Libri im i parë për natyrën
  • Libri im i parë për natyrën

Libri im i parë për natyrën

Aeditions

Në to do të mësoni si zhvillohen farat, përse disa insekte janë vija-vija, si jetojnë pinguinët, pse kameleonët ndryshojnë ngjyrë dhe shumë kuriozitete të tjera. Po ashtu, mund të bëni edhe një lojë “kukafshehtas”.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Libri im i parë për natyrën

Gjinia: Aventurë

Shqipëroi: Stavri Pone

Shtëpia botuese: Aeditions

Viti: 2020

Fq. 64

Pesha: 0.770 kg 

ISBN: 978-9928-287-29-8

Mbi librin

Ky libër interesant flet vetëm për natyrën, e cila gjendet kudo rreth nesh. Që ta zbuloni si duhet botën e gjallë, duhet të shfletoni librin, i cili është i ndarë në katër kapituj: Bimët, Insektet, Shpendët, Kafshët. Secili prej këtyre kapitujve ka gjashtë tema, të ilustruara me figura të mëdha e shumëngjyrëshe, ashtu siç është edhe formati i vetë librit. Në to do të mësoni si zhvillohen farat, përse disa insekte janë vija-vija, si jetojnë pinguinët, pse kameleonët ndryshojnë ngjyrë dhe shumë kuriozitete të tjera. Po ashtu, mund të bëni edhe një lojë “kukafshehtas”. Në çdo panoramë, përveç njërës, është fshehur nga një mollëkuqe. Përpiquni t’i gjeni.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928287298
ean13
9789928287298
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Koni bën pica, Liane Schneider, Eva Wenzel-Burger

Mami ka gatuar pure patatesh me spinaq. Konit nuk i pëlqen fare dreka, ndaj vendos të gatuajë vetë. Së bashku me shokun e saj, Simonin, ata bëjnë pica shumë të shijshme. Një aventurë të re për Konin, por edhe për fëmijët që pëlqejnë t'i bëjnë vetë picat, duke lexuar udhëzimet në fund të librit.
370 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Bota e bebes, Trupi

Zbuloni botën e së ardhmes. Për dy vjet mbi 4.5 milionë kopje të librave të kësaj serie janë shitur në të gjithë botën. Librat kanë ilustrime të bukura dhe tekste të shkurtra, që ndihmojnë fëmijët të zbulojnë botën përreth.
620 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Më mëso të shkruaj, Tabelën e shumëzimit

Libri “Më mëso të shkruaj, Tabelën e shumëzimit” është pjesë e një serie me 4 libra, të cilët përbëjnë një risi për fëmijët. Nëpërmjet figurave tërheqëse dhe shumëngjyrëshe, fëmijët do të mësojnë me shumë kënaqësi tabelën e shumëzimit duke përdorur këtë libër ndërveprues. 
400 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Me pak fjalë, Shtëpia, Violeta Monreal, Meritxell Marti

Me pak fjalë... është një koleksion librash për fëmijët duke filluar nga mosha 3-vjeçare, që nxit kureshtjen përmes njohurive të thjeshta dhe i argëton, pa u shmangur nga qëllimi kryesor: zhvillimi i një sërë aftësish të rëndësishme.
550 Lekë
More

Referenca: 2099

Botuesi: Aeditions

Njerez qe takoj, Pat Hegarty

Kutiza magjepsëse "Njerëz që takoj", e përbërë nga pesëmbëdhjetë libërtha, i njeh fëmijët me njerëzit që mund të takojnë në jetën e përditshme. Teksti i thjeshtë e i qartë, si dhe ilustrimet e mrekullueshme, e bëjnë këtë koleksion tepër të vyer.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Ideart

Është djalë! Kujtimet e viteve të para

Lindja, fjalët e para, hapat e parë, ditëlindjet e para, shprehjet e para qesharake dhe pushimet e para në bregdet... kujtimet dhe përshtypjet e tre vjetëve të parë sëbashku.
1 500 Lekë
More

Korija e mrekullive, Mihail Sadoveanu

Në mes të kësaj qetësie, një bulkth i vogël ia nisi këngës me trishtim, aty afër. Lizuka mbajti vesh dhe dëgjoi me vëmendje.- Bukur këndon! – pëshpëriti ajo.- Bukur, po nuk më lë të fle, - murmuriti Patrokli.
350 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Gëzuar Ditëlindjen, Pepa

Pepa ka ditëlindjen dhe është shumë e emocionuar. Në festën që do të organizohet, do të ketë shumë lojëra dhe dhurata. Urraaaa! Por a do t’i realizohet Pepës dëshira që do të shprehë kur të fikë qirinjtë e tortës?
350 Lekë
More

Botuesi: Botart

Një elefant elegant, Rudina Çupi

Libri “Një elefant elegant” i serisë “Luaj dhe shkruaj” të mëson se shkronjat e vogla janë aq të rëndësishme sa po të mos jenë në vendin e duhur ia ndryshojnë kuptimin një fjale dhe ia prishin kuptimin një fjalie.
400 Lekë
More