• Ka mbaruar
Princi i vogel (audio liber), Antoine De Saint-Exupery
  • Princi i vogel (audio liber), Antoine De Saint-Exupery
  • Princi i vogel (audio liber), Antoine De Saint-Exupery

Princi i vogël (1 book + 2 CD audio), Antoine De Saint-Exupery

SKU001596
Te tjere

"Princi i vogël", vepra e fundit e autorit të njohur francez A.de Saint-Exupéry (1900-1944) botuar më 1943, pra që në gjallje të tij, përbën një tjetër hap të këtij krijuesi serioz për të përpunuar pikëpamjet e tij mbi botën dhe marrëdhëniet ndërmjet njerëzve e për t'ia parashtruar ato vëmendjes së lexuesve.

16,65 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Princi i vogël (1 libër + 2 CD audio)
Origjinali: Le Petit Prince
Gjinia: Roman
Autori: Antoine De Saint-Exupery
Shqipëroi gegnisht: Gjylektin Shehu
Shtëpia botuese: Rrota
Vendi & Viti: Prishtine, 2007
Fq. 96
Pesha: 0.221 kg
ISBN: 978-9951-509-01-5

Mbi librin

"Princi i vogël", vepra e fundit e autorit të njohur francez A.de Saint-Exupéry (1900-1944) botuar më 1943, pra që në gjallje të tij, përbën një tjetër hap të këtij krijuesi serioz për të përpunuar pikëpamjet e tij mbi botën dhe marrëdhëniet ndërmjet njerëzve e për t'ia parashtruar ato vëmendjes së lexuesve.

Saint-Exupéry nuk shkruan letërsi për letërsi, art për art, dhe përtej natyrës simbolike e në dukje irreale të "Princit të vogël" ai arrin të prekë tema e çështje jo thjesht konkrete, jo thjesht e rëndomtazi praktike, madje pragmatike, por të tilla, që sjellin thellimin në mendime të lexuesit, që e shtyjnë këtë të fundit të përjetojë ndjesinë e përgjegjësisë së të qenit njeri i qytetëruar.

Përmes një stili të thjeshtë deri në nivele fëminore, përtej një tejpashmërie të kristaltë të shtjellimit të subjektit, ne befas ndjejmë fuqinë rrëmbenjëse të një arti çuditërisht të thellë, të një arti që na vë përpara pikëpyetjesh, mprehtësia e të cilave mund ta gjejë shumëkënd të papërgatitur për t'u përgjigjur.

Ç'është ky djalë i vogël, që në libër quhet "princ"? Ç'janë këta planete të vegjël, ku jetojnë tipa njerëzish në dukje të çuditshëm, por që çuditërisht na duken aq të njohur, a thua se i kemi takuar diku dikur? Ç'është ky gjarpër shkretëtire, i cili kryen në libër një shërbim aq të veçantë? Ç'janë trëndafilat dhe përse duke i dashur ata ne arrijmë të njohim më mirë veten?

Përse të rriturit e kanë kaq të vështirë të kuptojnë të vegjlit? Përse të rriturit kanë ngritur një shoqëri, në të cilën shifrat kanë më rëndësi se përjetimet, ndjenjat? Dhe përse tabloja e librit është kaq e zymtë, përse bota duket kaq e trishtuar?

Secili që merr e lexon librin "Princi i vogël", mund të provojë t'u japë një përgjigje këtyre pyetjeve dhe të tjerave si këto, mund të provojë të matë me anë të mendjes botën që gjen në libër dhe botën që na rrethon. Dhe nuk do të ishte aspak çudi, sikur të shihte se jo të gjitha pyetjeve ai është në gjendje t'u japë një përgjigje bindëse, se mendja e tij nuk e ka të lehtë të rrokë domethënien e botës, në të cilën jetojmë.

Në kohën kur botohej "Princi i vogël", në Evropë sidomos, por edhe në Azi e pjesërisht në Afrikë njerëzimi ndodhej në mesin e Luftës II botërore, ndodhej i përfshirë në gjirin e një përleshjeje – sot pothuaj të papërfytyrueshme – midis tërbimit të forcave të vdekjes dhe heroizmit e përkushtimit të ndershëm deri në fund të forcave të jetës.E megjithatë Saint-Exupéry duket se ishte thellësisht i palumtur.

Çfarë shikonte ky njeri i talentuar në botën e ditëve të tij, që nuk e kënaqte, që nuk e bindte në atë që njerëzimi do të dinte të sillej më mirë me veten pas luftës? Dhe si na shpaloset neve bota sot, 55 vjet pas botimit të këtij libri të thjeshtë në dukje?"Të dashurosh nuk do të thotë të shihesh sy në sy, por të shikosh së toku drejt një drejtimi të përbashkët", shkruante Saint-Exupéry A e kanë njerëzit sot këtë drejtim të përbashkët?

