• Banner

Vendi i babait, Annie Ernaux
  • Vendi i babait, Annie Ernaux

Vendi i babait, Annie Ernaux

Historia e një burri, në fillim fshatar, pastaj punëtor e më në fund, menaxher i një dyqani bar-ushqimore-kancelari ,në një qytet të një province normande, gjithë kjo e rrëfyer me një precizion kirurgjikal, pa empati dhe as ndjesi turpi, nga e bija shkrimtare. Kjo është historia e një gruaje që përballet me brishtësinë e dhimbshme të origjinës së vet dhe shkruan për prindërit e saj duke kërkuar tani një gjuhë të përbashkët, por të pamundur.

92,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vendi i babait
Cafe
Kategoria: Roman
Autori: Annie Ernaux
Shqipëroi: Klarita Lagji
Botues: Dudaj
F. 140
Viti: 2022
Pesha: 0.16 kg
ISBN: 978-99943-0-674-9
Ky libër është në gjuhën shqipe

Kopertina e pasme
Historia e një burri, në fillim fshatar, pastaj punëtor e më në fund, menaxher i një dyqani bar-ushqimore-kancelari ,në një qytet të një province normande, gjithë kjo e rrëfyer me një precizion kirurgjikal, pa empati dhe as ndjesi turpi, nga e bija shkrimtare. Kjo është historia e një gruaje që përballet me brishtësinë e dhimbshme të origjinës së vet dhe shkruan për prindërit e saj duke kërkuar tani një gjuhë të përbashkët, por të pamundur. Një shkrim i tendosur, pa asnjë shkarje, me një thjeshtësi të rafinuar duke e bërë çdo fjalë të vetme të shndërrohet në një thikë të mprehtë. Vendi i babait është një roman autobiografik që ia del mrekullisht, me qëllimin më ambicioz dhe fisnik të letërsisë: atë të dhënies së një eksperience përsonale një dimension universal, e cila na flet të gjithëve ne.

Mbi autoren
Annie Ernaux u lind në Lillebonne, më 1940 dhe është një nga zërat më autoritarë të panoramës kulturore franceze. Librat e saj studiohen dhe botohen në të gjithë botën. Për botuesin e saj, Gallimard, vepra e saj është e shenjtë, arsye për të cilën ia ka përmbledhur në një vëllim të gjitha shkrimet kryesore, nën kolanën prestigjioze Quarto. Në librat e saj ajo ka zbuluar një metodë të re dhe mundësinë që të jep autobiografia për të transformuar rrëfimin e jetës sate në një instrument hetimi social, politik dhe ekzistencial. Konsiderohet klasike bashkëkohore dhe adhurohet nga breza të tërë lexuesish dhe studentësh.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928368065
ean13
9789928368065
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Në shtëpi, Toni Morrison

Ky roman rrëqethës i shkrimtares së madhe amerikane Toni Morrison, na zbulon një njeri në dukje të mposhtur, i cili arrin të gjejë burrërinë, por, në fund, edhe shtëpinë, vendin të cilit i përket.

Çmimi 103,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000556

Botuesi: OMSCA-1

Budenbrokët, Roman 2, Tomas Man

Vepra bën fjalë për ngritjen dhe rënien e një familjeje të madhe, atë të Budenbrokëve. Në vepër përfshihen brezat e familjes nga viti 1835-1877. Në qendër të romanit është Tomas Budenbroku.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Me hapin e gaforres, Gunter Grass

Si thuajse në gjithë veprat e tjera të tij, në fokus është sërish historia e trazuar e Gjermanisë. Por jo më ajo e "fajit gjerman", që e pat bërë atë të famshëm me trilogjinë e Dancingut, por kësaj here historia e viktimave gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi 109,25 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Libri i zi, Orhan Pamuk

Por, kur kthehet një mbrëmje në shtëpi, zbulon se e shoqja, Ryjaja, një lexuese e thekur e romaneve policeske, e ka braktisur, duke ia shpjeguar arsyen e largimit me një copëz letre prej nëntëmbëdhjetë fjalësh që i ka lënë. Galipi nis të ndjekë gjurmët e së shoqes dhe vëren se njëherësh me të, kanë humbur edhe gjurmët e Xhelalit, të gjysmëvëllait të saj,...

Çmimi 207,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001194

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Molloy, Samuel Beckett

Ashtu si Dante që ecën nga rrethi në rreth për të arritur në ferrin apo parajsën e tij, edhe Samuel Beckett vendos secilin nga tre protagonistët kryesorë të romaneve të trilogjisë së tij, "Molloy", "Malone vdes" dhe "E paemërtueshmja", në një rreth të shquar mirë, me qëllim që ata të arrijnë, mbase hiçin.

Çmimi 92,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Jeto për ta treguar, Gabriel Garcia Marquez

Në këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. Jeto për ta treguar, përfshin jetën e Márquez, nga lindja në vitin 1927, te fillimi i karrierës si shkrimtar, e më pas në vitet 50', kur i propozoi gruas e cila do të bëhej bashkëshortja e tij.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Falja e dënimit, Patrick Modiano

"Falja e dënimit" merr në gjirin e veprës së Patrick Modiano – s një ngjyrim tejet të veçantë, një nuancë unike. Në fillim ngaqë këtu bëhet fjalë për njërin nga tekstet e rralla të paraqitur çiltërsisht autobiografik, ose duke na e dhënë shumë çiltërsisht iluzionin.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

I huaji, Albert Camus

Nga thellësitë e së ardhmes gjatë kësaj jete absurde që kisha bërë, një frymë e pakuptueshme ngjitej drejt meje duke kapërcyer vitet e pajetuara dhe kjo frymë rrafshonte në udhë e sipër gjithçka më shtrohej përpara në ato vite po aq të zbrazëta që po jetoja.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Redona

Plaku dhe deti, Ernest Heminguei

“Plaku dhe deti” është një tregim që flet për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Plaku i detit na tregon se arriti atë që nuk e kishte bërë tjetërkush dhe nuk ka rëndësi se nuk e solli edhe mishin e peshkut për ta ngrenë.

Çmimi 34,50 SEK
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)