• Banner

  • I ri

Bukuroshet e fjetura, J. Kavabata

Autori shkruan në mënyrë metaforike, thekson zgjuarsinë e mendjes njerëzore për të nxjerrë në pah marrëdhënien e individit me botën ekzistenciale.

220 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bukuroshet e fjetura

Gjinia: Novelë

Autori: J. Kavabata

Shqipëroi: Lili Bare

Shtëpia botuese: Botime Nazarko

Viti: 2018

Fq. 82

Pesha: 0.098 kg

ISBN: 978-99943-890-9-4

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Shkrimtari i parë japonez shpërblyer me çmimin “Nobel” në vitin 1968, në morinë e novelave të tij mbresëlënëse ekzaminon kufirin midis fantazisë dhe realitetit në mendjen e burrave të vetmuar. Në veprat e tij, realja dhe irealja ndeshen, soditja e natyrës, lulëzimi i një kumbulle, fluturimi i zogut etj., janë arratisje drejt një bote tjetër, me një bukuri të pashpjegueshme.

Autori shkruan në mënyrë metaforike, thekson zgjuarsinë e mendjes njerëzore për të nxjerrë në pah marrëdhënien e individit me botën ekzistenciale.

Novela e përkthyer me mjeshtëri nga Liri Bare, mbetet një nga kryeveprat e letërsisë botërore, si dhe një nga punët më të mira të autorit.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2660

Botuesi: Skanderbeg Books

Macja dhe miu, Gunter Grass

(0)

"Macja dhe miu" është një metaforë. Joakim Malke, një djalosh jetim që jeton në Dacing të Gjermanisë, është miu dhe shoqëria që e rrethon është macja që e përgjon ta zërë në grackë. Rrëfimi jepet përmes Pilencit, një prej shokëve të Malkes së Madh dhe fokusohet në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: SARAS

Qyteti bri lumit, V. S. Naipaul

(0)

Libri është një lloj autobiografie e një shkrimtari që la vendin e tij Indinë, për t'u shkolluar e më pas për t'u bërë një nga autoritetet e mendimit në Britaninë e Madhe. Është një përplasje e kulturave, mentaliteteve, botëve të vjetra që kanë dominuar fatet e njerëzimit.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Gusht 1914, Aleksander Sollzhenjicin, vol. 2

(0)

Veprimtaria e A. Sollzhenjicinit dallohet për një krijimtari të bollshme, të larmishme dhe shumë të suksesshme. Ajo sot përmblidhet në 30 vëllime dhe është përkthyer në disa gjuhë të botës. Në vitin 1970 autorit i është akorduar çmimi "Nobel" në Letërsi.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Alfabete, Seamus Heaney

(0)

Mu bë zakon po ashtu të dëgjoja buçitjet e shkurtra të gjuhëve të huaja ndërsa rrotulla e njehsorit shkonte drejt BBC – së deri tek Radio Eireann, prej intonacionit londinez e deri tek ai dublinas dhe megjithë që nuk kuptoja se përse bëhej fjalë në atë murmurimë të parë me atë të folur gryke e fishkëllyese europiane, unë gati kisha filluar udhëtimin në...

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Gitanjali, flijime kenge, Rabindranat Tagora

(0)

Në daç paqe dhe qetësi, lexo Rabindranat Tagorën! Kaq e vërtetë është kjo, sa thuhet se leximi vetëm i një vargu të poezisë së tij, të shpëton pa u mbytur në detin që ngre tallaze të tërbuara brenda dhe jashtë teje, të nxjerr në breg shëndoshë e mirë, të shpie te shtëpia e shpresës dhe e fuqisë.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Lëvdatë për njerkën, Mario Vargas Llosa

(0)

Qysh në krye të kësaj rrëfenje erotike, Don Rigoberti dhe Lukrecia, gruaja e dytë e tij, na rrëmbejnë në një botë pasionante familjare dhe erotike. Por në këtë histori përfshihet edhe thjeshtri i Lukrecias, Alfonsoja, një admirues i pafre i njerkës së tij, i cili do të këmbëngulë të prekë kufijtë e familjes me pasionin e tij hutues.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Shtëpia e Matrionës, Aleksander Sollzhenjicin

(0)

Ajo nuk ishte e dhënë pas paraqitjes së hijshme, pas rrobave, me të cilat zbukuroheshin shëmtirat dhe keqbërësit. E pakuptueshme, madje e braktisur edhe nga i shoqi, ishte grua që kishte varrosur gjashtë fëmijë, por jo tiparin e saj të afrimit me njerëzit.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kaq shumë lumturi, Alice Munro

(0)

Lumturia në këto nëntë tregime të Alice Munro qëndron në një fuqi të padëgjuar krijimi, në forcën e mosparagjykimit dhe lirisë që të jep pleqëria, kur mund të shohësh gjithnjë e më thellë puseve të jetës tënde.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001343

Botuesi: Skanderbeg Books

Vera para erresires, Doris Lessing

(0)

Ndërkohë që fillon stina e verës, Kate Braun, një grua tërheqëse, inteligjente, pesëdhjetë e pesë vjeçe, e martuar dhe e lumtur, me shtëpi në Londrën urbane, me tri fëmijë të rritur, nuk ka ndonjë arsye të pranojë se mund të ndryshojë diçka në jetën e saj. 

Çmimi 640 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000724

Botuesi: Onufri

Shosha, Isaac Bashevis Singer

(0)

Romani "Shosha", një bestseller ndërkombëtar dhe romani i preferuar i vetë autorit, është një histori dashurie që nuk harrohet lehtë, e vendosur në Varshavën çifute, në vigjilje të shkatërrimit të saj.

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Dita e mbetur, Kazuo Ishiguro

(0)

Ngjarjet e këtij romani rrëfehen nga mazhordomi Stivens, i cili për më shumë se tridhjetë vjet ka jetuar në Darlington Holl, rezidenca madhështore e lordit Darlington. Stivensi rrëfen një pjesë të jetës së tij, diku nga mesi i viteve '30, një periudhë e ngarkuar për të personalisht, por edhe për historinë e Anglisë dhe të Evropës.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
chat Përshtypjet (0)