• Banner

Lamtumirë armë, Ernest Heminguej

Heminguej u rrit në një mjedis mbytës provincial nën autoritetin e një nëne të rreptë, ndërsa vetëvrasja e të atit la gjurmë të pashlyera në zemrën e tij. Universiteti i parë për Heminguejin u bë Lufta e Parë Botërore. Ai shkoi vullnetar si sanitar në Itali, ku u njoh me tmerret e luftës.

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lamtumirë armë
Gjinia: Roman
Autori: Ernest Heminguej
Shqipëroi: Vedat Kokona
Shtëpia botuese: Kokona
Viti: 2006
fq. 350
Pesha: 0.39 kg
ISBN: 99943-914-1-0

Mbi autorin

Ernest Heminguej, lindur nëCicero, Illinois,21 korrik 1899 dhe vdiq i vetëvrarë më 02 .07.1961, Ketchum, Idaho, kujtohet nga të gjitha qarqet artistike si një ndër shkrimtarët më në zë amerikanë të shekullit të XX - të dhe si përfaqësuesi kryesor i Brezit të Humbur.

Ai përjetoi thellë tragjedinë e dy luftërave botërore, u gjend disa herë ballë për ballë me vdekjen dhe shkroi një letërsi ku dhunës njerëzore i kundërvihet dashuria, ndërsa kotësisë dhe zhgënjimit të jetës, përpjekja për të qëndruar me çdo çmim dhe me çdo kusht. Heminguej u rrit në një mjedis mbytës provincial nën autoritetin e një nëne të rreptë, ndërsa vetëvrasja e të atit la gjurmë të pashlyera në zemrën e tij.

Universiteti i parë për Heminguejin u bë Lufta e Parë Botërore. Ai shkoi vullnetar si sanitar në Itali, ku u njoh me tmerret e luftës, por edhe me burrërinë dhe vetëmohimin, që do të mbushin faqet e tregimeve dhe romaneve të tij të mëvonshme. Atë që mundi të shkruante, duke bashkuar llojin e gazetarisë me atë të letërsisë artistike, e mblodhi në vëllimin e parë "Në kohën tonë" dhe në vëllimin e dytë "Burra pa gra". Por në mbarë botën Heminguej u bë i njohur me romanin "Lamtumirë, armë", ku trajton një histori dashurie, që përfundon tragjikisht në një botë ku sundon ligji i luftës dhe ku njeriu vret njeriun.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Heminguej udhëtoi dhe mori pjesë në veprime luftarake si korrespondent. Në tregimet e kësaj kohe tingëllon e fuqishme ideja antifashiste kundër luftës. Heminguej u bë i famshëm me botimin e novelës "Plaku dhe deti" për të cilën u nderua me çmimin "Nobel".

Si për të vazhduar traditën familjare, Ernest Heminguej vrau veten, duke pasur frikë nga sëmundja, e cila e mundonte prej kohësh. I konsideruar nga shumëkush si strehë e brezit të humbur, Heminguej vazhdon të mbetet shkrimtari më i shquar amerikan. Proza e tij e gjallë shquhet për nga thjeshtësia mahnitëse, dialogu i thjeshtë plot jetë.

Personazhet kryesore të Heminguejit janë gjithnjë luftëtarë të paepur, me dinjitet krenar, toreador, përballë gjendjes së nderë që po përjetonte padrejtësisht brezi i humbur, brez në kurrizin e të cilit rëndoi më së shumti Lufta e Parë Botërore.

 

Detajet e librit
Te tjere
SKU000714
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000740

Botuesi: Onufri

Plaku dhe deti, Ernest Hemingway

Plaku dhe deti është një tregim për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Me simbolikën e tij ai trajton pyetjen e madhe, se deri ku duhet të shkojë njeriu, deri ku duhet të guxojë. Për Heminguejin njeriu, në trevën e dyluftimit të pabarabartë, madje të vetë vdekjes, nuk ka përse të tërhiqet pa e provuar.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Teposhte, Herta Müller

Vëllimi me tregime Teposhte është vepra e parë e nobelistes Herta Müller. Këto tregime janë kryesisht autobiografike, të bazuara në fëmijërinë e autores në fshatin rumun Banat.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Letër e shkurtër, lamtumirë e gjatë, Peter Handke

Letër e shkurtër lamtumirë e gjatë është një nga romanet më novatorë dhe zbavitës të të madhit Handke. Plot atmosferë noir dhe e ngarkuar me një ajër deliri të përgjithshëm, libri filloi me paraqitjen e një të riu gjerman pa emër, i cili sapo ka mbërritur në Amerikë, ku shpreson të gjejë paqe pas rrënimit të martesës. Nuk shkoi gjatë dhe ai zbulon se...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Le të ulërijmë, Jose Saramago

Panik zgjedhor: në çastin e hapjes së kutive të votimit vërehet se tetëdhjetë e tre për qind e zgjedhësve kanë hedhur fletë të bardha. Në kryeqytet zotëron kaosi, qeveria bërtet me të madhe se po kurdiset një përbetim dhe shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pushteti lëshohet me tërbim në gjuetinë e shtrigave dhe shtypi egërsohet kundër fajtorëve të caktuar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2550

Botuesi: Toena

Shkretetira, J. M. G. Le Clezio

Lala e vogël është pasardhëse e "burrave blu", luftëtarëve të Shkretëtirës së Saharasë. Pas vdekjes së nënës, ajo shkon të jetojë te halla e saj në një lagje të varfër të qytetit, por Lala nuk mund t'i harrojë ata.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Zoti e ndihmoftë fëmijën, Toni Morrison

Megjithatë, që sapo lindi, ngjyra e saj e zezë e bëri nënën e saj me lëkurë në ngjyrë të çelët e që nuk ka pranuar kurrë të hyjë në kategorinë e njerëzve me ngjyrë, që t’ia mohojë edhe formën më të thjeshtë të ngrohtësisë e dashurisë së natyrshme të një nëne. 

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000606

Botuesi: Skanderbeg Books

Bora, Orhan Pamuk

Poeti i njohur turk Ka, i cili prej vitesh jeton si emigrant në Gjermani, kthehet në atdhe. Ai rrugëton për në verilindje të vendit dhe mbërrin në qytetin kufitar Kars, dimrat e të cilit janë të acartë e të akullt.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000555

Botuesi: OMSCA-1

Budenbrokët, Roman 1, Tomas Man

Vepra bën fjalë për ngritjen dhe rënien e një familjeje të madhe, atë të Budenbrokëve. Në vepër përfshihen brezat e familjes nga viti 1835-1877. Në qendër të romanit është Tomas Budenbroku. Atë e hasim që në fillim, në moshën 10 vjeçare, dhe duket qartë që nga temperamenti dhe karakteri i ngjan të atit,

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Tonio Krëgeri, Tomas Man

Tonio Kregëri është një novelë pjesërisht autobiografike nga Thomas Mann, fillimisht e botuar në vitin 1903. Novela eksploron problemin e artitstit i cili, në përkushtim me zanatin e vet, përballet me antitezën e shpirtit dhe të jetës.

Çmimi 220 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Dritë e zbehtë mbi kodra, Kazuo Ishiguro

Nga mjedisi i qetë dhe i huaj i shtëpisë së saj angleze, Etsuko, një grua  japoneze që tashmë jeton vetëm, largon vështrimin nga e tashmja e  dhembshme për të kërkuar gjetkë kuptimin dhe arsyen e jetës së saj. E  angështuar nga vetëvrasja e vajzës së madhe, ajo kthehet pas me mendje deri  në Nagasaki, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ku në shkretinë...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)