• Banner

  • I ri

Barnes, Atwood, Ishiguro

Në këtë paketë ju ofrojmë librat E vetmja histori, Julian Barnes, Oriksi dhe Krejku, Margaret Atwood dhe Dritë e zbehtë mbi kodra, Kazuo Ishiguro. Librat kanë çmim kopertine prej 3600 lekë, mund t’i përfitoni për 2900 lekë.

3 600 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

E vetmja histori

Një verë, në vitet ’60, në një lagje të pasur në periferi të Londrës, nëntëmbëdhjetëvjeçari Pol kthehet në shtëpi nga universiteti dhe nxitet nga mamaja të anëtarësohet te klubi i tenisit. Atje ai luan në partneritet me Suzan Macleod, dyzet e tetë vjeç, me vetëbesim, me humor dhe e martuar me dy vajza thuajse të rritura.

Dekada më vonë, Poli sheh pas në kohë se si ata ranë në dashuri dhe se si, gradualisht, por pa ndërprerje, çdo gjë u bë copash. Ndërsa kthen dhe rikthen historinë e tij në mendje, duke e ekzaminuar atë nga këndvështrime të ndryshme, ai e gjen veten të përballur me kontradikta dhe me rrëshqitjet e vetë memories së tij, si dhe mënyrave se si narrativa dhe jeta ndikojnë njëra-tjetrën. Prekës, i gjallë dhe i thellë, E vetmja histori është një roman mbi memorien, përkushtimin dhe mënyrën se si dashuria e parë e përcakton një jetë përgjithmonë.

Oriksi dhe Krejku

"Oriksi dhe Krejku" është njëkohëisht një histori e paharrueshme dashurie dhe një vizion rrëmbyes i së ardhmes, në një botë postapokaliptilke. Njeriu i Dëborës, i njohur si Xhimi para se njerëzimi të pllakosej nga një pandemi e tmerrshme, po rreket të mbijetojë në një botë, ku ai mund të jetë njeriu i fundit mbi dhé. Ai vajton për humbjen e shokut të tij të ngushtë, Krejkut, dhe të Oriksit, gruas së bukur e misterioze, me të cilën ishin të dashuruar që të dy. Në kërkim të përgjigjeve, Njeriu i Dëborës ndërmerr një udhëtim - me ndihmën e Krejkërve, fëmijëve sygjelbër të krijuar nga mendja brilante dhe e përbindshme e Krejkut - përmes natyrës së harlisur, që jo shumë kohë më parë pat qenë një qytet i madh, deri kur korporata të fuqishme e shpunë njerëzimin drejt një udhe të pakontrollueshme mutacionesh gjenetike.

Dritë e zbehtë mbi kodra

Nga mjedisi i qetë dhe i huaj i shtëpisë së saj angleze, Etsuko, një grua  japoneze që tashmë jeton vetëm, largon vështrimin nga e tashmja e  dhembshme për të kërkuar gjetkë kuptimin dhe arsyen e jetës së saj. E  angështuar nga vetëvrasja e vajzës së madhe, ajo kthehet pas me mendje deri  në Nagasaki, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ku në shkretinë e të mbijetuarve, piqej e rritej shtatzënia e saj e trazuar.

 Ishte vera e miqësisë së saj  të shkurtër dhe enigmatike me Sashikon, fqinjën e saj, dhe koha kur u njoh  me të bijën e Sashikos, Marikon, një vogëlushe tejet të traumatizuar. Si një Madam Butterfly, Sashiko pret një dashuri, një nisje që nuk do të mbërrijë kurrë, teksa e bija zhytet në ankthin e kujtimeve tepër të vrazhda. Përvojat jetësore të dy grave rendin paralelisht me njëra-tjetrën dhe shkrihen  njësh, pa e kuptuar se ku mbaron njëra dhe ku fillon tjetra, përmes kujtesës,  që s’mund t’i zësh besë, të Etsukos.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Katër gjenerata shkrimtaresh, ofertat e panairit

Në këtë paketë ofrojmë katër libra me autore gra, të përzgjedhura për cilësinë dhe për ndikimin që kanë pasur në historinë e botës: 1. Një vdekje shumë e ëmbël, Simone de Beauvoir, me shqipërimin e professor Edmond Tupja; 2. Rrëfenja e shërbëtores, Margaret Atwood ; 3. Një dhomë më vete, Virginia Woolf ; 4. Koha e tretë, Maylis Besserie. Të katërta...

Çmimi 2 320 Lekë Çmimi i zakonshëm 2 900 Lekë
More
Në gjendje

Orwell, Atwood, Projekti

Në këtë paketë ju ofrojmë librat 1984, George Orwell, Projekti Dekameron, 29 rrëfenja të reja nga pandemia, autorë të ndryshëm dhe Rrëfenja e shërbëtores, Margaret Atwood. Librat kanë çmim kopertine prej 3400 lekë, mund t’i përfitoni për 2400 lekë.

Çmimi 2 720 Lekë Çmimi i zakonshëm 3 400 Lekë
More
Në gjendje

Puzo dhe Sciascia

Në këtë paketë ju ofrojmë librat Kumbari, Mario Puzo, Secilit hakun, Leonardo Sciascia, Dita e kukuvajkës, Leonardo Sciascia . Librat kanë çmim kopertine prej 3000 lekë, mund t’i përfitoni për 2300 lekë.

