• Banner

1q84. Libri i parë, Haruki Murakami

“1q84” është një rrëfim që të deh, që luan me elementet dystopike të rimarra nga “1984” i Orwell-it, ku Q simbolizon pyetjet e së përditshmes sonë së beftë dhe domethënëse.

184,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: 1q84. Libri i parë
Origjinali: 1q84 Book 1 (April – June)
Gjinia: Roman
Autori: Haruki Murakami
Shqipëroi: Ilir I. Baçi
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2021
Fq. : 400
Çmimi: 1600 Lekë
ISBN: 978-9928-221-45-2

 Ky lib

ër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

“Unë rrëfej histori… jam një pilot shpresëdhënës dhe i përulur i mendjes dhe i shpirtit”, Haruki Murakami, 2010, The New York Times

Një grua e çuditshme me emrin Aomame, e cila qysh në moshën dhjetëvjeçare, kohë kur e ka provuar dhe e ka humbur njëherësh ndjesinë dashurore, është kthyer në një qenie të ftohtë. Për arsye që mund të duken të përligjura në libër, ajo ka mes të tjerash edhe profesionin e vrasëses së burrave që dhunojnë gratë e tyre. Aomame takon rastësisht një vajzë të re të shkujdesur që punon police dhe do të nisin bashkë ca aventura të thekshme seksi me burra që i ndeshin bareve të Tokios.

Diku tjetër, Tengo, një shkrimtar i ri e me një histori familjare të trishtë, do të mbetet peng i rishkrimit të librit të një adoleshenteje, Fuka-Erit, dhe prej penës së tij libri jo vetëm do të marrë formë, por edhe çmimin më të madh për të rinj. Por çfarë ka pas gjithë këtyre ngjarjeve? Loja e Murakamit me elemente të realizmit magjik dhe fantazisë së njohur të tij, i kthen ato në erëza që do t’ia ruajnë shijen leximit deri në fund. Qiej me dy hëna, dhi që nxjerrin nga goja Njerëz të vegjël, vajza që mendojnë bukur e flasin pak, giljakë që e urrejnë rrugën automobilistike, janë të pranishëm kudo si shenja të patjetërsueshme dhe na çojnë në shtresime joshëse dhe në padurimin dhe kureshtjen për ta vazhduar historinë. “1q84” është një rrëfim që të deh, që luan me elementet dystopike të rimarra nga “1984” i Orwell-it, ku Q simbolizon pyetjet e së përditshmes sonë së beftë dhe domethënëse.

“Elementet e këtij libri kanë të bëjnë më shumë me vendosmërinë e Murakamit për të përshkruar, shpjeguar dhe për ta bëtë të dukshme pothuajse gjithçka që ai zgjedh të përmendë.” The New York Times

“Librat e tij [Murakamit] janë një ftesë e këndshme për këdo që mendon se është shtyrë të futet, pa lejen e tij, në një labirinth.” The Guardian

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928221452
ean13
9789928221452
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Ideart

Kumbari, Mario Puzzo

Ky roman është një vullkan! Një shpërthim i vitalitetit të vrazhdë, i besnikërisë dhe traditës së mirëllogaritur. Romani është i përshkruar tej e mbanë nga trafiqet e mëdha, vrasjet e kobshme, seksi amerikan dhe dashuria siciliane.

Çmimi 103,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Burri që vëzhgonte gratë, Hjorth & Rosenfeldt

 Sebastiani kërkon dëshpërimisht të vërë rregull në jetën e tij kaotike. Zbulimi se është babai i një vajze, Vanjës, mund të jetë çelësi i qëndrueshmërisë së shumëdëshiruar. Por, a duhet t’ia tregojë të vërtetën dhe të rrezikojë shkatërrimin e jetës dhe të karrierës së saj? Pas përpjekjesh energjike, me t’u bërë pjesë e hetimit, Sebastiani mëson se...

Çmimi 161,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Perandoria e Diellit, J. G. Ballard

Një libër nga ata që pasi e lexon, ke dëshirë ta lexojnë sa më shumë njerëz të tjerë, vepër e një shkrimtari të madh, e sjellë mjeshtërisht në shqip nga shkrimtari e përkthyesi Bashkim Shehu. Historia mbresëlënëse e një djali anglez njëmbëdhjetë vjeçar, Xhimit, që jetonte qetësisht bashkë me prindërit biznesmenë në Shangai.

Çmimi 126,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Qiellthyesi, Kenneth Oppel

Shumë shpejt, ai dhe e dashura, Kejt de Vries, përfshihen në një gjueti të rrezikshme të këtij thesari, së bashku me Halin, që hiqet si pilot i një anijeje ajrore të fuqishme, që i kap me lehtësi lartësitë dhe Nadirën, një vajzë rome misterioze, e cila pretendon se ka çelësin e thesareve të bllokuara në Hiperion.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Historia, një skandal i vjetër sa bota, Elsa Morante

Një ditë janari të vitit 1941, një ushtar gjerman po ecte nëpër lagjen “Shën Lorenc” në Romë. Dinte vetëm katër fjalë italisht dhe nuk merrte fare erë nga jeta. Emrin e kishte Gunter. Mbiemri mbetet i panjohur. Nuk kaloi shumë dhe erdhi në jetë Uzepja, fryt i një përdhunimi...

Çmimi 161,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Alef, Paulo Coelho

Ky është romani më personal i shkruar nga shkrimtari i shumëlexuar në të gjithë botën, ku ai vjen me një udhëtim mbresëlënës drejt zbulimit të vetvetes. Njësoj si personazhi i tij te Alkimisti, Paulo po përballet me një krizë të rëndë besimi. Ndërsa ai kërkon shtegun për te ringjallja shpirtërore, opsioni i vetëm real i tij është, edhe një herë, -...

Çmimi 103,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Më shumë lot, Jean Sasson

Si shumë gra të tjera në vendin tim, s'kam për ta harruar të voglën Amala, po ashtu edhe dhunimin që mund t'i bëhet një femre në vendin tim. Një shprehje e vjetër egjiptiane thotë "Po t'u përmendësh të vdekurve emrin, ata do të ngjallen.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Sharlota, David Foenkinos

Ky roman i veçantë rrëfen historinë e artistes Sharlotë Salomon, e lindur në prag të Luftës së Dytë Botërore në Berlin, në një familje hebraike dhe të traumatizuar nga disa tragjedi të brendshme. E dashuruar pas artit dhe vetë jetës, Sharlota rritet, edukohet dhe dashurohet marrëzisht në Gjermaninë e fillimit të nazizmit.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Bir, Andrej Nikolaidis

"Bir" është romani i urrejtjes dhe i dashurisë, intime e universale. Tekefundit në Ballkan të dyja këto ndjenja kanë jetuar dhe vijojnë të jetojnë në një simbiozë të përkryer. Nga ky këndvështrim romani i Andrej Nikolaidisit shkon e rrok një dimension ballkanik, duke qenë se personazhi i tij mund të ishte edhe shqiptar, serb, boshnjak, maqedon e kështu me...

Çmimi 69,00 SEK
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)