• Banner

Certifikata, Isaac Bashevis Singer
  • Certifikata, Isaac Bashevis Singer
  • Certifikata, Isaac Bashevis Singer

Certifikata, Isaac Bashevis Singer

Davidi ngjan sikur të ishte vëllai binjak i Singerit. Në moshën 19 vjeçare, pa një lek në xhep, ai vjen në Varshavë të provojë fatin. Tek ai ka dy pasione të forta: gratë dhe letërsia. Tragjik, komik, tërheqës, brengosës ai na çon gjithë kohës nga e qeshura në lot.

9,99 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Çertifikata
Origjinali: Le certificat
Gjinia: Roman
Autori:Isaac Bashevis Singer
Shqipëroi: Helena Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2005
Fq. 240
Pesha: 0.44 kg
ISBN: 978-99943-42-78-5

Mbi librin

Davidi ngjan sikur të ishte vëllai binjak i Singerit. Në moshën 19 vjeçare, pa një lek në xhep, ai vjen në Varshavë të provojë fatin. Tek ai ka dy pasione të forta: gratë dhe letërsia. Tragjik, komik, tërheqës, brengosës ai na çon gjithë kohës nga e qeshura në lot. E botuar në Shtetet e Bashkuara më 1992, një vit pas vdekjes së Singerit, "Çertifikata", pa dyshim, është shkruar që herët prej tij dhe ka mbetur e pabotuar.

Është vepra më autobiografike e gjithë librave të tij dhe kur e mbaron së lexuari ndihesh i mallëngjyer dhe i mrekulluar. Fragment nga libri U zgjova atë mëngjes me ndjesinë e ngadhënjyesit. Kisha pasur, pra, marrëdhënie intime, të vërteta, me një grua... Thosha me vete: "Çfarëdo që t'i ndodhë Edushës, edhe sikur të jetojë njëqind vjet, ajo s'ka për ta harruar kurrë që ka pasur një David Bendiger në jetën e saj". Në një mënyrë pak a shumë romantike, e ndieja veten si të pavdekshëm. Po qe se eseja ime botohej, do ta quaja veten të lumtur në tërë kuptimin e fjalës.

Mbi autorin

Isaac Bashevis Singer u lind më 1904 pranë Varshavës në një familje shumë të vjetër hasidike. Më 1933, ai emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ëshë autor i disa veprave të admirueshme, të vlerësuara lart në të gjithë botën, të shkruara prej tij në gjuhën jidishe. Midis tyre veçojmë: "Skllavi", "Magjistari i Lublinit", "Hije mbi Hudson", "Familja Moskat", "Manuari" etj. i botuar në 22 gjuhë të botës, vepra e tij njihet në vendin tonë nga përmbledhja me tregime "Dashuri e vonë". Në vitin 1978, Singeri mori çmimin Nobel për ansamblin e veprave të tij.

 

Detajet e librit
SKU000721

Referencat specifike

isbn
9789994342785
ean13
9789994342785
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000603

Botuesi: Skanderbeg Books

Të njohësh një grua, Amos Oz

Agjenti i shërbimeve sekrete izraelite, Joel Ravid, duhet të ndërrojë banim dhe të jetojë në periferi pas daljes së tij në pension. Atij i duhet ta shkojë jetën me të bijën, të ëmën dhe të vjehrrën, pas vdekjes aksidentale të së shoqes.

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001579

Botuesi: Skanderbeg Books

Majkëlli im, Amos Oz

Po e shkruaj këtë histori, sepse njerëz që kam dashur, më kanë vdekur. Po e shkruaj këtë histori, sepse në moshë të re kam qenë e mbushur përplot me fuqinë e njeriut të dashuruar, e tani kjo fuqi dashurie po shuhet. Por unë nuk dua të shuhem.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001582

Botuesi: Skanderbeg Books

Rrëfim për dashurinë dhe errësirën, Amos Oz

"Rrëfim për dashurinë dhe errësirën" është një sagë familjare dhe një nga librat autobiografikë më të bukur të shkruar ndonjëherë në historinë e letërsisë. Është historia e një fëmije që rritet në një qytet të ndarë nga lufta, siç Jeruzalemi i mesit të shekullit të kaluar, në një apartament të ngushtë.

Çmimi 22,20 
More
Në gjendje

Referenca: 2322

Botuesi: Botimet Dudaj

Gruaja qe i arratisej lajmit te keq, David Grossman

Ora po bëhet gati të festojë lirimin nga shërbimi ushtarak të birit të saj, Oferit, por ai kthehet sërish në front për një operacion të madh. Në një çast hidhërimi e krize mendore të pashpjegueshme, ajo niset për në Galile, pa u lënë asnjë njofitm paraprak "lajmëtarëve", të cilët mund të sjellin lajmin më të keq që mund të dëgjojë një nënë.

Çmimi 17,76 
More
Ka mbaruar
5 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001185

Botuesi: Botimet Dudaj

Burra që urrejnë gratë, Stieg Larsson

Një libër mahnitës, që do t'ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t'i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty. 

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001180

Botuesi: Onufri

Aksidenti, Ismail Kadare

Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001448

Botuesi: Toena

Viti 97, Mero Baze

Në jetën time, ky është libri që më ka marrë më shumë kohë derisa vendosa ta botoj, por dhe më pak kohë se çdo libër tjetër për ta shkruar. Është historia e rrënimit të demokracisë shqiptare, nga e cila ende vazhdojmë të vuajmë e që zë fill me goditjen vdekjeprurëse të zgjedhjeve në Shqipëri, më 26 maj 1996.

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001422

Botuesi: Botimet Dudaj

Sekreti, Rhonda Byrne

Për shekuj me radhë, në gojëdhëna, libra, besime, dhe filozofi janë zbuluar copëza të një Sekreti të Madh. Për herë të parë, të gjitha pjesët e Sekretit bashkohen në një zbulim të pabesueshëm, që do t`ia ndryshojë jetën kujtdo që ta përjetojë.

Çmimi 14,43 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)