Çudia në mendjen time, Orhan Pamuk
  • Çudia në mendjen time, Orhan Pamuk
  • Çudia në mendjen time, Orhan Pamuk

Çudia në mendjen time, Orhan Pamuk

Kush vendos për dashurinë dhe ndjenjat tona: ajo çfarë dëshirojmë ne apo ajo që fati na ka caktuar? A e përcaktojnë zgjedhjet tona lumturinë që ëndërrojmë apo forca të tjera jashtë nesh na e diktojnë atë, edhe fatin tonë?

17,00 GBP
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Çudia në mendjen time

Titulli i origjinalit: Kafamda Bir Tuhaflık

Gjinia: roman

Autori: Orhan Pamuk

Shtëpia botuese: Skanderbeg Books

Viti: 2022

Fq.: 592

ISBN: 978-9928-221-63-6

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Kush vendos për dashurinë dhe ndjenjat tona: ajo çfarë dëshirojmë ne apo ajo që fati na ka caktuar? A e përcaktojnë zgjedhjet tona lumturinë që ëndërrojmë apo forca të tjera jashtë nesh na e diktojnë atë, edhe fatin tonë?

Çudia në mendjen time sillet rreth këtyre pyetjeve thelbësore të qenies sonë dhe përshkruan me një qartësi tronditëse mospajtimet mes jetës së periferive dhe asaj në zemër të qyteteve. Orhan Pamuk, nobelisti i vitit 2006, kaloi gjashtë vite me këtë roman, duke përfshirë në të më shumë se katër dekada jetë. Përmes historisë së shitësit ambulant, Mevlutit, dhe të familjes së tij, Pamuk zbulon mjeshtërisht një pamje të re të Stambollit, ende të panjohur prej nesh.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928221636
ean13
9789928221636
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001194

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Molloy, Samuel Beckett

Ashtu si Dante që ecën nga rrethi në rreth për të arritur në ferrin apo parajsën e tij, edhe Samuel Beckett vendos secilin nga tre protagonistët kryesorë të romaneve të trilogjisë së tij, "Molloy", "Malone vdes" dhe "E paemërtueshmja", në një rreth të shquar mirë, me qëllim që ata të arrijnë, mbase hiçin.
6,80 GBP
More

Referenca: 2653

Kolonelit s'ka kush t'i shkruaje, Gabriel Garcia Markez

Koloneli hapi kutinë e kafesë dhe pa se kishte mbetur vetëm një lugëz. Hoqi xhezvenë nga zjarri, derdhi gjysmën e ujit në dyshemenë prej dheu dhe me një thikë kroi kutinë sipër xhezves deri kur ranë dhe grimcat e fundit të kafesë të përziera me leskra ndryshku.
1,70 GBP
More

Botuesi: Fan Noli

Rënia, Albert Camus

Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse. Pas kësaj, rrëfyesi zhvendoset nga Parisi i dritave në Amsterdamin e rratheve koncetrike që ai vetë i përngjason me rrathët e ferrit, dhe padyshim vetë ndodhet në rrethin e fundit.
8,50 GBP
More

Botuesi: Fjala

Me syrin e një klouni, Heinrich Boll

Hans Shniri, kloun profesionist, është ndarë shpirtërisht nga prindërit e tij qysh kur këta çuan në luftë motrën ende të mitur, Henrietën. Pasi braktis shkollën dhe shtëpinë, jeton si artist bohem me të dashurën, Marien. Por pas një bashkëjetese të gjatë, Maria e braktis, nën ndikimin e disa zyrtarëve të lartë katolikë dhe parimeve të moralit.
9,35 GBP
More

Botuesi: Pegi

Kosherja, Camillo José Cela

Mëngjesi, mëngjesi që  përsëritet përjetësisht, luan dhe ai rolin e tij modest për t'ia ndryshuar faqen qytetit, kësaj varreze,  kësaj foleje grerëzash, kësaj koshereje bletësh.
10,20 GBP
More

Referenca: SKU001528

Botuesi: Skanderbeg Books

Vajza e prapë, Mario Vargas Llosa

Rikardoja, qysh fëmijë atje në vendin e lindjes së tij, në Lima, ka ushqyer një ëndërr: Të jetojë në Paris. Por ritakimi me Lili kiliankën, një dashuri e hershme e adoleshencës, do ta shtyjë të ndryshojë gjithçka të tij. Vajza aventuriere, pragmatiste, e paqetë, do ta zvarrisë përtej botës së vogël të ambicjeve të tij.
11,05 GBP
More

Botuesi: Pegi

Artist i botës flutarake, Kazuo Ishiguro

Në rininë e tij, si djalosh i talentuar në pikturë, por edhe krenar e i vëmendshëm ndaj mjerimit ku ishte zhytur vendi, artisti Masuxhi Ono, nuk dëshironte t’ia kushtonte artin e tij vetëm kremtimit të bukurisë fizike, asaj “botës fluturake” të jetës së natës, qejfeve dhe zdërhalljeve me miq e geisha. 
8,50 GBP
More

Botuesi: Fan Noli

Baudelaire, Jean - Paul Sartre

Meqë kishte zgjedhë kthjelltësinë e mendjes, meqë pa dashje kishte zbulue rastësinë, braktisjen, lirinë e tmerrshme të vetdijes, Baudelaire – i asht vu para nji alternative: meqë nuk ka parime të gatshme tek të cilët të mbahesh, ai, ose duhet të amullojë në nji indiferentizëm moral ose atij vetë i duhet me shpikë të Mirën a të Keqen.
5,95 GBP
More

Referenca: SKU000977

Botuesi: Dituria

Foleja e neperkave, Francois Mauriac

Jo, nuk ishte paraja që ai koprrac donte aq shumë; nuk ishte dëshira e fortë për hakmarrje që e tërbonte atë. Qëllimin e vërtetë të dashurisë së tij, ju do ta njihni, në qoftë se do të keni fuqinë dhe kurajën që ta dëgjoni atë burrë nderi në pohimin e fundit, që ia ndërpreu vdekja...
5,10 GBP
More

Referenca: SKU000440

Botuesi: Koha Ditore

Muri, Zhan Pol Sarter

Tregimi "Muri" i Zhan Pol Sartrit është një raport i shkruar në vetën e parë i protagonistit Pablo Ibieta mbi një situatë ekstreme njerëzore. Para ekzekutimit ai rrëfen mbi përshfaqjet psikologjike dhe fiziologjike, të cilat te ai i shkakton vetëdija e vdekjes së afërt.
7,57 GBP
More

Botuesi: Botime Nazarko

Tregime nga Sarajeva, Ivo Andriç

Ky vëllim përmban tregime të shkruara mjeshtërisht prej nobelistit Ivo Andriç, që janë të lidhura me fatin tragjik të një qyteti si Sarajeva. Shquhet si autor me pesimizëm të ëmbël, me hollësi plot humor dhe personazhe të skalitura deri në detaje.
1,87 GBP
More

Referenca: SKU000721

Botuesi: Onufri

Certifikata, Isaac Bashevis Singer

Davidi ngjan sikur të ishte vëllai binjak i Singerit. Në moshën 19 vjeçare, pa një lek në xhep, ai vjen në Varshavë të provojë fatin. Tek ai ka dy pasione të forta: gratë dhe letërsia. Tragjik, komik, tërheqës, brengosës ai na çon gjithë kohës nga e qeshura në lot.
7,65 GBP
More