 kg
ISBN: 978-99943-0-086-0

Mbi librin

Lira e vogël guximtare kalon një portë vezulluese në qiell dhe gjendet në një qytet shumë të bukur e të shkretë, në botën tjetër, ku rrugët ruhen nga fantazmat që ushqehen me shpirtra dhe në qiell dëgjohet rrahja e largët e flatrave të engjëjve. Por nuk është e vetme: dymbëdhjetëvjeçari Uill Perri, që arratiset nga jeta e tij pas një vrasjeje, ka hyrë gjithashtu në këtë mbretëri të re.

Në një udhëtim të rrezikshëm nga bota në botë, Lira dhe Uilli zbulojnë një sekret vdekjeprurës: një objekt me një fuqi të jashtëzakonshme shkatërruese. Në çdo hap që hedhin, ata i afrohen një rreziku gjithnjë e më të madh – dhe së vërtetës tronditëse të destinacionit të tyre.

Mbi autorin

Philip PullmanLindi në Noruiç më 1946 dhe u shkollua në Angli, Zimbabve dhe Australi. Që në moshën 25 – vjeçare, punoi si mësues nëpër shkollat e mesme në Oksford, para se të shkonte në kolegjin e Uestminsterit. Me një pasion të madh për mësimdhënien, ishte i fiksuar në mbajtjen e shënimeve, ku shprehej se jo çdo gjë ishte e përkryer nëpër shkolla. Një nga shqetësimet e tij më të mëdha kishte të bënte me mënyrën se si iu mësohej letërsia fëmijëve.

Vepra e tij më e njohur është trilogjia "Materialet e tij të errëta", që fillon me "Busulla e Artë" (1995), "Thika e mprehtë" (1997) dhe përfundon me "Tejqyra e qelibartë" (1997). Këto libra janë nderuar me shumë çmime, si "Medalja Carnegie, Guardian Children's Book Award", ndërsa për "Tejqyra e qelibartë" ka marrë "The Whitbread Book of the Year Award" - hera e parë në historinë e këtij çmimi që i jepet një libri për fëmijë. Në vitin 2005 fitoi çmimin "Astrid Lindgren", një nder i mrekullueshëm ndërkombëtar, që jepet nga qeveria suedeze, duke nderuar gjithashtu emrin e një gruaje të madhe, për të cilën të gjithë suedezët ndihen krenarë. Në vitin 2002, mori çmimin "Eleanor Farjeon" për letërsinë për fëmijë.

Detajet e librit
SKU001601

Referencat specifike

isbn
9789994300860
ean13
9789994300860
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001600

Botuesi: Botimet Dudaj

Tejqyra e qelibartë 3, Philip Pullman

Lira dhe Uilli, dy fëmijë të zakonshëm në një mision (të përtejbotshëm) të jashtëzakonshëm, ndodhen në një rrezik që s'përshkruhet dot. Me ndihmën e ariut me parzmore, Iorek Birnisonit, dhe dy spiunëve të veckël galivespajanë, iu u duhet të hyjnë në botën e përhime, ku nuk ka hyrë ndonjë shpirt i gjallë deri më sot.

Çmimi 6,80 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001602

Botuesi: Botimet Dudaj

Busulla e Artë 1, Philip Pullman

Lira Belakua i gëzohet jetës duke bredhur e lirë mes studiueseve në kolegjin Xhordan, me shejtanin e saj gjithmonë përkrah. Por në çastin që dëgjon bisedat e fshehta mbi Pluhurin, një lloj grimce e jashtëzakonshme, ajo gjendet papritmas në zemër të një beteje të tmerrshme.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kronikat e Narnias, Vepra e Plotë, C. S. Lewis

Narnia... vendi pas Dollapit të Rrobave, vendi i fshehtë që njohin vetëm Piteri, Suzana, Edmundi dhe Lusi... vendi ku fillon aventura. Lusi është e para që zbulon sekretin e Dollapit të Rrobave në shtëpinë e vjetër misterioze të Profesorit. Në fillim askush nuk e beson, kur ajo tregon për aventurat e saj në Narnia.

Çmimi 41,65 GBP
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2953

Botuesi: Morava

Shtepia Magjike mbi Peme 12, Arinjte polare pas ores se gjumit, Mary Pope Osborne

Është një qytet plot e përplot me akul... Ky është vendi ku Shtëpia Magjike mbi Pemë i shpie fluturimthi Xhekun dhe Anin në Arktikun e ngrirë. Për fat të mirë, një gjuetar fokash mbi një slitë qensh u jep atyre rroba të ngrohta. Për fat të keq, ata ngecin mbi një copë akulli që kërcet. A do t'i shpëtojë ata ariu polar? Apo Xheku dhe Ani do të bëhen ushqim...

Çmimi 2,55 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Një jashtëtokësor në familje, Bianca Pitzorno

Në familjen Olivieri ka ardhur një mik i jashtëzakonshëm: Moja, një fëmijë nga planeti Deneb. Është vajzë apo djalë? Ndërmjet tokësorëve dhe denebianëve ka një ndryshim të vogël: gjinia e fëmijëve nuk zbulohet pa mbushur të njëzetat. Por ky ndryshim i vogël shkakton vështirësi të mëdha.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)