Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Çmimi 0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Çmimi 120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

Kaloje plugun mbi kockat e të vdekurve, Olga Tokarczuk

Kaloje plugun mbi kockat e të vdekurve, Olga Tokarczuk

Është historia e Janina Dushejkos, një inxhiniere në pension e vendosur në një fshat të largët malor ku ajo jep mësim në një shkollë të vogël, dhe po ashtu kujdeset për "shtëpitë verore". pronarët e të cilave e kalonin dimrin në qytet. Pasioni i saj janë astrologjia dhe poezia e poetit të madh mistik anglez të shek. XVIII-të, William Blake. Jeta e saj, sidoqoftë, rrjedh e qetë, deri kur në fshat ndodhin një sërë vdekjesh misterioze. Fillimisht, policia mendon se bëhet fjalë për një rregullim hesapesh mes njerëzish të përfshirë në krim. 

103,50 SEK
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Kaloje plugun mbi kockat e të vdekurve

Origjinali: Prowadz swoj plug przezkosci umarlych

Gjinia: Roman

Autori: Olga Tokarczuk

Shqipëroi: Astrit Beqiraj

Shtëpia botuese: IDK

Viti: 2020

Fq. 296

Pesha: 0.359 kg

ISBN: 978-9928-136-69-5

1.Letërsia polake  2.Roman

Mbi librin

“Një ndër shkrimtaret më të mëdhaja humaniste të Europës.” The Economist Një ndër veprat më të njohura të Olga Tokarczuk, një ndër shkrimtaret më të rëndësishme të panoramës së sotme letrare botërore: fituese e çmimit Nobel për Letërsinë dhe Çmimit International Man Booker Prize. 2018. 

Është historia e Janina Dushejkos, një inxhiniere në pension e vendosur në një fshat të largët malor ku ajo jep mësim në një shkollë të vogël, dhe po ashtu kujdeset për "shtëpitë verore". pronarët e të cilave e kalonin dimrin në qytet. Pasioni i saj janë astrologjia dhe poezia e poetit të madh mistik anglez të shek. XVIII-të, Ëilliam Blake. Jeta e saj, sidoqoftë, rrjedh e qetë, deri kur në fshat ndodhin një sërë vdekjesh misterioze. Fillimisht, policia mendon se bëhet fjalë për një rregullim hesapesh mes njerëzish të përfshirë në krim. Gati të gjithë viktimat janë pjesë e elitës lokale, të cilët po ashtu i lidhte pasioni për gjuetinë. Por Janina mendon se vrasja e tyre në të vërtetë, është një lloj ndëshkimi i merituar, aq më tepër kur gjurmët e gjetura në vendin e krimit të bëjnë të mendosh se vrasjet mund t'i kenë kryer. kafshët! Por kur Dushejko e parashtron këtë teori të saj, në fillim atë e marrin thjesht si një plakë të rrjedhur. por më pas ajo kthehet vetë në një ndër të dyshuarit kryesorë. Një roman i bukur, një thriller ekologjist e metafizik, i ndërtuar rreth një enigmë, në një stil që të kujton atë të veprave më të mira të Agatha Christie, duke na konfirmuar njëkohësisht se një thriller mund të shërbejë fare mirë si një instrument i fuqishëm i kritikës sociale.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928136695
ean13
9789928136695
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Dashuria në kohërat e kolerës, Gabriel G. Marquez

Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta kujtojnë sa të...
Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Alfabete, Seamus Heaney

Mu bë zakon po ashtu të dëgjoja buçitjet e shkurtra të gjuhëve të huaja ndërsa rrotulla e njehsorit shkonte drejt BBC – së deri tek Radio Eireann, prej intonacionit londinez e deri tek ai dublinas dhe megjithë që nuk kuptoja se përse bëhej fjalë në atë murmurimë të parë me atë të folur gryke e fishkëllyese europiane, unë gati kisha filluar udhëtimin në...
Çmimi 103,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001315

Botuesi: Tirana Times

Njeriu është një fazan i madh mbi tokë, Herta Muller

Windisch e ka të kotë të japë thasë mielli dhe të paguajë, pasaporta e tij e premtuar nuk vjen që nuk vjen. E bija e tij, Amelia, i jepet milicit dhe priftit, pikërisht për këtë qëllim. Një ditë, ata do të nisen përmes hullisë së plasaritur gri të udhës që Windisch e bënte për të vajtur tek mulliri.
Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dritë e gushtit, William Faulkner

Marrëzia e librit "Dritë e gushtit" pasqyron besnikërisht marrëzinë e shoqërisë sonë. Folkneri bën mirë që thekson qetësinë dhe ngadhënjimin e tragjedisë së fundme të Xho Krishtlindit, sepse ajo që e bën të paharrueshëm është të qenit njësh me marrëzinë e librit dhe të kombit.
Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Lëvdatë për njerkën, Mario Vargas Llosa

Qysh në krye të kësaj rrëfenje erotike, Don Rigoberti dhe Lukrecia, gruaja e dytë e tij, na rrëmbejnë në një botë pasionante familjare dhe erotike. Por në këtë histori përfshihet edhe thjeshtri i Lukrecias, Alfonsoja, një admirues i pafre i njerkës së tij, i cili do të këmbëngulë të prekë kufijtë e familjes me pasionin e tij hutues.
Çmimi 80,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fjala

Me syrin e një klouni, Heinrich Boll

Hans Shniri, kloun profesionist, është ndarë shpirtërisht nga prindërit e tij qysh kur këta çuan në luftë motrën ende të mitur, Henrietën. Pasi braktis shkollën dhe shtëpinë, jeton si artist bohem me të dashurën, Marien. Por pas një bashkëjetese të gjatë, Maria e braktis, nën ndikimin e disa zyrtarëve të lartë katolikë dhe parimeve të moralit.
Çmimi 126,50 SEK
More
Në gjendje

Follow us on Facebook