• Banner

Dritë e zbehtë mbi kodra, Kazuo Ishiguro

Nga mjedisi i qetë dhe i huaj i shtëpisë së saj angleze, Etsuko, një grua  japoneze që tashmë jeton vetëm, largon vështrimin nga e tashmja e  dhembshme për të kërkuar gjetkë kuptimin dhe arsyen e jetës së saj. E  angështuar nga vetëvrasja e vajzës së madhe, ajo kthehet pas me mendje deri  në Nagasaki, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ku në shkretinë e të mbijetuarve, piqej e rritej shtatzënia e saj e trazuar.

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dritë e zbehtë mbi kodra 

Origjinali: A pale view of the hills 

Gjinia: Roman

Autori: Kazuo Ishiguro 

Shqipëroi: Gentiana Kasemi 

Shtëpia botuese: Pegi

Viti: 2021

Fq. 228

Pesha: 0.290 kg

ISBN: 978-9928-310-55-2

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

“Dritë e zbehtë mbi kodra” (1982) është romani i parë i shkrimtarit nobelist  Kazuo Ishiguro, fitues i çmimit Winifred Holtby, dhënë nga Shoqëria  Mbretërore e Letërsisë. 

Nga mjedisi i qetë dhe i huaj i shtëpisë së saj angleze, Etsuko, një grua  japoneze që tashmë jeton vetëm, largon vështrimin nga e tashmja e  dhembshme për të kërkuar gjetkë kuptimin dhe arsyen e jetës së saj. E  angështuar nga vetëvrasja e vajzës së madhe, ajo kthehet pas me mendje deri  në Nagasaki, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ku në shkretinë e të mbijetuarve, piqej e rritej shtatzënia e saj e trazuar. Ishte vera e miqësisë së saj  të shkurtër dhe enigmatike me Sashikon, fqinjën e saj, dhe koha kur u njoh  me të bijën e Sashikos, Marikon, një vogëlushe tejet të traumatizuar. Si një Madam Butterfly, Sashiko pret një dashuri, një nisje që nuk do të mbërrijë 

kurrë, teksa e bija zhytet në ankthin e kujtimeve tepër të vrazhda. Përvojat jetësore të dy grave rendin paralelisht me njëra-tjetrën dhe shkrihen  njësh, pa e kuptuar se ku mbaron njëra dhe ku fillon tjetra, përmes kujtesës,  që s’mund t’i zësh besë, të Etsukos. 

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928310552
ean13
9789928310552
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Mos më lër të shkoj, Kazuo Ishiguro

Kur ishte fëmijë Keti, tashmë tridhjetë e një vjeçare, jetonte në Heilsham në një shkollë private, ku fëmijët ishin strehuar larg nga bota e jashtme, të rritur me idenë se ata ishin të veçantë dhe mirëqenia e tyre ishte e rëndësishme jo vetëm për ata, por për gjithë shoqërinë.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Dita e mbetur, Kazuo Ishiguro

Ngjarjet e këtij romani rrëfehen nga mazhordomi Stivens, i cili për më shumë se tridhjetë vjet ka jetuar në Darlington Holl, rezidenca madhështore e lordit Darlington. Stivensi rrëfen një pjesë të jetës së tij, diku nga mesi i viteve '30, një periudhë e ngarkuar për të personalisht, por edhe për historinë e Anglisë dhe të Evropës.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Gjiganti i fjetur, Kazuo Ishiguro

Si mund të shërohen plagët e vjetra, kur krimbat gëlojnë në to? Si mund të mbretërojë përjetë një paqe e ngritur mbi masakrat apo dredhitë e një magjistari? E kuptoj se me sa zell dëshironi që tmerret tuaja të vjetra të pluhurosen në hiç. Por ato presin nën shtresën e tokës, si kocka të bardha që njerëzit t’i zhvarrosin.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Artist i botës flutarake, Kazuo Ishiguro

Në rininë e tij, si djalosh i talentuar në pikturë, por edhe krenar e i vëmendshëm ndaj mjerimit ku ishte zhytur vendi, artisti Masuxhi Ono, nuk dëshironte t’ia kushtonte artin e tij vetëm kremtimit të bukurisë fizike, asaj “botës fluturake” të jetës së natës, qejfeve dhe zdërhalljeve me miq e geisha. 

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje
7 libra të tjera në këtë kategori:

Come rain or come shine, Kazuo Ishiguro

But Ray has his own buried feelings to contend with. Decades earlier, he and Emily would listen to jazz when they were alone, and now, as Sarah Vaughan sings through the speakers, he struggles to control everything the sound brings with it.

Çmimi 5,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Klara dhe Dielli, Kazuo Ishiguro

Po mire, zëre se u fute në njërën prej ketyre dhomave, - tha, - dhe zbulove një tjetër dhomë brenda saj. E brenda kesaj dhome, një tjetër serish. Dhoma brenda dhomave pareshtur. A mund të ndodhë po kështu me zemrën e Xhosit? Sado të endeshe nëpër keto dhoma, a nuk do të gjeje prapë dhoma të tjera, ku nuk je futur ende?

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Artist i botës flutarake, Kazuo Ishiguro

Në rininë e tij, si djalosh i talentuar në pikturë, por edhe krenar e i vëmendshëm ndaj mjerimit ku ishte zhytur vendi, artisti Masuxhi Ono, nuk dëshironte t’ia kushtonte artin e tij vetëm kremtimit të bukurisë fizike, asaj “botës fluturake” të jetës së natës, qejfeve dhe zdërhalljeve me miq e geisha. 

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Mos më lër të shkoj, Kazuo Ishiguro

Kur ishte fëmijë Keti, tashmë tridhjetë e një vjeçare, jetonte në Heilsham në një shkollë private, ku fëmijët ishin strehuar larg nga bota e jashtme, të rritur me idenë se ata ishin të veçantë dhe mirëqenia e tyre ishte e rëndësishme jo vetëm për ata, por për gjithë shoqërinë.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Dita e mbetur, Kazuo Ishiguro

Ngjarjet e këtij romani rrëfehen nga mazhordomi Stivens, i cili për më shumë se tridhjetë vjet ka jetuar në Darlington Holl, rezidenca madhështore e lordit Darlington. Stivensi rrëfen një pjesë të jetës së tij, diku nga mesi i viteve '30, një periudhë e ngarkuar për të personalisht, por edhe për historinë e Anglisë dhe të Evropës.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Gjiganti i fjetur, Kazuo Ishiguro

Si mund të shërohen plagët e vjetra, kur krimbat gëlojnë në to? Si mund të mbretërojë përjetë një paqe e ngritur mbi masakrat apo dredhitë e një magjistari? E kuptoj se me sa zell dëshironi që tmerret tuaja të vjetra të pluhurosen në hiç. Por ato presin nën shtresën e tokës, si kocka të bardha që njerëzit t’i zhvarrosin.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)