• Banner

  • Ka mbaruar
Princi i vogel (audio liber), Antoine De Saint-Exupery
  • Princi i vogel (audio liber), Antoine De Saint-Exupery
  • Princi i vogel (audio liber), Antoine De Saint-Exupery

Princi i vogël (1 book + 2 CD audio), Antoine De Saint-Exupery

"Princi i vogël", vepra e fundit e autorit të njohur francez A.de Saint-Exupéry (1900-1944) botuar më 1943, pra që në gjallje të tij, përbën një tjetër hap të këtij krijuesi serioz për të përpunuar pikëpamjet e tij mbi botën dhe marrëdhëniet ndërmjet njerëzve e për t'ia parashtruar ato vëmendjes së lexuesve.

1 500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Princi i vogël (1 libër + 2 CD audio)
Origjinali: Le Petit Prince
Gjinia: Roman
Autori: Antoine De Saint-Exupery
Shqipëroi gegnisht: Gjylektin Shehu
Shtëpia botuese: Rrota
Vendi & Viti: Prishtine, 2007
Fq. 96
Pesha: 0.221 kg
ISBN: 978-9951-509-01-5

Mbi librin

"Princi i vogël", vepra e fundit e autorit të njohur francez A.de Saint-Exupéry (1900-1944) botuar më 1943, pra që në gjallje të tij, përbën një tjetër hap të këtij krijuesi serioz për të përpunuar pikëpamjet e tij mbi botën dhe marrëdhëniet ndërmjet njerëzve e për t'ia parashtruar ato vëmendjes së lexuesve.

Saint-Exupéry nuk shkruan letërsi për letërsi, art për art, dhe përtej natyrës simbolike e në dukje irreale të "Princit të vogël" ai arrin të prekë tema e çështje jo thjesht konkrete, jo thjesht e rëndomtazi praktike, madje pragmatike, por të tilla, që sjellin thellimin në mendime të lexuesit, që e shtyjnë këtë të fundit të përjetojë ndjesinë e përgjegjësisë së të qenit njeri i qytetëruar.

Përmes një stili të thjeshtë deri në nivele fëminore, përtej një tejpashmërie të kristaltë të shtjellimit të subjektit, ne befas ndjejmë fuqinë rrëmbenjëse të një arti çuditërisht të thellë, të një arti që na vë përpara pikëpyetjesh, mprehtësia e të cilave mund ta gjejë shumëkënd të papërgatitur për t'u përgjigjur.

Ç'është ky djalë i vogël, që në libër quhet "princ"? Ç'janë këta planete të vegjël, ku jetojnë tipa njerëzish në dukje të çuditshëm, por që çuditërisht na duken aq të njohur, a thua se i kemi takuar diku dikur? Ç'është ky gjarpër shkretëtire, i cili kryen në libër një shërbim aq të veçantë? Ç'janë trëndafilat dhe përse duke i dashur ata ne arrijmë të njohim më mirë veten?

Përse të rriturit e kanë kaq të vështirë të kuptojnë të vegjlit? Përse të rriturit kanë ngritur një shoqëri, në të cilën shifrat kanë më rëndësi se përjetimet, ndjenjat? Dhe përse tabloja e librit është kaq e zymtë, përse bota duket kaq e trishtuar?

Secili që merr e lexon librin "Princi i vogël", mund të provojë t'u japë një përgjigje këtyre pyetjeve dhe të tjerave si këto, mund të provojë të matë me anë të mendjes botën që gjen në libër dhe botën që na rrethon. Dhe nuk do të ishte aspak çudi, sikur të shihte se jo të gjitha pyetjeve ai është në gjendje t'u japë një përgjigje bindëse, se mendja e tij nuk e ka të lehtë të rrokë domethënien e botës, në të cilën jetojmë.