A i shtyn ata dashuria, nëse ajo ekziston, të shohin drejt të njëjtit pikësynim?Leximi sot i një vepre si "Princi i vogël" mund të bëjë të vetëdijshëm cilindo së paku për dy gjëra: për nivelin e aftësive të tij gjykuese dhe për rrugën që ka përshkuar në këta dhjetëvjeçarë njerëzimi.

Natyrisht mund ta bëjë të vetëdijshëm lexuesin edhe për atë që e vërteta është e bukur dhe e bukura është e thjeshtë.Dhe kjo është shenjë e një letërsie të mirëfilltë, një letërsie jo fitimsynuese. Pikërisht e asaj letërsie, për të cilën kemi aq shumë nevojë dhe që aq dendur na mungon.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001596

Referencat specifike

isbn
9789951509015
ean13
9789951509015
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000201

Botuesi: Cabej

Macoku me cizme, liber me formuese

Titulli: Maçoku me çizmeGjinia: PuzzleShtëpia botuese: ÇabejFq. 6Pesha: 0.461 kg Tregon në puzzle historinë e Maçokut me çizme, një libër i mrekullueshëm për të vegjëlit zero deri në gjashtë vjeç.
3,33 
More

Botuesi: Aeditions

Flamingot

Librat nuk kanë tekst, por janë të mbushur plot e përplot me vizatime shumëngjyrëshe të flamingove e njëbrirëshave dhe të mjediseve të tyre.
2,22 
More

Botuesi: Aeditions

Bukuroshja e fjetur, Rosaku i shëmtuar

Ky libër, që përmban dy përralla klasike ndër më të njohurat, si “Bukuroshja e fjetur” dhe “Rosaku i shëmtuar”, është pjesë e serisë prej tetë librash: “Përrallëzat e mia të para”
3,33 
More

Botuesi: Aeditions

Miqtë e fermës

Historitë e shkurtra e gazmore do t’i ndihmojjnë fëmijët t’i njohin edhe më mirë kafshët. Mblidhni një pas një “Qenushi Roki”, “Kotelja Kiti”, “Pula Koko”, “Rosaku Pinpon”, “Miushi Moli” dhe “Lopa Mumu”.
13,32 
More

Botuesi: Aeditions

Përrallëza për fëmijë 1 vjeç

Ejani, pra, të takoni e të njiheni me kafshët që udhëtojnë me një autobus të vogël të kuq, me arinjtë që e shkojnë kohën me zbavitje e lodra, si dhe me një qenush që i këndon hënës. Fëmija juaj do ta kalojë kohën e përrallëzës shumë këndshëm.
5,55 
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Libri i Xhunglës

“Të voglat përralla të Mëdha” i ndihmojnë fëmijët të rriten së bashku me librin dhe u mundësojnë prindërve të kalojnë kohë me ta.
4,44 
More

Botuesi: Pegi

Klubi i poeteve, Tea Stilton

Gjatë mbledhjes së klubit të ri të Poeteve, kemi gjetur ditarin e një studenteje misterioze që ka studiuar në kolegj vite më parë.
5,55 
More

Botuesi: Botart

Tigri që erdhi për çaj, Judith Kerr

Zilja e derës ra pikërisht kur Sofia dhe mami i saj ishin ulur për çaj. Kush të jetë vallë? Ai që sigurisht nuk e prisnin, te dera u shfaq një tigër i madh me një gëzof plot vija!
4,44 
More

Botuesi: Botart

Librat e Dr. Seus

-Macoku me kapele doku-Kërcim dhe Dëfrim-Dinake me corape-Vezë jeshile dhe Sallam-Një peshk, dy peshk, peshk i kuq, peshk blu
27,75 
More

Botuesi: Vellezerit Tafa

Rrëfenja me kafshë

Në këtë vëllim janë paraqitur disa rrëfenja si: Poni, Papagalli Toto, Kotelja e trembur, Një pellg për bretkosën, Derrkucët ngacamanë, Palloi, Babagjeli, Mëzi që nuk njihte frikën, Elefanti Xhambo, Gjarpëri Kuk, Pupi dhe miqtë e tij, Bebdinozauri, Ditëlindja, Bretkosa mburravece, Ura bashkon zemrat dhe Luani i vogël.
11,10 
More

Botuesi: Aeditions

Mëso me Tedin

Përmes saj, duke bashkëpunuar me fëmijët tuaj, mund t’u tregoni atyre shumë gjëra për shkollën në mënyrën më të këndshme.
8,88 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000944

Botuesi: Toena

Princi i vogël, Antoine De Saint-Exupery

“Princi i vogël”, vepra e fundit e autorit të njohur francez A.de Saint-Exupéry (1900-1944) botuar më 1943, pra që në gjallje të tij, përbën një tjetër hap të këtij krijuesi serioz për të përpunuar pikëpamjet e tij mbi botën dhe marrëdhëniet ndërmjet njerëzve e për t’ia parashtruar ato vëmendjes së lexuesve.
5,55 
More