Çmimi 2 400 Lekë Çmimi i zakonshëm 3 000 Lekë
More
Në gjendje

Puzo, Christie, Sciascia

Në këtë paketë ju ofrojmë librat Kumbari, Mario Puzo, Funeralet janë të rrezikshme, Agatha Christie dhe Dita e kukuvajkës, Leonardo Sciascia. Librat kanë çmim kopertine prej 3000 lekë, mund t’i përfitoni për 2400 lekë.

Çmimi 2 400 Lekë Çmimi i zakonshëm 3 000 Lekë
More
Në gjendje

Shafak, Dekameron dhe de Beauvoir

Në këtë paketë ju ofrojmë librat Ishulli i pemëve të zhdukura, Elif Shafak, Projekti Dekameron, 29 rrëfenja të reja nga pandemia, autorë të ndryshëm dhe Një dashuri transatlantike, Simone de Beauvoir. Librat kanë çmim kopertine prej 4100 lekë, mund t’i përfitoni për 3,000 lekë.

Çmimi 3 280 Lekë Çmimi i zakonshëm 4 100 Lekë
More
Në gjendje

Woolf, Dazai, Projekti Dekameron dhe Barnes

Në këtë paketë ju ofrojmë katër libra: Një dhomë më vete, Virginia Woolf, I përjashtuari, Osamu Dazai, Projekti Dekameron dhe E vetmja histori, Julian Barnes. Të katër librat kanë çmim kopertine prej 4,000 lekësh, ofrohen për 2800 lekë dhe 200 lekë postë. Totali: 3,000 lekë. Për më shumë oferta të panairit, klikoni këtu:

Çmimi 3 200 Lekë Çmimi i zakonshëm 4 000 Lekë
More
Në gjendje

Orwell, Machiavelli, Snyder dhe Woolf

Në këtë paketë ju ofrojmë librat Luani dhe njëbrirëshi dhe ese të tjera, George Orwell, Mbi komplotet dhe ese të tjera, Niccolò Machiavelli, Një dhomë më vete, Virginia Woolf, Mbi tiraninë, Timothy Snyder. Librat kanë çmim kopertine prej 2700 lekë, mund t’i përfitoni për 1700 lekë.

Çmimi 2 160 Lekë Çmimi i zakonshëm 2 700 Lekë
More
Në gjendje

Ofertat e panairit, librat më të shitur të Shtëpisë së Librit

Në këtë paketë ju ofrojmë librat Flush, Virginia Woolf, Rrëfimi, Leon Tolstoi, Dielli që perëndon Osamu Dazai dhe I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe në Londër nga George Orwell. Të katër librat kanë çmim kopertine 2900 lekë, ofrohen për 2,000 lekë përfshirë postën brenda Shqipërisë përgjatë ditëve të Panairit të Librit.

Çmimi 2 320 Lekë Çmimi i zakonshëm 2 900 Lekë
More
Në gjendje

Kawakami, Dazai dhe Dahl

Në këtë paketë ju ofrojmë librat Gjinj dhe vezë, Mieko Kawakami, Dielli që perëndon, Osamu Dazai dhe Xhejmsi dhe pjeshka gjigante, Roald Dahl. Librat kanë çmim kopertine prej 3050 lekë, mund t’i përfitoni për 2240 lekë.

Çmimi 2 440 Lekë Çmimi i zakonshëm 3 050 Lekë
More
Në gjendje

Byung-Chul, Woolf, Orwell dhe Musil

Në këtë paketë ofrojmë katër libra me ese: Shoqëria e sfilitur, Byung-Chul, Një dhomë më vete, Virginia Woolf, Luani dhe njëbrirëshi dhe ese të tjera, George Orwell dhe Mbi budallallëkun, Robert Musil. Të katër librat kushtojnë zakonisht 2750 lekë; përgjatë ditëve të Panairit të Librit ofrohen për 2200 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë. Për më...

Çmimi 2 200 Lekë Çmimi i zakonshëm 2 750 Lekë
More
Në gjendje

Ernaux, Barnes dhe Hoover

Në këtë paketë ofrojmë tre libra të letërsisë bashkëkohore: Vendi i babait, nga Annie Ernaux, e cila sapo fitoi çmimin Nobel, E vetmja histori, Julian Barnes dhe Mbaron me ne, Colleen Hoover. Të tre librat kushtojnë zakonisht 2700 lekë; përgjatë ditëve të Panairit të Librit ofrohen për 2200 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë. Për më shumë oferta...

Çmimi 2 160 Lekë Çmimi i zakonshëm 2 700 Lekë
More
Në gjendje

Tre libra të George Orwell, për 1900 lekë

Në këtë paketë ofrojmë tre libra të shkrimtarit George Orwell: Titujt I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, Dalje për ajër, Lavdi Katalonisë, kanë çmim kopertine 2600 lekë. Ofrohen vetëm gjatë panairit të librit për 1900 lekë. Posta falas brenda Shqipërisë.

Çmimi 2 080 Lekë Çmimi i zakonshëm 2 600 Lekë
More
Në gjendje

Tesson, Barnes, Tolstoi, Machiavelli

Në këtë paketë ju ofrojmë librat Pantera e dëborës, Sylvain Tesson, Papagalli i Floberit, Julian Barnes, Rrëfimi, Leon Tolstoi dhe Mbi komplotet dhe ese të tjera, Niccolò Machiavelli. Librat kanë çmim kopertine prej 3200 lekë, mund t’i përfitoni për 2500 lekë

Çmimi 2 560 Lekë Çmimi i zakonshëm 3 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)