• Banner

Zbulo ndërsa krijon

Kjo seri librash e ndihmon fëmijën të ndërgjegjësohet për botën që e rrethon dhe e shoqëron që ta zbulojë atë. Po ashtu, i zgjon kureshtjen, i zhvillon aftësitë dhe i nxit krijimtarinë.

6,80 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Zbulo ndërsa krijon, seri me katër libra

Gjinia: Edukativ

Shtëpia botuese: Aeditions

Viti: 2020

Fq. 96

Pesha: 0.448 kg

ISBN: 978-9928-240-85-9

Mbi librin

Një seri e mrekullueshme e përbërë nga katër libra, që bazohen në metodën Montesori e cila është e famshme në mbarë botën. Kjo qasje edukative ka dhënë rezultate, duke i ndihmuar fëmijët të kenë besim te vetja, të krijojnë dhe të jenë të pavarur. Në kontekstin argëtues e pedagogjik, kjo seri librash është një minierë e vërtetë veprimtarish gazmore dhe lojërash ngacmuese. Me anë të lojërave interesante e edukuese, si edhe me anë të eksperimenteve që bëjnë në shtëpi, fëmijët e moshës 4-7 vjeç arrijnë të mësojnë duke krijuar me duart e tyre. Librat kanë edhe një sërë NGJITËSESH të këndshme, që fëmija i përdor për të përmbushur veprimtaritë e librave. Kjo seri librash e ndihmon fëmijën të ndërgjegjësohet për botën që e rrethon dhe e shoqëron që ta zbulojë atë. Po ashtu, i zgjon kureshtjen, i zhvillon aftësitë dhe i nxit krijimtarinë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928240859
ean13
9789928240859
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Më mëso të shkruaj, Tabelën e shumëzimit

Libri “Më mëso të shkruaj, Tabelën e shumëzimit” është pjesë e një serie me 4 libra, të cilët përbëjnë një risi për fëmijët. Nëpërmjet figurave tërheqëse dhe shumëngjyrëshe, fëmijët do të mësojnë me shumë kënaqësi tabelën e shumëzimit duke përdorur këtë libër ndërveprues. 

Çmimi 3,40 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Gishtoja

Kjo seri me 12 përralla është konceptuar për fëmijët që sapo kanë filluar të lexojnë. Përrallat klasike që kanë ardhur deri në ditët tona duke mrekulluar breza të tërë fëmijësh

Çmimi 0,85 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)