• Banner

Tregime nga Sarajeva, Ivo Andriç

Ky vëllim përmban tregime të shkruara mjeshtërisht prej nobelistit Ivo Andriç, që janë të lidhura me fatin tragjik të një qyteti si Sarajeva. Shquhet si autor me pesimizëm të ëmbël, me hollësi plot humor dhe personazhe të skalitura deri në detaje.

1,87 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tregime nga Sarajeva

Gjinia: Tregime

Autori: Ivo Andriç

Shqipëroi: Migena Pengili

Shtëpia botuese: Botime Nazarko

Viti: 2018

Fq. 86

Pesha: 0.105 kg

ISBN: 978-99943-890-6-3

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Ky vëllim përmban tregime të shkruara mjeshtërisht prej nobelistit Ivo Andriç, që janë të lidhura me fatin tragjik të një qyteti si Sarajeva. Shquhet si autor me pesimizëm të ëmbël, me hollësi plot humor dhe personazhe të skalitura deri në detaje.

Edhe pse të shkurtra, janë një pjesë kuptimplote e afreskut të madh boshnjak që Andiç ka përdorur në gjithë veprën e tij. Eshkuara është një çelës për të kuptuar të tashmen dhe këto tregime, të lexuara në ditët tona,i përshkon një mozaik magjepsës, që do t’u shoqërojë gjatë gjithë përmbledhjes, personazheve...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994389063
ean13
9789994389063
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botime Nazarko

Dita e fundit e një te dënuari, Viktor Hygo

I indinjuar nga gijotina dhe mënyra sesi i trajton shoqëria të dënuarit, Hygo vendosi ta denoncojë këtë absurditet përmes romanit të tij: kushtet e mjerueshme të jetesës së të burgosurve, trajtimin çnjerëzor të të dënuarve, duke përshkruar vuajtjet e tyre morale dhe fizike. 

Çmimi 1,87 GBP
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000740

Botuesi: Onufri

Plaku dhe deti, Ernest Hemingway

Plaku dhe deti është një tregim për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Me simbolikën e tij ai trajton pyetjen e madhe, se deri ku duhet të shkojë njeriu, deri ku duhet të guxojë. Për Heminguejin njeriu, në trevën e dyluftimit të pabarabartë, madje të vetë vdekjes, nuk ka përse të tërhiqet pa e provuar.

Çmimi 4,25 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001315

Botuesi: Tirana Times

Njeriu është një fazan i madh mbi tokë, Herta Muller

Windisch e ka të kotë të japë thasë mielli dhe të paguajë, pasaporta e tij e premtuar nuk vjen që nuk vjen. E bija e tij, Amelia, i jepet milicit dhe priftit, pikërisht për këtë qëllim. Një ditë, ata do të nisen përmes hullisë së plasaritur gri të udhës që Windisch e bënte për të vajtur tek mulliri.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001593

Botuesi: Skanderbeg Books

Baulja e babait, Orhan Pamuk

Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët, një punë norma­le. Shkruaj që libra si të mitë të jenë të shkruar dhe që t'i lexoj. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën.

Çmimi 3,40 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000060

Botuesi: Botimet Dudaj

Romani i një të pafati, Imre Kertesz

Pa kurrfarë orvatjeje për t'u shprehur me superlativa, por me "Romanin e një të pafati" Imre Kertesz ka shkruar më shumë sesa një libër. Ka gjetur mjetet më të përkora gjuhësore për të fshehur atë që duket, por që flet shumë.

Çmimi 7,65 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Lutja e Çernobilit, Svetllana Aleksievic

Ky libër, në fakt, nuk është për Çernobilin, por për botën e Çernobilit. Për vetë ngjarjen janë shkruar tanimë mijëra faqe dhe janë xhiruar pothuajse qindra mijëra metra filma. Kurse unë merrem me atë që e quajta histori të anashkaluar, gjurmë pa gjurmë të qëndrimit tonë në tokë dhe në kohë.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Shalli i zi e tregime të tjera, Luigi Pirandello

Novelat e Luigi Pirandellos, pjesë e përmbledhjes "Shalli i zi e tregime të tjera" konsiderohen një ndër majat më të larta të tregimtarisë italiane. Të shkruara në fillim shekullin e XX, ato janë një radiografi e pamëshirmshme e marrëdhënieve njerëzore, arsye për të cilën mbeten kaq aktuale edhe sot.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Bari i netëve, Patrick Modiano

"Ç'do të thoshe ti po të kisha vrarë dikë?" Mendova se po bënte shaka, ose që po ma bënte këtë pyetje për shkak të romaneve policorë që e kishte zakon t'i lexonte. Madje nuk lexonte gjë tjetër. Kushedi, mbase në ndonjërin prej romaneve, një grua i bënte të njëjtën pyetje të fejuarit të vet.

Çmimi 8,08 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Dashnoret, Elfriede Jelinek

Duhet t'i kesh nervat e çelikta të lexosh romanin e Elfriede Jelinek "Dashnoret". Pse? Sepse sintaksa nuk është si zakonisht, por e shkruar me një sintaksë rruge, që në fakt edhe nuk është aspak sintaksë, por një mori informacioni, e cila vjen në formën e shkrimit.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Libri i zi, Orhan Pamuk

Por, kur kthehet një mbrëmje në shtëpi, zbulon se e shoqja, Ryjaja, një lexuese e thekur e romaneve policeske, e ka braktisur, duke ia shpjeguar arsyen e largimit me një copëz letre prej nëntëmbëdhjetë fjalësh që i ka lënë. Galipi nis të ndjekë gjurmët e së shoqes dhe vëren se njëherësh me të, kanë humbur edhe gjurmët e Xhelalit, të gjysmëvëllait të saj,...

Çmimi 15,30 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2660

Botuesi: Skanderbeg Books

Macja dhe miu, Gunter Grass

"Macja dhe miu" është një metaforë. Joakim Malke, një djalosh jetim që jeton në Dacing të Gjermanisë, është miu dhe shoqëria që e rrethon është macja që e përgjon ta zërë në grackë. Rrëfimi jepet përmes Pilencit, një prej shokëve të Malkes së Madh dhe fokusohet në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2550

Botuesi: Toena

Shkretetira, J. M. G. Le Clezio

Lala e vogël është pasardhëse e "burrave blu", luftëtarëve të Shkretëtirës së Saharasë. Pas vdekjes së nënës, ajo shkon të jetojë te halla e saj në një lagje të varfër të qytetit, por Lala nuk mund t'i harrojë ata.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botime Nazarko

Lumturia, Tomas Man

Kjo përmbledhje me pesë tregime nga periudha më e hershme e Thomas Mann përfshin tregimet Zotëria i vogël Fideman, Palaçoja, Lumturia, Luiz Heni dhe Si u rrahën Japeja dhe Do Eskobari. Këto tregime janë eksperimentale për nga natyra dhe i paraprijnë shumë prej temave për të cilat Mann u bë më vonë i famshëm. 

Çmimi 1,87 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)