• Banner

Katër libra për fëmijë dhe të rritur
  • Katër libra për fëmijë dhe të rritur

Katër libra për fëmijë dhe të rritur

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: 1. Liza në botën e çudinavet, ribotim i përkthimit të parë të kësaj kryevepre botërore në gjuhën e Shqipërisë së Mesme; 2. Rashomoni nga Ryunosuke Akutagaëa; 3. I shumëshituri I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër nga George Orwell dhe; 4. Dielli që perëndon nga Osamu Dazai.

26,35 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

“Akutagawa ishte një shkrimtar i tregimeve të shkurtra i cili prodhoi shumë vepra, disa më të suksesshme se të tjerat. Në fakt, ka një numër të mirë që duket se nuk është me interes të veçantë për lexuesin modern - ose të paktën për lexuesin e përgjithshëm modern. Kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të paqëndrueshmërisë intelektuale të Akutagawa-s dhe humbjes së përqendrimit në letërsinë e tij, por kur ai arrin të përqendrohet, mprehtësia e stilit të tij është unike dhe e paimitueshme. Rrjedhshmëria e gjuhës së tij është tipari më i mirë i stilit të Akutagawa-s. Nuk është asnjëherë i mërzitshëm; ai lëviz së bashku me të si një qenie e gjallë. Lexo më shumë

“Liza në botën e çudinavet”, një prej kryeveprave të letërsisë botërore, është një kremtim i përhershëm për botën e letrave, e sidomos kur renda një gjuhe rivjen në variante përkthimi të ndryshme. “Arka e Noes”, nëpërmjet këtij botimi, pati si qëllim t’i risjellë lexuesit variantin e parë, përkthimin e parë që i ka dhënë gjuha shqipe kësaj vepre – të kryer prej dy përkthyesve më 1944, - e cila prej dekadash i ka munguar njohjes së lexuesit shqiptar. Lexo më shumë

I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër është kronika e paharrueshme e George Orwell mbi rrugët e Parisit dhe Londrës dhe njerëzve që nuk kanë zgjedhje tjetër veçse të jetojnë në to. Lexo më shumë:

Dielli që perëndon nga Osamu Dazai është një nga romanet më të mira të letërsisë japoneze të shekullit të njëzetë. Botuar fillimisht në vitin 1947, romani flet për jetën e një familjeje aristokratësh të rrënuar në periudhën menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore dhe është bërë referencë gjuhësore që nga ajo kohë. Osamu Dazai, një shkrimtar me rrënjë aristokrate, i njohur si bohem me tepri në Tokio shkroi ato që kritikët i shohin si romane përgjithësisht autobiografike që janë edhe një mjet i shkëlqyer për t’u njohur me kulturën dhe shoqërinë japoneze. Lexo më shumë

Detajet e librit
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dukagjini

Demiani, Hermann Hesse

Hermann Hesse, shkrimtar, poet dhe piktor gjermani-zviceran, lindi më 1887 në Calë, Gjermani dhe vdiq më 1962 në Montagnola (Zvicër). Ai ka fituar çmimin Nobel në Letërsi më 1946.

Çmimi 9,35 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Hajduti dhe rebelja, Jan-Philipp Sendker

Hajduti dhe rebelja është një histori dashurie universale, që kapërcen hendekun shoqëror e tregon në mënyrë prekëse se vështirësitë mund të na mësojnë gjënë më të rëndësishme: guximin për t'i bërë ballë gjithçkaje, vullnetin për të ndryshuar dhe besimin pa kushte te njëri-tjetri.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Ofertë, Tre libra për 2100 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: Dalje për ajër, George Orwell; Na ishte njëherë një vit i mbrapshtë, John Fante; Jeta e gënjeshtërt e të rriturve, Elena Ferrante. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2800 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2100 lekë.

Çmimi 23,80 GBP
More
Në gjendje

Ofertë, Tre libra për 1500 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: ,Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur, Peter Pomerantsev; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell; Tri ese, George Orwell. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2100 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 1500 lekë.

Çmimi 17,85 GBP
More
Në gjendje

Seneca, Frankl dhe Tolstoi

Në këtë paketë ofrojmë tre libra të karakterit filozofik: Shkurtësia e jetës, Seneca; Në kërkim të kuptimit, Viktor E. Frankl dhe; Rrëfimi, Leon Tolstoi. Të tre librat kanë çmim kopertine prej 2200 lekës, ofrohen për 1760 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë. Oferta është e vlefshme vetëm gjatë ditëve të panairit. Kliko këtu për të parë më shumë nga...

Çmimi 18,70 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Histori e ilustruar e artit

Një udhëtim i jashtëzakonshëm në historinë e artit, nga pikturat e shpellave, tek ekspresionizmi abstrakt. Çdo rrymë arti e rëndësishme shpjegohet më qartë se kurrë më parë në boshte kohore të ilustruara mjeshtërisht.

Çmimi 42,50 GBP
More
Në gjendje

Katër libra të George Orwell, për 2000 lekë

Në këtë paketë ofrojmë katër libra të shkrimtarit George Orwell: Titujt I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, Dalje për ajër, Lavdi Katalonisë dhe Tri ese, kanë çmim kopertine 2900 lekë. Ofrohen vetëm gjatë festave të fundvitit për 2000 lekë si ide dhurate. Posta falas brenda Shqipërisë. 

Çmimi 24,65 GBP
More
Në gjendje

Ofertë, katër libra për 2200 lekë

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: Koha e Tretë, Maylis Besserie; Dielli që perëndon, Osamu Dazai; Rrëfimi,  Leon Tolstoy;Me lumin midis,  Ngugi Wa Thiong’o, kanë çmim kopertine 2900 lekë. Ofrohen për 2200 lekë.

Çmimi 24,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Projekti Dekameron, 29 rrëfenja të reja nga pandemia

Këto 29 tregime, nga autorë që përfshijnë Margaret Atwood, Tommy Orange, Kamila Shamsie, Colm Tóibín, Rachel Kushner dhe David Mitchell, ndryshojnë shumë në përmbajtje dhe frymë. Puna e tyre do të mbahet mend si një kontribut historik i një kohe dhe vendi si asgjë tjetër në jetën tonë, dhe do të ofrojë perspektivë e ngushëllim për lexuesin, tani dhe në...

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

Ofertë, katër libra për 2200 lekë

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: Flush, Virginia Woolf; Zhurma e Kohës, Julian Barnes; Dalje për ajër, George Orwell; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell, kanë çmim kopertine 3100 lekë. Ofrohen për 2200 lekë.

Çmimi 26,35 GBP
More
Në gjendje

Hoover, Cercas dhe Barnes

Në këtë paketë ju ofrojme tre libra, Dashuri e shëmtuar, nga Colleen Hover, Monarku i hijeve, Javier Cercas dhe E vetmja histori, Julian Barnes. Të tre librat kushtojnë 3600 lekë. Ofrohen për 3000 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë gjatë ditëve të Panairit të Librit 2022. Të tre librat janë botime të vitit 2022 nga autorë bashkëkohorë të...

Çmimi 30,60 GBP
More
Në gjendje

Ofertë, katër libra me 800 lekë më lirë

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: romanet 1984, I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe në Londër dhe Dalje për ajër nga George Orwell si dhe librin Mbi Tiraninë nga Timothy Snyder. Të katra librat kanë çmim kopertine prej 3200 lekësh, ofrohen me ulje për 2,400 lekë përgjatë ditëve të panairit.

Çmimi 20,40 GBP Çmimi i zakonshëm 27,20 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)