• Banner

  • Ka mbaruar
Shosha, Isaac Bashevis Singer
  • Shosha, Isaac Bashevis Singer
  • Shosha, Isaac Bashevis Singer

Shosha, Isaac Bashevis Singer

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 889 Lekë Up to 2 666 Lekë

Romani "Shosha", një bestseller ndërkombëtar dhe romani i preferuar i vetë autorit, është një histori dashurie që nuk harrohet lehtë, e vendosur në Varshavën çifute, në vigjilje të shkatërrimit të saj.

900 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Shosha (kopertinë e trashë)
Origjinali: Shosha
Gjinia: Roman
Autori: Isaac Bashevis Singer
Shqipëroi: Helena Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2005
fq. 312
Pesha: 0.49 kg
ISBN: 978-99943-42-79-2

Mbi autorin

Isaac Bashevis Singer u lind më 1904 pranë Varshavës, në një familje shumë të vjetër hasidike. Më 1933, ai emigroi në SHBA. Është autor i disa veprave të admirueshme, të vlerësuara në të gjithë botën, të shkruara prej tij në gjuhën jidishe. Midis tyre veçojmë: "Skllavi", "Magjistari i Lublinit", "Hije mbi Hudson", "Familja Moskat", "Manuari" etj. I botuar në njëzet e dy gjuhë të botës. Vepra e tij njihet në vendin tonë nga përmbledhja me tregime "Dashuri e vonë". Në vitin 1978, Singeri mori çmimin Nobel për ansamblin e veprave të tij.

Mbi librin

Romani "Shosha", një bestseller ndërkombëtar dhe romani i preferuar i vetë autorit, është një histori dashurie që nuk harrohet lehtë, e vendosur në Varshavën çifute, në vigjilje të shkatërrimit të saj. Shkrimtari i ri, Aaron Greidingeri, i cili në këtë roman ngjan si dy pika uji me vetë autorin, është njëzet e pesë vjeç dhe jeton si të gjithë çifutët e tjerë në Poloninë e viteve 1939, duke "bërë sikur...".

Ai bën sikur është diçka e rëndësishme, bën sikur mund të bjerë në dashuri dhe sikur e nesërmja do të ekzistojë... Aaron ka botuar një libër, të cilin e mban në gojë e gjithë Varshava. Ai punon gjithashtu mbi një pjesë letrare, i nxitur nga milioneri çifuto – amerikan Sam Dreiman. E dashura e këtij amerikani të pasur, artistja Beti, e cila përgatitet të luajë rolin kryesor në këtë dramë, bie në dashuri me shkrimtarin e ri dhe i propozon atij të martohet me të dhe të përfitojë edhe pasaportën amerikane, që është ëndrra e paarritshme e të gjithë çifutëve polakë.

Nga dashuria që ka për të, edhe vetë i dashuri i saj, milioneri amerikan pranon t'i ndihmojë ata të dy, për ta realizuar këtë ëndërr. Por Aaroni gjen Shoshën, një shoqe e fëmijërisë së tij, të cilën nuk ka mundur ta harrojë. Fëminore, e brishtë, pak e vonuar, siç thonë disa, Shosha do të mishërojë gjithë pastërtinë, freskinë dhe pafajësinë, për të cilën ëndërronte ky shkrimtar i ri, edhe pse sjelljet e tij I ngjanin një Don Zhuani të velur nga jeta.

Me një mençuri të një lloji të veçantë, me një logjikë fëminore, Shosha i di më së miri gjërat më thelbësore të jetës, i kupton dhe i pranon ato. Gruaja - fëmijë nuk është një personazh krejtësisht i ri në veprën e Singerit, por këtu arrin një përmasë të tillë në fushën e dhembshurisë, që nuk përjashton kurrsesi pasionin.

