• Banner

Zorba, Nikos Kazantzakis

Zorba ekziston në tre përmasa: si figurë jetësore (janë ruajtur qindra letra të shkëmbyera mes autorit të Kazantzakis si shkrimtar prozator; deri atëherë ai nuk shprehte mëtime në zhanrin e prozës, por ëndërronte të afirmohej si një poet i madh i të gjithë kohërave, si Homeri apo Dante Alighieri.

126,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Zorba

Origjinali: Vios kai politeia tou Alexi Zorba 

Gjinia: Roman

Autori: Nikos Kazantzakis

Shqipëroi: Stavri J. Dajo

Shtëpia botuese: Literatus

Viti: 2016

Fq. 322

Pesha: 0.467 kg

ISBN: 978-618-82114-2-1

Mbi librin

Romani i Nikos Kazanxaqis (Nikos Kazantzakis) Zorba përbën një nga veprat më të njohura të shkrimtarit dhe kualifikohet ndër 100 librat më të mirë të të gjitha kohërave të letërsisë botërore, sipas Qendrës Norvegjeze të Librit (2002). Romani u botua fill pas luftës (1946, ribotuar në vitet 1954, 1955, 1957, 1959 dhe, në vijim, shumë herë nga ente të ndryshëm botues), por u shkrua pjesërisht në kohën e pushtimit (1941-1943). Ky roman, i pari shkruar në greqisht nga autori, gjendet në mes të kolanës së romaneve të tij, midis veprave paraprijëse -jo dhe aq të arrira- dhe veprave pasardhëse -plotësisht të suksesshme.

Pas krijimit të figurës së Odiseut, udhëtimeve pa fund dhe lektisjeve të tij, në veprën lapidare poetike homonime Odiseu (33.333 vargje), Zorba është, në një farë kuptimi, tërësimi i figurës së grekut tipik bashkëkohor, real, jetësor, simbol i njeriut të vetvetishëm që kërkon të jetojë çdo moment të jetës, duke arritur, kësisoj, amshimin pas vdekjes, mishëron mendësinë popullore greke. Gërshetuar me heroin kinematografik Zorba [interpretuar mjeshtërisht nga Antoni Kuin (Anthony Quinn) tek filmi i famshëm i Hollivudit, Zorba the Greek, 1964] figura romaneske e Kazantzakis është njësuar me grekun e kohërave moderne në kundërvënie me mendësinë dhe qytetërimin antik.

Me romanin Zorba, pra, zë fill karriera e mirëfilltë e Nikos Kazantzakis. Zorba ka ekzistuar dhe si figurë reale (Georgios Zorbas), të cilin autori e ka njohur në minierat e linjitit në zonën e Manit të Greqisë dhe është ndikuar shumë nga ai. Pra, Zorba ekziston në tre përmasa: si figurë jetësore (janë ruajtur qindra letra të shkëmbyera mes autorit të Kazantzakis si shkrimtar prozator; deri atëherë ai nuk shprehte mëtime në zhanrin e prozës, por ëndërronte të afirmohej si një poet i madh i të gjithë kohërave, si Homeri apo Dante Alighieri.

Madje, të parin e kishte sjellë në greqishten e re (bashkë me folkloristin Kakridis), ndërsa Komedinë Hyjnore e kishte përkthyer greqisht.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9786188211421
ean13
9786188211421
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Toena

Udhëtim nëpër Itali, Egjipt, Sinai, Jerusalem, Qipro, More, Nikos Kazantzaki

Seria e veprave "Udhëtime", që Nikos Kazantzaki na ka lënë si thesar në dorë, janë një nga pjesët më të bukura të gjithë krijimtarisë së tij letrare. Është fakt i njohur se shpirti i tij nuk mund të gjente qetësi në vatrën e tij, Greqinë. Ai duhej të shikonte më shumë për ta vënë veten përpara një prove shumë të madhe.

Çmimi 126,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Tundimi i fundit, Nikos Kazanxaqis

Romani "Tundimi i fundit", i konsideruar si kryevepër nga kritikët në mbarë botën, është një interpretim laik i Ungjillit. Me një gjuhë të zgjedhur e gurgulluese, Kazanxaqis përshkruan një Jezu shumë njerëzor, të tunduar, të kapluar nga frika, dyshimi dhe dhimbja, duke nxitur kështu debate, kundërshtime dhe akuza për blasfemi.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Misteret, Knut Hamsun

Knut Hamsun, romancier e poet norvegjez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë. Një nga shkrimtarët më të mëdhenj e më me ndikim në letërsinë moderne. Thomas Mann – i e quante Hamsunin pasardhës të Dostojevskit e të Niçes.

Çmimi 126,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000740

Botuesi: Onufri

Plaku dhe deti, Ernest Hemingway

Plaku dhe deti është një tregim për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Me simbolikën e tij ai trajton pyetjen e madhe, se deri ku duhet të shkojë njeriu, deri ku duhet të guxojë. Për Heminguejin njeriu, në trevën e dyluftimit të pabarabartë, madje të vetë vdekjes, nuk ka përse të tërhiqet pa e provuar.

Çmimi 57,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Artist i botës flutarake, Kazuo Ishiguro

Në rininë e tij, si djalosh i talentuar në pikturë, por edhe krenar e i vëmendshëm ndaj mjerimit ku ishte zhytur vendi, artisti Masuxhi Ono, nuk dëshironte t’ia kushtonte artin e tij vetëm kremtimit të bukurisë fizike, asaj “botës fluturake” të jetës së natës, qejfeve dhe zdërhalljeve me miq e geisha. 

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Ura mbi Drin, Ivo Andriç

Në Bosnjë, në bashkëderdhjen e dy botëve – asaj të krishterë dhe asaj myslimane – lind Vishegradi, prej gjithherësh qytet takimi mes racash, besimesh fetare e kulturash të ndryshme. Dhe pikërisht këtu, në Pesëqindën, vezirit Mehmed Pasha i lindi dëshira të ndërtonte një urë, e cila u kthye në simbol, sepse u ngrit falë lodhjes dhe sakrificave të shumë të...

Çmimi 126,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Armik, mik, i dashur, Alice Munro

Tregimet e saj me shpërfaqje të plotë të sjellin në mendje tregimet dhe novelat e Henri Xhejmsit dhe Tolstojit. Njëlloj si tek ata, tregimi i saj është madhështor, i mprehtë dhe nuk e kursen detajin e brendshëm dhe të kontekstualizuar. Fabulat e shtrira dhe shtjellimi i personazheve në shtresëzime të shumta afirmojnë kompleksitetin e pathjeshtëzueshëm të...

Çmimi 126,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Buzuku

Lulet e rrënimit, Patrick Modiano

Më 24 prill 1933 dy bashkëshortë të rinj vetëvriten në apartamentin e tyre parisien. Asaj nate, ata do të kishin takuar shumë njerëz, të cilët shkonin shpesh në një vallëzim. Tridhjetë vjet më vonë rrëfimtari përpiqet ta rikrijojë historinë e tyre, e cila duhet të jetë puqur me të tijën.

Çmimi 80,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Murtaja, Albert Camus

E keqja në botë vjen pothuajse gjithmonë nga padija, teksa vullneti i mirë, nëse nuk është qartëpamës, mund të bëjë po aq dëme sa ligësia. Njerëzit janë më tepër të mirë se të ligj, po në të vërtetë çështja nuk qëndron aty.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)