• Banner

Tejqyra e qelibarte 3, Philip Pullman
  • Tejqyra e qelibarte 3, Philip Pullman

Tejqyra e qelibartë 3, Philip Pullman

Lira dhe Uilli, dy fëmijë të zakonshëm në një mision (të përtejbotshëm) të jashtëzakonshëm, ndodhen në një rrezik që s'përshkruhet dot. Me ndihmën e ariut me parzmore, Iorek Birnisonit, dhe dy spiunëve të veckël galivespajanë, iu u duhet të hyjnë në botën e përhime, ku nuk ka hyrë ndonjë shpirt i gjallë deri më sot.

800 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tejqyra e qelibarte 3
Origjinali: The amber spyglass 3
Gjinia: Roman
Autori: Philip Pullman
Shqipëroi: Artan Miraka
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2010
Fq. 456
Pesha: 0.491 kg
ISBN: 978-99943-0-159-1

Mbi librin

Lira dhe Uilli, dy fëmijë të zakonshëm në një mision (të përtejbotshëm) të jashtëzakonshëm, ndodhen në një rrezik që s'përshkruhet dot. Me ndihmën e ariut me parzmore, Iorek Birnisonit, dhe dy spiunëve të veckël galivespajanë, iu u duhet të hyjnë në botën e përhime, ku nuk ka hyrë ndonjë shpirt i gjallë deri më sot. Ndërkohë, doktoresha Meri Meloun shpik një tejqyrë.

Një vrasës i është vënë nga pas. Kurse kryezot Asrili, me armatën e engjëjve të shndritshëm, udhëheq revoltën e tij të fuqishme. Dhe ndërsa lufta ashpërsohet dhe arrin kulmin dhe Pluhuri shteret në qiell, fati i të gjallëve – dhe të vdekurve – varet nga dy fëmijët dhe e vërteta e një historie të thjeshtë.

Mbi autorin

Philip Pullman lindi në Noruiç më 1946 dhe u shkollua në Angli, Zimbabve dhe Australi. Që në moshën 25-vjeçare, punoi si mësues nëpër shkollat e mesme në Oksford, para se të shkonte në kolegjin e Uestminsterit. Me një pasion të madh për mësimdhënien, ishte i fiksuar në mbajtjen e shënimeve, ku shprehej se jo çdo gjë ishte e përkryer nëpër shkolla. Një nga shqetësimet e tij më të mëdha kishte të bënte me mënyrën se si iu mësohej letërsia fëmijëve.

Vepra e tij më e njohur është trilogjia "Materialet e tij të errëta", që fillon me "Busulla e Artë" (1995), "Thika e mprehtë" (1997) dhe përfundon me "Tejqyra e qelibartë" (1997). Këto libra janë nderuar me shumë çmime, si "Medalja Carnegie, Guardian Children's Book Award", ndërsa për "Tejqyra e qelibartë" ka marrë "The Whitbread Book of the Year Award" - hera e parë në historinë e këtij çmimi që i jepet një libri për fëmijë. Në vitin 2005 fitoi çmimin "Astrid Lindgren", një nder i mrekullueshëm ndërkombëtar, që jepet nga qeveria suedeze, duke nderuar gjithashtu emrin e një gruaje të madhe, për të cilën të gjithë suedezët ndihen krenarë. Në vitin 2002 mori çmimin "Eleanor Farjeon" për letërsinë për fëmijë.

Detajet e librit
SKU001600

Referencat specifike

isbn
978999431591
ean13
978999431591
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001601

Botuesi: Botimet Dudaj

Thika e Mprehtë 2, Philip Pullman

Lira e vogël guximtare kalon një portë vezulluese në qiell dhe gjendet në një qytet shumë të bukur e të shkretë, në botën tjetër, ku rrugët ruhen nga fantazmat që ushqehen me shpirtra dhe në qiell dëgjohet rrahja e largët e flatrave të engjëjve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001602

Botuesi: Botimet Dudaj

Busulla e Artë 1, Philip Pullman

Lira Belakua i gëzohet jetës duke bredhur e lirë mes studiueseve në kolegjin Xhordan, me shejtanin e saj gjithmonë përkrah. Por në çastin që dëgjon bisedat e fshehta mbi Pluhurin, një lloj grimce e jashtëzakonshme, ajo gjendet papritmas në zemër të një beteje të tmerrshme.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kronikat e Narnias, Vepra e Plotë, C. S. Lewis

Narnia... vendi pas Dollapit të Rrobave, vendi i fshehtë që njohin vetëm Piteri, Suzana, Edmundi dhe Lusi... vendi ku fillon aventura. Lusi është e para që zbulon sekretin e Dollapit të Rrobave në shtëpinë e vjetër misterioze të Profesorit. Në fillim askush nuk e beson, kur ajo tregon për aventurat e saj në Narnia.

Çmimi 4 900 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Ngjarja e pabesueshme e Barnit, John Boyne

Të mërzitshëm, të respektueshëm dhe krenarë, ata përbuzin këdo që është i pazakontë ose ndryshe nga ata, deri në çastin kur vjen në jetë Barni Broket. Ky i fundit është i aftë të sfidojë ligjin e gravitetit dhe të NGRIHET NË AJËR

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Aventurat e Herrit, Seria e plotë, Suzi Klajn

Aventurat e Herrit është një seri shumë e njohur dhe e lexuar në Amerikë. Librat e kësaj serie përdoren për lexime në shkollat fillore amerikane. Autorja është bazuar në historitë e Herrit, një nxënës, aventurat e të cilit tregohen nga Dagu, një shoku i tij i ngushtë.

Çmimi 2 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 8, Gardiani i fundit, Eoin Colfer

Opal Koboi, armike e përbetuar e gjeniut dhe botës sonë, planifikon të asgjësojë racën njerëzore dhe të shndërrohet në mbretëreshën e vetme të Popullit. Nëse ia del mbanë, shpirtrat e luftëtarëve të vdekur gjatë shekujve do të ngrihen nga varret, do të pushtojnë trupat që gjenden më pranë tyre dhe do të fillojnë të shkatërrojnë çdo gjë që do të hasin.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 9789928287090

Botuesi: Aeditions

Shpikësit e mëdhenj

Shpikësit më të mëdhenj dhe idetë e historitë e tyre, nga më të pazakonshmet, te më të dobishmet, nga më të çuditshmet, tek ato që ndryshuan përgjithmonë botën dhe zakonet njerëzore do t’ju shpalosen te ky libër, autorët e të cilit do t’ju rrëfejnë për gjenialitetin e mendjes njerëzore.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

Mister Ash, Valbona Banka

Asnjë prej tyre s’e di ku po shkon dhe pse. Grupet janë zgjedhur enkas, me anëtarë që ruajnë me këmbëngulje të fshehtën e jetës së vet, pa më të voglën dijeni për të përbashkëtën që i lidh.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)