 

Detajet e librit
SKU000724

Referencat specifike

isbn
9789994342792
ean13
9789994342792
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Baudelaire, Jean - Paul Sartre

Meqë kishte zgjedhë kthjelltësinë e mendjes, meqë pa dashje kishte zbulue rastësinë, braktisjen, lirinë e tmerrshme të vetdijes, Baudelaire – i asht vu para nji alternative: meqë nuk ka parime të gatshme tek të cilët të mbahesh, ai, ose duhet të amullojë në nji indiferentizëm moral ose atij vetë i duhet me shpikë të Mirën a të Keqen.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Raga, J. M. G. Le Clezio

Le Clèzio ofron sërish një udhëtim, në përvijimin e lundrimit të një piroge të gjatë që shkon në drejtim të Ragës – një ishull vullkanik i zi në Oqeanin Paqësor – aty ku banorët kanë zgjedhur të vendosen në mes të paqes së lartësive, pas një rrugëtimi të pabesueshëm.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Lumturia, Tomas Man

Kjo përmbledhje me pesë tregime nga periudha më e hershme e Thomas Mann përfshin tregimet Zotëria i vogël Fideman, Palaçoja, Lumturia, Luiz Heni dhe Si u rrahën Japeja dhe Do Eskobari. Këto tregime janë eksperimentale për nga natyra dhe i paraprijnë shumë prej temave për të cilat Mann u bë më vonë i famshëm. 

Çmimi 220 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Tregime nga Sarajeva, Ivo Andriç

Ky vëllim përmban tregime të shkruara mjeshtërisht prej nobelistit Ivo Andriç, që janë të lidhura me fatin tragjik të një qyteti si Sarajeva. Shquhet si autor me pesimizëm të ëmbël, me hollësi plot humor dhe personazhe të skalitura deri në detaje.

Çmimi 220 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2554

Botuesi: Skanderbeg Books

Shtëpia e heshtjes, Orhan Pamuk

Shtëpia e heshtjes është një roman intrigues për lojën e tij me strukturën, përshkrimin universal të shoqërisë së luhatur mes Lindjes dhe Perëndimit. Shtëpia e heshtjes nuk mban vetëm sekretin dramatik të një familjeje turke. Ai është një roman i ndjenjave njerëzore, një afresk i madh i Turqisë moderne.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001068

Botuesi: Dituria

Perënditë kanë etje, Anatol Frans

Ngjarjet zhvillohen në çastin më dramatik të Revolucionit Frëng të 1793, në periudhën e diktaturës jakobine. Ringjallet jeta e Parisit revolucionar dhe vizatohen personazhe të paharruara.

Çmimi 750 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000444

Botuesi: Koha Ditore

Vilet e zemerimit, Xhon Stajnbek

Bujq të varfër nuk mund të mbijetojnë në Oklahoma. Me shpejtësi përhapet lajmi për një vend të premtuar, ku mund të nxirren fitime dhe të sigurohet ekzistenca: Kalifornia. Karvanë bujqish nisen nëpër pluhur dhe vapë të padurueshme. Pasi arrijnë në Kaliforni, shpejt ndiejnë shtypjen e pronarëve të tokave.

Çmimi 990 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Lulet e rrënimit, Patrick Modiano

Më 24 prill 1933 dy bashkëshortë të rinj vetëvriten në apartamentin e tyre parisien. Asaj nate, ata do të kishin takuar shumë njerëz, të cilët shkonin shpesh në një vallëzim. Tridhjetë vjet më vonë rrëfimtari përpiqet ta rikrijojë historinë e tyre, e cila duhet të jetë puqur me të tijën.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vendi i babait, Annie Ernaux

Historia e një burri, në fillim fshatar, pastaj punëtor e më në fund, menaxher i një dyqani bar-ushqimore-kancelari ,në një qytet të një province normande, gjithë kjo e rrëfyer me një precizion kirurgjikal, pa empati dhe as ndjesi turpi, nga e bija shkrimtare. Kjo është historia e një gruaje që përballet me brishtësinë e dhimbshme të origjinës së vet dhe...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)