• Banner

  • Çmim i zbritur

Ofertë, katër libra me 800 lekë më lirë

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: romanet 1984, I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe në Londër dhe Dalje për ajër nga George Orwell si dhe librin Mbi Tiraninë nga Timothy Snyder. Të katra librat kanë çmim kopertine prej 3200 lekësh, ofrohen me ulje për 2,400 lekë përgjatë ditëve të panairit.

35,52 
26,64  Ruaj 8,88 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Mbi librat

Romani 1984 u botua fillimisht më 1948 si një roman fantastiko-shkencor se si do të ishte bota më 1984. Ai konsiderohet si një roman profetik për shkak se parashikon me një saktësi të habitshme mënyrën se si teknologjia mund të ndihmojë qeveritë diktatoriale të mbajnë popujt nën terror dhe frikë dhe rrjedhimisht, të nënshtruar.

I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe në Londër është romani i parë i George Orwell, në të cilin, shkrimtari i ri përshkruan aventurën e tij në dy metropolet e mëdha, pasi i vjedhin të gjitha paratë që kishte ndërsa jetonte si një aspirant për shkrimtar në Parisin e bohemëve.

Dalje për ajër është romani më i mirë nga pikëpamja artistike e Orwell, ndonëse jo më i famshmi. Personazhi i tij, një mezoburrë i shtresës së mesme profesioniste të Anglisë të periudhës së paraluftës së Dytë Botërore, përballet me disa sfida si në aspektin personal ashtu edhe në rrafshin shoqëror dhe politik dhe vendos që të arratiset nga të gjitha telashet për te një vend “ku është gjithmonë verë” dhe “ku dilet për peshk” sepse “peshkimi është e kundërta e luftës”.

Mbi tiraninë është libri me shpjegime të shkurtra nga historiani bashkëkohor amerikan Timothy Snyder, në të cilin jepen disa informacione të rëndësishme se si duhet të dallojmë politikat që i paraprijnë vendosjes së tiranisë dhe se çfarë mund të bëjmë ne si qytetarë për t’iu kundërvënë këtyre tendencave. Thjeshtësia me të cilën Snyder na mëson mbi historinë e ka bërë këtë libër të shumëshitur në SHBA dhe në të gjithë botën që kur u botua për herë të parë në vitin 2017.

Detajet e librit
16 libra të tjera në këtë kategori:

Katër libra për fëmijë dhe të rritur

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: 1. Liza në botën e çudinavet, ribotim i përkthimit të parë të kësaj kryevepre botërore në gjuhën e Shqipërisë së Mesme; 2. Rashomoni nga Ryunosuke Akutagaëa; 3. I shumëshituri I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër nga George Orwell dhe; 4. Dielli që perëndon nga Osamu Dazai.

Çmimi 34,41 
More
Në gjendje

Ofertë, Tre libra për 2200 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: SPQR, Një Histori e Romës së Lashtë, Mary Beard; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell; Zhurma e kohës, Julian Barnes. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 3000 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2200 lekë.

Çmimi 33,30 
More
Në gjendje

Tre libra, 25% ulje

Në këtë paketë ofrojmë tre libra: Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur, Peter Pomerantsev, Mbi tiraninë, Timothy Snyder dhe Tri Ese nga George Orwell. Të tri librat kanë çmim kopertine 1800 lekë. Ofrohen me 25% ulje.

Çmimi 19,98 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Ëndrrat dhe dashuritë e një jete, M. Karagacis

Ëndrrat dhe dashuritë e një jete është një ndër romanet më të njohura dhe emocionuese të letërsisë greke moderne. Shpesh, për nga struktura e rrëfimit dhe tematike që trajton, është krahasuar me Getsbin e madh të shkrimtarit amerikan F.S. Fitzgerald.

Çmimi 22,20 
More
Në gjendje

Seneca, Frankl dhe Tolstoi

Në këtë paketë ofrojmë tre libra të karakterit filozofik: Shkurtësia e jetës, Seneca; Në kërkim të kuptimit, Viktor E. Frankl dhe; Rrëfimi, Leon Tolstoi. Të tre librat kanë çmim kopertine prej 2200 lekës, ofrohen për 1760 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë. Oferta është e vlefshme vetëm gjatë ditëve të panairit. Kliko këtu për të parë më shumë nga...

Çmimi 24,42 
More
Në gjendje

Katër gjenerata shkrimtaresh, ofertat e panairit

Në këtë paketë ofrojmë katër libra me autore gra, të përzgjedhura për cilësinë dhe për ndikimin që kanë pasur në historinë e botës: 1. Një vdekje shumë e ëmbël, Simone de Beauvoir, me shqipërimin e professor Edmond Tupja; 2. Rrëfenja e shërbëtores, Margaret Atwood ; 3. Një dhomë më vete, Virginia Woolf ; 4. Koha e tretë, Maylis Besserie. Të katërta...

Çmimi 32,19 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Premoli, Céspedes dhe Barnes

Në këtë paketë ofrojmë tre libra të letërsisë bashkëkohore: Dashuri dhe telashe, Anna Premoli; Ditari i ndaluar, Alba de Céspedes; E vetmja histori, Julian Barnes. Të tre librat kushtojnë zakonisht 2700 lekë; përgjatë ditëve të Panairit të Librit ofrohen për 2200 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë.

Çmimi 29,97 
More
Në gjendje

Ofertë, katër libra për fëmijë dhe të rritur

Në këtë paketë ofrojmë: 1. Kronikë në gur, Ismail Kadare, 2. Ferma e kafshëve, George Orwell, 3. Nata e Ustikës, Petro Marko, 4. Plaku dhe deti, Ernest Hemingway. Mund t’jua sjellim në shtëpi me pagesë në dorëzim në të gjithë Shqipërinë. Të katra librat kushtojnë 2700 lekë, ju mund t’i porosisni tani për 2400 lekë dhe përfitoni postë falas. Dërgoni...

Çmimi 29,97 
More
Në gjendje

Ofertë, katër libra për 2200 lekë

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: Flush, Virginia Woolf; Zhurma e Kohës, Julian Barnes; Dalje për ajër, George Orwell; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell, kanë çmim kopertine 3100 lekë. Ofrohen për 2200 lekë.

Çmimi 34,41 
More
Në gjendje

Paketë, katër libra nga letërsia japoneze me 20% ulje

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: Pylli norvegjez, Haruki Murakami, Dielli që perëndon, Osamu Dazai, Një lojë me orarin e udhëtimeve, Seicho Matsumoto, si dhe librin Rashomoni nga Ryunosuke Akutagawa. Të katra librat kanë cmim kopertine prej 3700 lekësh, ofrohen për 2960 lekë vetëm për ditët e Vitit të Ri.

Çmimi 41,07 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)