• Banner

Në shtëpi, Toni Morrison

Ky roman rrëqethës i shkrimtares së madhe amerikane Toni Morrison, na zbulon një njeri në dukje të mposhtur, i cili arrin të gjejë burrërinë, por, në fund, edhe shtëpinë, vendin të cilit i përket.

103,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi


Titulli: Në shtëpi
Origjinali: Home
Gjinia: Roman
Autori: Toni Morrison
Shqipëroi: Ilir I. Baçi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2022
Fq. 122
Pesha: 0.15 kg
ISBN: 978-99943-0-662-6
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Frenk Moni, një ish-ushtar amerikan në Luftën e Koresë, ku ka përjetuar traumë në front, vraja e së cilës është jo vetëm trupore, kthehet dhe, mes zemërimit dhe ndjenjës së neverisë për veten, përballet me një Amerikë raciste. Vendi që la, shtëpia ku ka jetuar më parë, mund të mos jetë më siç e mban mend ai, por Frenkun e nxjerr nga apatia paralizuese nevoja për të shpëtuar motrën e vogël, që ka pësuar dhunë mjekësore, dhe për ta shpënë në qytezën e shtetit të Xhorxhias, ku janë rritur – një vend të cilin e ka urryer me gjithë zemër. Tek u kthehet kujtimeve të fëmijërisë dhe të luftës – prej të cilave fillon të vërë në dyshim kthjelltësinë e mendjes – Frenku gjen një guxim të pabesueshëm. Ky roman rrëqethës i shkrimtares së madhe amerikane Toni Morrison, na zbulon një njeri në dukje të mposhtur, i cili arrin të gjejë burrërinë, por, në fund, edhe shtëpinë, vendin të cilit i përket.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994306626
ean13
9789994306626
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000604

Botuesi: Skanderbeg Books

Turpi, J.M. Coetzee

Pasi ka dhënë mësime për vite me radhë në Universitetin Teknik të Kejp Taunit, David Luri, një burrë rreth të pesëdhjetave, dy herë i shkurorëzuar, ka një lidhje të zjarrtë dashurie me një studenten e tij.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Bari i netëve, Patrick Modiano

"Ç'do të thoshe ti po të kisha vrarë dikë?" Mendova se po bënte shaka, ose që po ma bënte këtë pyetje për shkak të romaneve policorë që e kishte zakon t'i lexonte. Madje nuk lexonte gjë tjetër. Kushedi, mbase në ndonjërin prej romaneve, një grua i bënte të njëjtën pyetje të fejuarit të vet.

Çmimi 109,25 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Tirana Times

E paemërtueshmja, Samuel Beckett

Ashtu si Dante që ecën nga rrethi në rreth për të arritur në Ferrin apo Parajsën e tij, edhe Samuel Beckett vendos, secilin në një rreth të shquar mirë, tre protagonistët kryesorë të romaneve të trilogjisë së tij, Molloy, Malone vdes dhe E Paemërtueshmja, me qëllim që ata të arrijnë, mbase, hiçin të cilin e dëshirojnë.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000977

Botuesi: Dituria

Foleja e neperkave, Francois Mauriac

Jo, nuk ishte paraja që ai koprrac donte aq shumë; nuk ishte dëshira e fortë për hakmarrje që e tërbonte atë. Qëllimin e vërtetë të dashurisë së tij, ju do ta njihni, në qoftë se do të keni fuqinë dhe kurajën që ta dëgjoni atë burrë nderi në pohimin e fundit, që ia ndërpreu vdekja...

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Gusht 1914, Aleksander Sollzhenjicin, vol. 2

Veprimtaria e A. Sollzhenjicinit dallohet për një krijimtari të bollshme, të larmishme dhe shumë të suksesshme. Ajo sot përmblidhet në 30 vëllime dhe është përkthyer në disa gjuhë të botës. Në vitin 1970 autorit i është akorduar çmimi "Nobel" në Letërsi.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Artist i botës flutarake, Kazuo Ishiguro

Në rininë e tij, si djalosh i talentuar në pikturë, por edhe krenar e i vëmendshëm ndaj mjerimit ku ishte zhytur vendi, artisti Masuxhi Ono, nuk dëshironte t’ia kushtonte artin e tij vetëm kremtimit të bukurisë fizike, asaj “botës fluturake” të jetës së natës, qejfeve dhe zdërhalljeve me miq e geisha. 

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kujtime vajze, Annie Ernaux

Verë 1958. Për herë të parë larg familjes, një tetëmbëdhjetëvjeçare shkon në një kamp pushimesh duke shërbyer si kujdestare dhe aty zbulon vetveten: dashurinë, seksin, gjykimet e të tjerëve, stërmundimin për të jetuar lirinë, etjen për liri.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001239

Botuesi: Skanderbeg Books

Stambolli, Kujtime dhe qyteti, Orhan Pamuk

Duke shkruar një rrëfim mbi ngjarjet e largëta historike, autori nënvizon historinë e tij dhe të familjes, përmes rrëfimeve të gjyshes, fotografive dhe gravurave. Dhe s'ka rëndësi, në është fjala për vizitën e Floberit në Stambollin e vitit 1850 apo për marrjen e Konstandinopolit.

Çmimi 161,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Teposhte, Herta Müller

Vëllimi me tregime Teposhte është vepra e parë e nobelistes Herta Müller. Këto tregime janë kryesisht autobiografike, të bazuara në fëmijërinë e autores në fshatin rumun Banat.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Më e ëmbla ëndërr, Doris Lessing

Ky libër të jep një lloj kënaqësie letrare të rrallë, një kënaqësi të tillë, si ato kur të bie në dorë ndonjë roman i humbur prej kohësh i Xhorxh Eliotit apo Balzakut. Pa lexuar as gjashtë faqe, e kupton që ke hyrë në një botë artistike, e cila është ngulitur në mënyrë të pashlyeshme në imagjinatën tënde dhe që, në njëfarë mënyre, të ndikon.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)