Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Kosherja, Camillo José Cela
  • Kosherja, Camillo José Cela

Kosherja, Camillo José Cela

Pegi

Mëngjesi, mëngjesi që  përsëritet përjetësisht, luan dhe ai rolin e tij modest për t'ia ndryshuar faqen qytetit, kësaj varreze,  kësaj foleje grerëzash, kësaj koshereje bletësh.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kosherja 

Origjinali: La Colmena 

Gjinia: Roman 

Autori:Camillo José Cela 

Shqipëroi: Anastasi Prodani

Shtëpia botuese: Pegii

Viti: 2021

Fq. 298

Pesha: 0.370 kg

ISBN: 978-9928-31-088-0

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

“Kosherja” është vepra më e njohur e shkrimtarit spanjoll dhe fituesit të çmimit Nobel, për 1989, Camilo José Cela-s. Si në një koshere të vërtetë, në udhët e kafenetë e Madridit luzmon jeta me gjithë shfaqjet e saj reale e të çmendura.

Në Spanjën e pas luftës Civile, ku sapo ka triumfuar diktatura e Frankos,” kosherja” popullohet nga një turmë njerëzish të zakonshëm që as e kanë humbur luftën, por as e kanë fituar; njerëz që ulen shkujdesshëm ne stolat vetmitarë të parqeve publike,  që jetojnë nëpër pallate pa ngrohje, që grumbullohen nëpër kafene për të gjetur pak ngrohtësi,  për t'u qetësuar me nje gotë dhe një cigare,  për të shkëmbyer dy fjalë me miqtë, të dashurat apo fqinjin e rastësishëm; njerëz të ndryshëm, secili me historinë e vet personale:  vejusha, fajdexhinj, studentë të dështuar,shërbetorë, policë, kamarierë, të papunë, prostituta, e vajza të mbara, si dhe një galeri e tërë personazhesh që i japin romanit një frymë korale.Shfaqet, në gjithë mjerimin e vet, një e përditshme e rëndomtë, me biseda bajate, zili meskine, thashetheme, por edhe frikë, dhembje, e ankthe të thella ekzistenciale .

Mëngjesi, mëngjesi që  përsëritet përjetësisht, luan dhe ai rolin e tij modest për t'ia ndryshuar faqen qytetit, kësaj varreze,  kësaj foleje grerëzash, kësaj koshereje bletësh.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928310880
ean13
9789928310880
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Vajzat e Fshatit, Edna O’Brien

Ketlini dhe Beba, dy vajza të reja nga nje fshat i Irlandës, krejt te ndryshme për nga natyra, kanë qenë shoqe të ngushta qysh në fëmijëri. Teksa lënë pas sigurinë e kolegjit në kërkim të jetës së vrullshme dhe të dashurisë në qytetin e madh, ato rreken të ruajnë në njëfarë mënyre miqësinë e tyre të trazuar.
1 000 Lekë
More