• Banner

Dashuria ne koherat e koleres, Gabriel G. Marquez
  • Dashuria ne koherat e koleres, Gabriel G. Marquez

Dashuria në kohërat e kolerës, Gabriel G. Marquez

Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta kujtojnë sa të kenë jetë në këtë botë.ohet nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës.

14,86 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dashuria në kohërat e kolerës
Origjinali: El amor en los tiempos del cólera
Gjinia: Roman
Autori: Gabriel G. Marquez
Shqipëroi: Mira Meksi
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2016
Fq: 416
Pesha: 0.681 kg.
ISBN: 978-9928-226-12-9

Mbi librin

Gabriel Garcia Marquez u afirmua si personalitet i fuqishëm letrar dekada më parë kur botoi romanin "Njëqind vjet vetmi", një libër që u bë legjendë dhe është lexuar nga miliona vetë në mbarë botën. Pas tij erdhën libra të tjerë të këtij autori dhe secili syresh tërhoqi lexues të rinj dhe vlerësime të larta të reja nga kritika, çka kulmoi me marrjen e Çmimit Nobel për Letërsi në 1982.

"Dashuria në kohërat e kolerës" është një tjetër libër i Garcia Marquez – it që zë vend përkrah asaj vepre të mëparshme të dëgjuar, në tufën e kryeveprave të letërsisë së sotme. Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta kujtojnë sa të kenë jetë në këtë botë.

"Ishte e pashmganshme...". kështu nis rrëfimi i kësaj historie në brigjet e Karaibeve të Amerikës së Jugut, një histori që vjen nga fundi i shekullit të XIX – të dhe që ndjek jetën e tre vetave me fatet e ndërthurura të tyre. Megjithatë, në fillim asgjë nuk duket e pashmangshme, sepse ky është një rrëfim për një dashuri të pashpërblyer, më saktë, për një dëshmi prej pesëdhjetë vjetësh, nëntë muajsh dhe katër ditësh. Sepse kaq i është dashur Florentino Arizas të presë për t'i shprehur, edhe një herë tjetër, dashurinë e tij të pashuar Fermina Dasës, me të cilën kishte rënë në dashuri dhe që e kishte bërë të vetën shumë vite më parë.

Veçse, qe hiri i tij i mbrapshtë që këtë shprehje të dashurisë ai e bëri në funeralin e bashkëshortit të saj, njërit prej burrave më të shquar të kohës së tij, mbrojtës e përkrahës i arteve, profesor i mirënjohur në mjekësi dhe njeriu që qe në krye të fushatës kundër epidemisë së kolerës që pati rrënuar vendin. E tronditur nga fjala e guximshme e Florentinos, Fermina e nxjerr jashtë shtëpisë. Por nuk është veçse fillimi.

Me dorën e sigurt, humorin dhe urtësinë e mençurinë e rrallë të një mjeshtri të prozës, Garcia Marquez – it i zbret ata (dhe lexuesin) në kohë, në ato ditë të para kur qenë njohur, dëshmuar dhe detyruar për t'u ndarë. Ai rrëfen si marrin rrugë krejt të ndryshme nga njëri – tjetri: Florentino, me poezinë e tij, me daljen në krye të vendit në punën e tij, dhe (megjithë përkushtimin nda Fermina Dasës) në vardisjen e vazhdueshme prej femrave.

Lexuesi sheh se si Ferminës i vjen rrotull beqari më i pëlqyer i kohës, Doktor Juvenal Urbino de la Calle; si martohen këta të dy; si përjetojnë gjithë ngjarjet dhe emocionet: muajin e mjaltit, pasionin, pabesitë e vogla, ndarjen, besimin dhe aventurat, të gjitha këto pjesë e periudhës së gjatë e të fuqishme të martesës. Dhe pastaj, në atë pikë, që mund të quhet si dita e mbrame e jetës së tyre, Fermina Dasa dhe Florentino Ariza puqen bashkë edhe një herë tjetër, në një takim, përfundimi i të cilit ëshë aq fatal e aq emocionalisht me ankth.