Në kohën kur botohej "Princi i vogël", në Evropë sidomos, por edhe në Azi e pjesërisht në Afrikë njerëzimi ndodhej në mesin e Luftës II botërore, ndodhej i përfshirë në gjirin e një përleshjeje – sot pothuaj të papërfytyrueshme – midis tërbimit të forcave të vdekjes dhe heroizmit e përkushtimit të ndershëm deri në fund të forcave të jetës.E megjithatë Saint-Exupéry duket se ishte thellësisht i palumtur.

Çfarë shikonte ky njeri i talentuar në botën e ditëve të tij, që nuk e kënaqte, që nuk e bindte në atë që njerëzimi do të dinte të sillej më mirë me veten pas luftës? Dhe si na shpaloset neve bota sot, 55 vjet pas botimit të këtij libri të thjeshtë në dukje?"Të dashurosh nuk do të thotë të shihesh sy në sy, por të shikosh së toku drejt një drejtimi të përbashkët", shkruante Saint-Exupéry A e kanë njerëzit sot këtë drejtim të përbashkët?

A i shtyn ata dashuria, nëse ajo ekziston, të shohin drejt të njëjtit pikësynim?Leximi sot i një vepre si "Princi i vogël" mund të bëjë të vetëdijshëm cilindo së paku për dy gjëra: për nivelin e aftësive të tij gjykuese dhe për rrugën që ka përshkuar në këta dhjetëvjeçarë njerëzimi.

Natyrisht mund ta bëjë të vetëdijshëm lexuesin edhe për atë që e vërteta është e bukur dhe e bukura është e thjeshtë.Dhe kjo është shenjë e një letërsie të mirëfilltë, një letërsie jo fitimsynuese. Pikërisht e asaj letërsie, për të cilën kemi aq shumë nevojë dhe që aq dendur na mungon.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001596

Referencat specifike

isbn
9789951509015
ean13
9789951509015
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000944

Botuesi: Toena

Princi i vogël, Antoine De Saint-Exupery

“Princi i vogël”, vepra e fundit e autorit të njohur francez A.de Saint-Exupéry (1900-1944) botuar më 1943, pra që në gjallje të tij, përbën një tjetër hap të këtij krijuesi serioz për të përpunuar pikëpamjet e tij mbi botën dhe marrëdhëniet ndërmjet njerëzve e për t’ia parashtruar ato vëmendjes së lexuesve.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aeditions

Zana e dëborës

Kjo seri me 12 përralla është konceptuar për fëmijët që sapo kanë filluar të lexojnë. Përrallat klasike që kanë ardhur deri në ditët tona duke mrekulluar breza të tërë fëmijësh

Çmimi 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Ferma e argëtimit

Kjo është loja që do të bëjë fëmija, teksa do të marrë në duar këtë libër me një dritare, pas së cilës fshihet një personazh lozonjar, i cili pret aty që ai të hapë faqen për ta zbuluar.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Unë kujdesem për gjërat e mia, Aleix Cabrera

Personazhi kryesor është mësuar t'i hedhë gjërat e tij sa andej-këtej. Por një natë, kur ikën dritat, ai i kërkoi më kot lodrat që donte në errësirën e dhomës dhe nuk gjeti asgjë. Atëherë vogëlushi zbuloi se sa e rëndësishme është të kujdesesh për gjërat e tua.

Çmimi 550 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Më mëso të shkruaj, Kafshët

Libri “Më mëso të shkruaj, Kafshët” është pjesë e një serie me 4 libra, të cilët përbëjnë një risi për fëmijët. Nëpërmjet figurave tërheqëse dhe shumëngjyrëshe, fëmijët do të mësojnë me shumë kënaqësi llojet e kafshëve duke përdorur këtë libër ndërveprues. 

Çmimi 400 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Përrallat e Ana Tisit, Ana Tisi

Përmes librit të saj, Ana Tisi na dhuron një tokë magjike në të cilën bukuria dhe pastërtia janë ende të mundshme. Sepse, nga të gjitha gjërat që kalojmë në jetë, mbijeton vetëm ajo që transformohet në përrallë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)