• Banner

Tiranozaueri Reks, mbreti i dinozaureve
  • Tiranozaueri Reks, mbreti i dinozaureve

Tiranozauri Reks, dinozauri më i fortë, Anna Obiols

Personazhi i serisë "Dinozaurët" është një djalë i vogël, i cili në fund zbulon se dinozauri për të cilin po flet, është lodra e tij e dashur, me të cilën ai fle çdo natë.

550 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tiranozauri Reks, mbreti i dinozaurëve
Origjinali: Tyrannosaurus Rex: The King of the Dinosaurs
Gjinia: Libër edukativ
Autori: Anna Obiols
Shqipëroi: Sofiana Filipi
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2012
Fq. 36
Pesha: 0.196 kg.
ISBN: 978-9989-108-95-2

Mbi librin

Personazhi i serisë "Dinozaurët" është një djalë i vogël, i cili në fund zbulon se dinozauri për të cilin po flet, është lodra e tij e dashur, me të cilën ai fle çdo natë. Teksti nxit imagjinatën e lexuesit të vogël, por edhe i mëson atij karakteristikat e veçanta të llojeve të dinozaurëve, kuriozitete rreth mënyrës së ushqimit, jetës dhe të dhëna rreth zbulimit të fosileve të tyre nga shkencëtarët.

Ky libër flet për dinozaurin dykëmbësh mishngrënës, emri i të cilit, Reks, ka kuptimin "mbreti më tiran i zvarranikëve". Për të thuhet se ka qenë kafsha më e madhe që ka jetuar në Tokë dhe se mund ta kthente kokën nga të gjitha drejtimet.

Detajet e librit
Te tjere
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Triumfi i Zeros, Gianni Rodari

Mesazhi i poezisë "Triumfi i Zeros" i shkrimtarit italian për fëmijë, Xhani Rodari, lidhet jo vetëm me rëndësinë e 0-s si numër, por dhe me atë se çdo njeri, sado i parëndësishëm të duket në sipërfaqe, ka brenda vetes vlera, që mjafton t'ia zbulosh. Ky libër merr jetë nëpërmjet ilustrimeve elegante e të këndshme.

Çmimi 980 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Bota e bebes, Frutat

Zbuloni botën e së ardhmes. Për dy vjet mbi 4.5 milionë kopje të librave të kësaj serie janë shitur në të gjithë botën. Librat kanë ilustrime të bukura dhe tekste të shkurtra, që ndihmojnë fëmijët të zbulojnë botën përreth.

Çmimi 620 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Extra

Ana dhe Elsa, Makina e madhe akullprerëse, libri i katërt

Okeni i paraqet Anës dhe Elsës shpikjen e tij të fundit, një makineri e çuditshme në pamje të parë, e cila pret akullin. Kristofi dhe akullpunuesit e tjerë e ftojnë Okenin në një sfidë të prerjes së akullit. Por ditën tjetër, Okeni dhe akullpunuesit janë zhdukur. Tanimë, i takon Anës, Elsës dhe Olafit të merren me atë çfarë u ka ndodhur atyre.

Çmimi 350 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Aventura e madhe e pinguinit të vogël

Pinguini i vogël ishte mërzitur duke tundur këmbët dhe duke luajtur vetëm derisa një ditë pulëbardha i tha se duhej të nisej të gjente Aventurën. Po ku duhej të kërkonte fillimisht pinguini i vogël dhe a e ëndërronte vërtet Aventurën?

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)