Komente mbi librin

"Një roman i plotë e i gjithanshëm, rrëfimi i fuqishëm i të cilit mund të krahasohet vetëm me fuqinë e fisnikërisë së vizionit të tij për jetën."

The New York Times

"Një histori dashurie emocionesh tronditëse dhe gjendjesh shpirtërore tërheqëse, një komedi njerëzore, plot humor e thellësi ndjenjash, gjithçka e jashtëzakonshme deri në mrekulli."

Newsweek

Detajet e librit
SKU000718

Referencat specifike

isbn
9789928226129
ean13
9789928226129
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Për dashurinë dhe demonë të tjerë, Gabriel Garcia Marquez

Më 1942, gjatë punimeve në një kuvend të Amerikës Latine, dolën në dritë eshtrat e një adoleshenteje, Sierva Maria de Todos los Angeles. Floknaja e saj e mahnitshme arrinte 22 metra gjatësi... Romancieri i Gjenerali në labirintin e tij e ka nxjerrë vallë këtë zbulim të çuditshëm nga imagjinata e tij flakëruese?

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Jeto për ta treguar, Gabriel Garcia Marquez

Në këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. Jeto për ta treguar, përfshin jetën e Márquez, nga lindja në vitin 1927, te fillimi i karrierës si shkrimtar, e më pas në vitet 50', kur i propozoi gruas e cila do të bëhej bashkëshortja e tij.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001913

Botuesi: Zenit Editions

Dashuria e parë, Samuel Beckett

Dramaturg, poet e romancier irlandez. Eksponenti më i lartë i teatrit absurd. Në veprat e tij të idhta dhe surreale janë portretizuar individë të paralizuar nga makthi përballë një bote pa sens e të detyruar të struken në shkretinë e mendjes.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Kafsha e zemrës, Herta Muller

Akoma më e ankthshme bëhet gjendja, kur i bie në dorë ditari i saj. Kjo vdekje e mistershme do të bashkojë përjetë katër miq: personazhin kryesor, Kurtin, Edgarin dhe Georgun, të cilët së bashku do përpiqen t'u bëjnë ballë përndjekjeve, spiunimit, dhunës dhe mungesave të panumërta.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Peter Camenzind, Hermann Hesse

Ky është një roman për rrënjët e njeriut (origjinën), për vetminë e artistit, natyrën, primitiven, por më shumë për jetën dhe artin e të jetuarit, të cilin duhet ta mësojmë në mënyrë të vazhdueshme.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Kaligula, Albert Camus

Kaligula është një dramë e shkrimtarit të shquar francez, Alber Kamy, që është bërë manifest krijues origjinal i letërsisë ekzistencialiste franceze e që deri në ditët tona vazhdon të shfaqet në skenat e gjithë botës. Sipas fjalëve të J. P. Sartrit, ajo është një dramë në të cilën "liria shndërrohet në dhembje, kurse dhembja të çliron".

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Demiani, Hermann Hesse

Hermann Hesse, shkrimtar, poet dhe piktor gjermani-zviceran, lindi më 1887 në Calë, Gjermani dhe vdiq më 1962 në Montagnola (Zvicër). Ai ka fituar çmimin Nobel në Letërsi më 1946.

Çmimi 10,90 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Poezi të zgjedhura, T. S. Eliot

70 vite nga Çmimi Nobel, 1948, "për kontributin e tij të jashtëzakonshëm e pionier në poezinë e sotme". Kur vdiq më 4 janar 1965, Robert Girouxi shkroi se "bota u bë një vend më i vogël". Si një nga poetët më me ndikim të kohës së tij, Igor Stravinski e nderonte "jo vetëm si një magjistar të madh të fjalëve, por dhe si ruajtësin më të rëndësishëm të gjuhës."

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Duke dhënë shpirt, William Faulkner

Veprimi ndodh në 10 ditë, fillon ditën kur Edi vdes dhe mbaron pas varrimit të saj, por kthimet pas te ngjarje të mëhershme përbëjnë episode të rëndësishme në të kaluarën. Folkneri fsheh informacion të rëndësishëm, duke e detyruar lexuesin të ndërtojë historinë e familjes Bandren nisur nga ligjërimi fragmentar i monologëve të rrëfimtarëve të ndryshëm.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)